Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Rini pa rini, Mircea Eliade
  • Rini pa rini, Mircea Eliade

Rini pa rini, Mircea Eliade

Albas

Ngjarjet zhvillohen në Bukuresht, në vitin 1938. Dominik Matei, një akademik që e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u përpjekur të përfundojë një vepër të madhe mbi origjinën dhe strukturën e gjuhës njerëzore, shtrohet në spital pasi goditet nga rrufeja

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rini pa rini
Origjinali: Tinerete fara tinerete
Kategoria: Roman
Autori: Mircea Eliade
Perktheu: Gersa Rrudha
Botues: Albas
Viti: 2023
Fq. 154
Pesha: 0.180 kg
ISBN: 978-9951-15-385-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ngjarjet zhvillohen në Bukuresht, në vitin 1938. Dominik Matei, një akademik që e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u përpjekur të përfundojë një vepër të madhe mbi origjinën dhe strukturën e gjuhës njerëzore, shtrohet në spital pasi goditet nga rrufeja. Çuditërisht ai mbijeton dhe, në mënyrë të pashpjegueshme, fillon të shndërrohet në një djalë të ri.

Është një shndërrim kataklizmik që i jep mundësinë të jetojë një jetë të re me kapacitet intelektual befasues. Matei duhet të ndryshojë identitetin e tij, për të mos iu nënshtruar eksperimenteve mjekësore mbi fuqinë e mundshme që zgjat jetën njerëzore me anë të goditjeve elektrike. Për këtë i duhet të nisë një odise shumëdekadëshe në disa shtete, në kërkim të përgjigjeve për pyetjen thelbësore të jetës:

“Çfarë të bëjmë me kohën?...

“Rini pa rini” është një kryqëzim i së natyrshmes dhe mbinatyrshmes, mitit dhe historisë, ëndrrës dhe shkencës.  U realizua film me të njëjtin titull në vitin 2007, nga F. F. Coppola, si një bashkëprodhim midis SHBA-së, Rumanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789951153850
ean13
9789951153850
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2139

Botuesi: Skanderbeg Books

Lolita, Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas...
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

David Golder, Irene Nemirovsky

Romani David Golder, me një seri personazhesh ekstravagante dhe emocionesh tronditëse, të kujton vepra të Balzakut të mbushura me lakmi dhe mizori, si Xha Gorio dhe Kushërira Beti. Veçanërisht faqet e fundit të David Golder janë po aq tërheqëse sa çdo gjë tjetër që Némirovsky ka shkruar.
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Një mashtrim i shkëlqyer, Andrea Fazioli

Ky është një roman atipik, pa vrasje dhe vrasës për t'u zbuluar, por fakti mbetet se ai është shkruar me një ironi therëse për racën njerëzore së cilës ne i përkasim.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Historia e një kordhe, Claudio Magris

Në vjeshtën e vitit 1944, gjermanët pushtuan Karninë, me ndihmën e aleatëve të tyre kozakë, të cilëve u kishin premtuar një truall, ku të ndërtonin atdheun e pavarur kozak, një Kosakenland. Në maj të vitit pasardhës, kozakët zbuluan se ishin përdorur dhe mashtruar.
69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Shkollë për budallenjtë, Sasha Sokolov

Per nga zhvillimet lirike dhe filozofike, kaq mendjemprehta dhe befasuese Shkollë për budallenjtë i shprish të gjitha pritshmërite e mundshme të zhanrit të romanit. Këtu nuk gjejmë nje transmetues të besueshëm, por dy rrefyes "te pabesueshëm": të riun që është student në "shkollën për budallenjtë" dhe dytësin e tij.
126,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Për dashurinë dhe hijen, Isabel Allende

