Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • I ri
Sot po e marr pushim, Daria Bignardi
  • Sot po e marr pushim, Daria Bignardi

Sot po e marr pushim, Daria Bignardi

Botimet Dudaj

Ndërkohë që dialogu mes atyre të dyjave bëhet gjithnjë e më i ndezur, rruga e Galës kryqëzohet me atë të dy pacientëve të tjerë të psikanalistes Ana del Fante: të Biankës, një adoleshenteje që nuk arrin dot të shkojë më në shkollë, dhe të Nikolës, një playboy i papërmbajtshëm dhe viktimë e sulmeve të panikut.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Sot po e marr pushim
Original:Oggi faccio azzurro
Kategoria: Roman
Autori:Daria Bignardi
Përktheu: Lura Baçi
Botues: Dudaj
Viti: 2023
Fq. 208
Pesha: 0.260 kg
ISBN: 978-99943-071-4-2
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

“Më quajnë Gabriela, si Kryeengjëlli”, më tha, “por këtu në Gjermani është emër gruaje. Po ky yti, ç’dreq emri është?” Gala quhet kështu për nder të perandoreshës, Gala Placidia: “Vënia e këtij emri ka qenë një prej gjesteve të pakta të guximshme të mamasë sime.” Që kur e la i shoqi, sa hap e mbyll sytë dhe pa asnjë shpjegim, ajo i kalon ditët në divan duke ia ngulur sytë pemës së manjolës në oborr, duke fantazuar se si të hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar një dhembjeje të padurueshme, për të cilën fajëson veten. Del nga shtëpia vetëm për të shkuar te psikanalistja e vet, Ana del Fanteja, ose për të shkuar në burg.


“Që kur Dagu më ka lënë, ndihem mirë vetëm përbrenda. Këndoj në një kor të burgosurish që kanë varësi nga droga, së bashku me nja dhjetë vullnetare të tjera. Edhe unë vetë duhet të dezintoksikohem. “Gjatë udhëtimit të saj të parë vetëm, në Munih, ajo hyn rastësisht në një muze ku është hapur një ekspozitë e piktores gjermane Gabriela Mynter. Gala, e cila kur ka qenë vajzë e re ka studiuar arte, mban mend vetëm se Mynteri bënte pjesë në grupin “Kalorësit blu”, me Vasili Kandinskin. Por, atë ditë, veprat e saj “të mbushura aq shumë me ngjyra, por pa gëzim” e hipnotizojnë. Që nga ai çast, zëri i Gabrielës hyn në jetën e Galës: e mundon, e tall me shpoti, dhe ndërkohë i tregon historinë e vet të gjatë të dashurisë me Kandinskin, kaq të ngjashme me atë të Galës me Dagun.

Ndërkohë që dialogu mes atyre të dyjave bëhet gjithnjë e më i ndezur, rruga e Galës kryqëzohet me atë të dy pacientëve të tjerë të psikanalistes Ana del Fante: të Biankës, një adoleshenteje që nuk arrin dot të shkojë më në shkollë, dhe të Nikolës, një playboy i papërmbajtshëm dhe viktimë e sulmeve të panikut. Pasojat e paparashikueshme të këtij takimi mund të ndryshojnë jetën e të treve.
Një histori e parezistueshme, herë komike dhe herë prekëse, që përzien lehtësinë dhe thellësinë, hijeshinë dhe butësinë, duke zbuluar marrëdhënien tonë me dhembjen, që pastaj është marrëdhënia jonë me veten.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994307142
ean13
9789994307142
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

Obabakoak, Bernardo Atxaga

Obaba banohet nga njerëz të thjeshtë, por edhe intelektualë, nga barinj dhe nxënës çapkëne shkolle, ndërsa të gjithë, që nga një shur për nxënë e deri tek një xhuxh i kulturuar, por i urryer, që enden nëpër faqet e këtij libri të çuditshmë. 
138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000836

Botuesi: OMSCA-1

Dashnorja, Janush Vishnjevski

Libri "Dashnorja" i Janush Vishnjevskit, të bën dëshmitar të gjashtë historive mbresëlënëse dashurie; ndër të tjera të njeh me sindromin e "Mallkimit të Undinës" dhe me të fshehtat e çasteve të fundit të Magda Gebelsit, natën e martesës së Hitlerit me Eva Braunin.
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur “dritën e saj të brendshme” dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.
172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Vajza më e bukur e qytetit, Charles Bukowski

Të gjitha rrëfenjat e Bukovskit janë sa të vërteta, aq dhe të ndyra, dhe si të tilla e nderojnë letërsinë: ai tregon ato gjëra që të tjerët i zbukurojnë e i fshehin: dallimin e njerëzve për shkak të gjinisë, varfërinë e përditshme, dhunën dhe ndjenjat e atyre që kruajnë hundët.
172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Një frymëmarrje jete, Pasioni sipas G. H., Clarice Lispector

