Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • I ri
Lidhjet e rrezikshme, Choderlos de Laclos
  • Lidhjet e rrezikshme, Choderlos de Laclos

Lidhjet e rrezikshme, Choderlos de Laclos

Dituria

Ajo fut në lojë vikont Valmontin, ish-dashnor i saj dhe Don Zhuan i njohur e i paskrupullt. Në letrat e tyre, ata thurin një rrjet të ndërlikuar intrigash për të korruptuar shpirtin dhe trupin e viktimave, si zonjushën e pafajshme Dë Volonzhë, e cila do t’i mbyllë ditët në një manastir, dhe zonjën e virtytshme Turvel, që do të vdesë nga turpi e pendimi.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Lidhjet e rrezikshme
Kategoria: Roman
Autori:Choderlos de Laclos
Përktheu:Edit Dibra
Botues: Dituria
Viti: 2024
Fq. 432
Pesha: 0.650 kg
ISBN:99927-59-14-3
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Asgjë nuk i lihet rastësisë në Lidhjet e rrezikshme (1782), një roman epistolar që zhvillohet në Parisin e shekullit të tetëmbëdhjetë, ku markezja Dë Mërtej, e braktisur nga i dashuri, vendos të hakmerret duke e çnderuar atë. Ajo fut në lojë vikont Valmontin, ish-dashnor i saj dhe Don Zhuan i njohur e i paskrupullt. Në letrat e tyre, ata thurin një rrjet të ndërlikuar intrigash për të korruptuar shpirtin dhe trupin e viktimave, si zonjushën e pafajshme Dë Volonzhë, e cila do t’i mbyllë ditët në një manastir, dhe zonjën e virtytshme Turvel, që do të vdesë nga turpi e pendimi. Cinizmi, hipokrizia dhe shthurja janë armët e tyre, që e kanë bërë imoralitetin të vetmin rregull të jetës dhe të kënaqësisë.

E kthjellët dhe e hidhur, dhe po aq dramatike në aftësinë për të zbuluar humnerën e çoroditjes ku mund të shkojë zemra njerëzore, kryevepra e Laclosit përbën një tablo realiste të një shoqërie pa moral dhe mizore, tani drejt vetëshkatërrimit, për shkak të idesë së çmendur për të gëzuar një pushtet pa kufi dhe të dominimit mbi çdo gjë, pavarësisht prej mjetit apo çmimit.
Intriga e përsosur e këtij romani është përcaktuar në shumë mënyra: lojë shahu, traktat për strategjinë erotike, vallëzim i Dëshirës dhe Kotësisë, paralajmërim i virtytit, nxitje e vesit.

Lidhjet e rrezikshme është pak nga të gjitha: një konceptim mjaft pesimist për njeriun dhe brezin tipik libertin të shekullit të tetëmbëdhjetë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9992759143
ean13
9992759143
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Deti nuk mban pengje, Karen Gillece

Në një treg të zhurmshëm brazilian, një djalë i vogël zhduket sa hap e mbyll sytë, pa lënë asnjë gjurmë... Ekzistenca e nënës së tij, që bënte një jetë të lirë duke udhëtuar nëpër Amerikën e Jugut së bashku me të dashurin dhe të birin, merr befas një kthesë të vrazhdë.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Zambaku i detit, Andre Pieyre de Mandiargues

Është verë. Dy vajza franceze, Vanina dhe Zhuljeta shkojnë në jug të Sardenjës për pushime. E kalojnë kohën në plazh, not, diell dhe rërë. Një djalosh italian, i zeshkët dhe i bukur, i sheh nga larg, çdo ditë, pa u afruar. Është Vanina që do t'i flasë atij...
400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K1R5P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Thirrja e engjëllit, Guillaume Musso

Në telefon ata kishin gjithë jetën e tyre... New York. Aeroporti Kennedy. Në sallën e mbipopulluar të pritjes, një burrë dhe një grua përplasen keq. Grindje e vogël, dhe secili vazhdon rrugën e tij. Madlina dhe Xhonatani nuk ishin takuar kurrë, nuk do të duhej të rishiheshin asnjëherë.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R1

Botuesi: OMBRA GVG

Bel Canto, Ann Patchet

Bel Canto ka ardhur për lexuesin si himn pasioni për muzikën dhe jetën, e që përjetohet me madhështi e elegancë nga çdo personazh i vizatuar me mjeshtëri në të gjithë strukturën e librit. Ndjesi të zjarrta, emocione tronditëse dhe boshllëkun që lë dhimbja, përcjell kjo vepër si fragment i simfonisë së jetës.
1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Ne të gjallët, Ayn Rand

Botuar për herë të parë në 1936 – ën, tema e këtij romani klasik është beteja e individit kundër shtetit. Përshkruan ndikimin e Revolucionit Rus mbi tri qenie njerëzore, të cilat kërkojnë të drejtën për të jetuar dhe për të ndjekur lumturinë e tyre.
1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë, Julia Navarro

Torino, 1991. Pasi shuhen flakët që shpërthyen në katedrale, gjendet trupi i djegur i një njeriu pa gjuhë. Një detaj që shqetëson kapitenin Marko Valoni, i cili dyshon se shkak i zjarrit nuk ishte një qark i shkurtër.
1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Korrigjimet, Jonathan Franzen

Lambertët, një familje gati tradicionale e mesperëndimit amerikan, po shpërbëhet diku mesit të shekullit të njëzetë. Të tre fëmijët e Alfredit dhe Enisdës, largohen dhe nisin secili një jetë të re në lindje të vendit.
1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kur mbylla sytë, Linda Green

Një lojë symbyllazi me vajzën do të kthehet në makthin më të keq për një prind. Ela, vogëlushja e shkathët dhe e zgjuar zhduket pa lënë gjurmë. Policia, media dhe familja kujtojnë se e dinë kush mund ta ketë rrëmbyer, por po sikur krimineli i vërtetë të mos jetë një i huaj?
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Tetë malet, Paolo Cognetti

Pietroja është një djalë qyteti, vetmitar e paksa idhnak. E ëma punon në një konsultore periferie dhe dhuntia e saj është të shqetësohet për të tjerët. I ati është kimist, një njeri sedërmadh e magjepsës, që kthehet nga puna në shtëpi çdo ditë i xhindosur.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001322

Botuesi: Te tjere

Perandori, Portat e Romës, Conn Igulden

Nga përleshjet e gladiatorëve tek intrigat e Senatit romak, nga luftërat që krijuan perandorinë te tradhtitë që desh e copëtuan atë, romani "Perandori", i pari i një cikli prej 4 romanësh, rrëfen historinë e jashtëzakonshme të Jul Çezarit, një prej njerëzve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K3R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Droje dhe dinjitet, Dag Solstad

Pas një reagimi, si zakonisht shpërfillës e të mërzitshëm të klasës, ndaj shpjegimit pasionant prej tij të "Rosës së egër" së Ibsenit, profesori i letërsisë, Elias Rukla, arrin në pikën e krizës së thellë emocionale si pasojë e një episodi me çadrën, që nuk e hap dot në oborrin e shkollës dhe në prani të nxënësve.
600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjysma e zhdukur, Brit Bennett

Por, pasi u rritën bashkë në një komunitet jugor me ngjyrë dhe u arratisën prej andej në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, nuk ndryshoi vetëm jeta e tyre si të rritura, por gjithçka: familjet, bashkësitë, identitetet racore. 
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ushtarë të Salaminës, Javier Cercas

Ditët e fundit të luftës civile spanjolle. Republikanët, të shpartalluar, në ikje e sipër pushkatojnë hierarkë fashistë që i kanë mbajtur të burgosur diku në një humbëtirë.
1 200 Lekë
More
Në gjendje