• Banner

Nusja Amerikane, Mario Soldati
  • Nusja Amerikane, Mario Soldati
  • Nusja Amerikane, Mario Soldati

Nusja Amerikane, Mario Soldati

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 592 Lekë Deri në 1 777 Lekë

"Nusja amerikane" është një roman dashurie dhe vetmie, një rrëfim dhe me reflektim mbi një diskutim dashurie. Është një libër me një tension të dyfishtë, një tregim sentimental dhe një refleksion moralist. Në qendër të romanit, është Edit, grua dhe bashkëshorte, e cila vuan një fat tragjik, në sfondin e Amerikës.

600 Lekë
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Nusja Amerikane

Origjinali: La sposa Americana

Gjinia: Roman

Autori: Mario Soldati

Shqipëroi: Astrit Cani

Shtëpia botuese: Gaid Margot

Fq. 200

Pesha: 0.202 kg

ISBN: 978-99956-722-0-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

"Ti je një i çmendur dhe nuk e di fare. Ose je një egoist dhe zbavitesh, duke bërë sikur je çmendur. Ti në zemrën tënde do vetëm Editin, sikundër ajo të do vetëm ty. Mandej, shiko një ditë e një tjetër do bëheni me fëmijë, e do ti dhe ajo e do. Mos moho, se unë e di. Do grindeni gjithmonë, por në një farë mënyre do jeni gjithmonë të lumtur". "Nusja amerikane" është një roman dashurie dhe vetmie, një rrëfim dhe me reflektim mbi një diskutim dashurie. Është një libër me një tension të dyfishtë, një tregim sentimental dhe një refleksion moralist. Në qendër të romanit, është Edit, grua dhe bashkëshorte, e cila vuan një fat tragjik, në sfondin e Amerikës. E martuar me Edoardon, që e tradhton me Anën deri në zbulimin e një sëmundje të tmerrshme, Edit është një figurë e cila zgjon keqardhje dhe mëshirë dhe në të njëjtën kohë është një grua, karakteri i së cilës shtjellohet në një rrëfim të ankthshëm.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001108
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

Lufta ime, vol.1, Karl Ove Knausgaard

Provokues i skajshëm, i pamëshirshëm në realizmin vetjak, kjo kryevepër ala Marcel Proust - sepse prej A la recherche du temps perdu të Proustit është frymëzuar - e rrallë për nga origjinaliteti dhe trysnia e brendshme letrare, është një vepër e parezistueshme për lexuesin e shekullit të ri. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Ne, Evgenij Zamjatin

Evgenij Ivanoviç Zamjatin (1884-1937) është njëri ndër klasikët e modernitetit letrar të shekullit XX, jo vetëm në Rusi, por në mbarë botën.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Valeria, Sara Stridsberg

Te Valeria, një rrëfimtar i paemër viziton sërish dhomën ku vdiq Solanasi, sallën e gjyqit ku u shpall fajtore për vrasje në tentativë të Andi Warholit, djerrinat e Georgias ku kaloi fëmijërinë e u përdhunua sistematikisht dhe spitalet psikiatrike ku u mbyll. 

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e këpucarit, Adriana Trigiani

Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash. Historia merr një kthesë të papritur kur Çiroja zbulon skandalin e priftit të zonës, dhe nga fshati i tij e dërgojnë të fshihet në Amerikë.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Sytë e errësirës, Dean Koontz

Atë e quajnë materiali Uhan-400, sepse ishte zhvilluar në laburatorët e tyre RDNA-së, jashtë qytetit të Uhanit dhe ishte lloji i katërqindtë i mikroorganizmave artificialë, të krijuar në atë qëndër kërkimore. Uhan-400 është një armë e përkryer. Prek vetëm qëniët njerëzore. Asnjë krijesë tjetër e gjallë nuk mund të infektohet.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Gjurmët e Shëronjëses, Sabine Ebert

Dhe jo vetëm kaq: një ditë ia beh në fshat ai mjeku fanatik, që i kishte halë në sy prej kohësh Martën dhe aftësinë e saj për të shëruar njerëzit. Me kënaqësinë më të madhe, ai gjuan rastin për ta denoncuar gjeshtaren. Kristiani do ta çojë në një vend të sigurt të shoqen, por nuk arrin: Marta duhet të japë llogari për shtrigani para një gjyqi kishtar…

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Kumbari i fundit, Mario Puzo

Don Domeniko Klerikucio, kryetar i familjes mafioze më të famshme në Amerikë, është "kumbari i fundit". Qëllimi i tij kryesor është vetëm një: të mbrojë të ardhmen e familjes së tij, duke mashtruar përmes lojës së kumarit, investimeve miliardere në kinema, korrupsionit politik dhe intrigave financiare.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Numri zero, Umberto Eco

Një redaksi që mbledh lajme dhe që përgatit një gazetë të përditshme, e cila më shumë sesa informacionit i kushtohet shantazhit, hedhjes baltë ndaj të tjerëve, për interesat e ulëta të botuesit të saj.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2797

Botuesi: Pegi

Fluturaku i kohes, Stefano Benni

Një Zot? Një hyjni pagane të madhe e të fëlliqur si gjiriz që i dhuron për tërë jetën një dhunti të mrekullueshme: një orë të brendshme, një orë magjike madje, që do t'i japë mundësi të fluturojë përpara në kohë, të shohë atë që do të ndodhë në botë dhe njëherësh të jetojë kohën e tij, mes parandjenjash dhe zbu

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Alper Kamy, Alper Caniguz

Alper Canigüz, me një gjuhë të gjallë dhe tërheqëse, rrëfen historinë e një pesëvjeçari filozof dhe çamarrok, i cili, me avantazhin që i jep mosha, hyn e del nga çdo vend, duke i dhënë frymën e tij atmosferës së lagjes që e rrethon atë si personazh kryesor dhe subjektin e romanit. "Alper Kamy" është një vepër e përkorë, që gërsheton letërsinë policeske,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dëshmon Pereira, Antonio Tabucchi

Doktor Pereira më erdhi për vizitë për herë të parë një mbrëmje shtatori të 1992-it. Në atë kohë ai nuk quhej ende Pereira, nuk kishte marrë ende tipare të qarta, ishte diçka i vagullt, ikanak dhe i tymtë, por kishte tashmë dëshirë të ishte protagonist libri.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Amerikë '62, de profundis, Panos Ioannides

Libri "Amerikë '62" bazohet në shënimet që shkrimtari Panos Ioannides ka mbajtur diku mes tetorit të vitit 1962 dhe majit 1963 gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2003, kur autori po shkruante një roman autobiografik, përdori shënimet e mbajtura dyzet vite më parë, të cilat nuk e kishin humbur emocionin dhe rëndësinë e tyre.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Gruaja tjetër, Daniel Silva

Në një fshat të izoluar në malet e Andaluzisë, një franceze misterioze nis të hedhë në letër një kujtim të rrezikshëm. Është historia e një burri, të cilin e ka dashuruar dikur, kur ishte në Bejrut, dhe e një fëmije që ia kanë marrë nga duart në emër të tradhtisë. Gruaja është në dijeni të një prej sekreteve më të mëdha të Kremlinit. Kohë më parë, KGB-ja...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)