I konsideruar nga shumë njerëz si "libri i madh" i Clarise Lispector, "Pasioni sipas G.H.-së", ka një skenar të thjeshtë. Pasi pushon nga puna punonjësen e shtëpisë, një grua fillon të pastrojë dhomën. Sapo fillon pastrimin, përballet me një buburrec. E neveritur, e përplas insektin pas kanatit të dollapit. Më pas, si në një lloj asketizmi barbar, vendos...
92,00 SEK
More
Në gjendje

Manovra e mbretëreshës, Walter Tevis

Por shume shpejt, behet e qarte se ajo ka nje talent te jashtezakonshem ne shah dhe ndersa perparon drejt kreut te renditjes, i krijon vetes mundesine per nje jete te re.
161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pasi kam thënë natën e mirë, Pierre J. Mejlak

Ajo i kishte thënë atij, pikërisht pak minuta pasi ishin takuar në bar, që tashmë ajo kishte një të dashur në shtëpi, i cili ishte i përsosur për të. Por kur tha ato fjalë, nuk ishte e vetëdijshme se sytë e saj po e largonin që andej. Ai filloi një histori tjetër, të katërtën që u fol atë natë në bar. Të dytën për të.
69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Vajza që le pas, Jojo Moyes

Në romanin "Vajza që le pas" të shkrimtares Jojo Moyes, artisti francez Eduard Lëfevrë pikturon një portret të gruas së tij, Sofisë, para se të largohet për t'u bashkuar me regjimentin e tij kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Sofia kthehet në hotelin e familjes së saj në fshatin Sen Peron, ku e var në mur atë pikturë.
138,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Vintage

The testaments, Margaret Atwood

Two have grown up as part of the first generation to come of age in the new order. The testimonies of these two young women are joined by a third: Aunt Lydia.  Her complex past and uncertain future unfold in surprising and pivotal ways.
172,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Më thuaj kush jam, Julia Navarro

Guilermoja, një gazetar jo fort i suksesshëm, pranon propozimin e tezes së vet për të hetuar rreth jetës së stërgjyshes, Amelia Garajoa, një grua për të cilën dihej vetëm se kishte braktisur të shoqin dhe të birin pak para se të shpërthente Lufta Civile në Spanjë.
207,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Martesë me një komunist, Philip Roth

"Martesë me njëkomunist" ështënjë histori komplekse, e treguar në nyjet e qiellit përmes monologut të vetë Philip Rothit nën petkun e Natan Zukermanit dhe mësuesit të tij të dikurshëm, filozofit Merri Ringoldit.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Në gjurmë të vetvetes, Deirdre Madden

Kur piktori Roderik Kenedi takon njëzetvjeçaren, Xhulia Fitzpatrik, edhe ajo artiste, iu duk sikur krizave që kishin turbulluar jetën e tij iu erdhi fundi. Por kur Xhulia njihet me Uilliam Armstrongun, një mesoburrë me profesion avokat, i solli një sërë ngjarjesh, të cilat patën pasoja dramatike për të tre ata.
92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Leximtari, Bernhard Schlink

Ajo ka një bukuri joshëse, enigmatike dhe është shumë më e madhe se ai... E dëshpëruar, ajo mban një të fshehtë. Një ditë zhduket pa lënë gjurmë. Vetëm shumë vite më vonë, ai e takon përsëri. Një hulumtim gati kriminalistik i një dashurie të çuditshme dhe një të kaluare të ndrydhur.
103,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001145

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk do t'ju lë jetimë, Daria Bignardi

Ky libër, edhe pse rrëfen për një vdekje, flet për jetën. Dhe na thotë se është më mirë të japësh se të mos japësh, madje edhe atëherë kur gabohet. Nëpërmjet leksikut familjar, atij kodi privat fjalësh dhe mënyrash shprehjeje që e bën të veçantë çdo familje, "Nuk do t'ju lë jetimë" na tregon se sa e pasur mund të jetë jeta, edhe atëherë kur në të lenë...
86,25 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Akustikë e përkryer, Daria Bignardi

Arnoja dhe Sara takohen në adoleshencë dhe instinktivisht bien në dashuri. Një pasdite vere ajo e lë ngaqë "i pëlqejnë dashuritë fatkeqe". Takohen pas shumë vitesh dhe vendosin të martohen: janë të hareshëm, të dashuruar, duken të lumtur.
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuria që meriton, Daria Bignardi

Në librin e saj të katërt, Daria Bignardi na sjell një histori të fshehtë. Si mund të jetë dashuria, njëkohësisht forca më krijuese dhe ajo më shkatërrimtare? Çfarë jemi të gatshëm të humbim për dashurinë, çfarë jemi të gatshëm të rrezikojmë? A është e mundur që lumturia e plotë të shfaqet vetëm atëherë kur të pushton hidhërimi absolut?
115,00 SEK
More
Në gjendje