Evangelina, vajzë me aftësi të dyshimta prej magjistrice, zhduket befas e rrëmbyer nga policia. Dy të rinjtë, Irena dhe Fransiskoja, vihen në kërkim të saj, duke kaluar nëpër një rrugë të frikshme nga komisariatet në burgje, nga morgu në kampet e përqendrimit, ndërsa ankthi i diktaturës bëhet gjithnjë e më shumë mbytës.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Foleja e nepërkave, François Mauriac

Foleja e nepërkave është shembulli më i lartë i artit të Mauriacut. Në të gjithë letërsinë mund të gjenden pak hulumtime më të frikshme të një shpirti të gërryer nga krenaria, koprracia dhe urrejtja. Tema e këtij romani të jashtëzakonshëm është më emocionuesja në botë - beteja për një shpirt njerëzor.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Qiellthyesi, Kenneth Oppel

Shumë shpejt, ai dhe e dashura, Kejt de Vries, përfshihen në një gjueti të rrezikshme të këtij thesari, së bashku me Halin, që hiqet si pilot i një anijeje ajrore të fuqishme, që i kap me lehtësi lartësitë dhe Nadirën, një vajzë rome misterioze, e cila pretendon se ka çelësin e thesareve të bllokuara në Hiperion.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhe pastaj..., Guillaume Musso

Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë. Guillaume Musso na merr për dore për të na udhëhequr nëpër këtë histori mbi zbulimin e ndjenjave dhe të njerëzve të rëndësishëm, pa të cilët nuk mund të jetojmë.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001578

Botuesi: Skanderbeg Books

Ishulli i mundshëm, Michel Houellebecq

"A më bën të përjetshëm klonimi?" - kjo pyetje e mundon Danielin, një burrë i palumtur nga jeta dhe dashuria. Pas dy martesave, e para vetëm dashuri, ndërsa e dyta vetëm seks, dhe disa rimishërimeve në klone pasardhës që iarrin me ndihmën e sektit të Elohimitëve, Danieli klon, sikurse qëniet njerëzore nga rrodhi, bëhet i ndërgjegjshëm mbi gravitetin e...
138,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000760

Botuesi: Onufri

Përgjigjmu, Susanna Tamaro

Histori të dhimbshme, të cilat vetëm në rreshtat e fundit ndriçohen nga një dritë e pakët. Gjuha e tekstit është e ngjeshur, e thatë, depërtuese si një shpatë që godet thellë midis meskinitetit dhe egoizmit së qenies njerëzore.
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001108

Botuesi: Te tjere

Nusja Amerikane, Mario Soldati

"Nusja amerikane" është një roman dashurie dhe vetmie, një rrëfim dhe me reflektim mbi një diskutim dashurie. Është një libër me një tension të dyfishtë, një tregim sentimental dhe një refleksion moralist. Në qendër të romanit, është Edit, grua dhe bashkëshorte, e cila vuan një fat tragjik, në sfondin e Amerikës.
69,00 SEK
More
In Stock

Botuesi: Pegi

Matja e botës, Daniel Kehlmann

Romani ngjall emocione thellësisht frymëzuese rreth përpjekjeve të racionalitetit më të lartë në betejë me natyrën e egër dhe mizore të njerëzimit. Në vitin 1828, Gausi, një matematikan, fizikan dhe astronom ftohet, nga Aleksandër fon Humbold, eksplorues, gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin ku do të mbahet një kongres shkencëtarësh.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Misteri i Hagadasë së Sarajevës, Geraldine Brooks

I magjishëm, i harlisur, i arrirë është ky roman, ndërtimi mahnitës i të cilit ndërthur intrigën e sotme me jehona të së kaluarës. Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës...
143,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Pesha e dashurisë, Sara Stridsberg

Ajo rrëfen me pasigurinë e adoleshentes, që në spitalin psikiatrik ka rënë në dashuri, dhe të gruas, që tashmë ka një fëmijë, të cilin e rrit vetë duke e mbajtur sëmundjen dhe të atin në një largësi sa intime aq edhe të trishtueshme.
92,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje