Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Kështu thua ti!, Connie Palmen
  • Kështu thua ti!, Connie Palmen

Kështu thua ti!, Connie Palmen

Dituria

Ted Hughesi dhe Sylvia Plathi, çifti “i mallkuar” i letërsisë moderne, mbi të cilin la vragë të thellë vetëvrasja e Silvias vetëm tridhjetë vjeçe më 1963, ka frymëzuar gjithfarë spekulimesh dhe mitesh rreth martires së brishtë dhe xhelatit të saj të pashpirt.

8,33 GBP
7,49 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kështu thua ti!
Kategoria: Roman
Autori: Connie Palmen
Perktheu: Agim Doksani
Botues: Dudaj
Viti: 2023
Fq. 232
Pesha: 0.300 kg
ISBN: 978-9928-366-89-4
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Nga autorja fituese e shumë çmimeve, vjen një roman emocionues, i bazuar në historinë e dashurisë mes dy ikonave letrare, Sylvia Plath dhe Ted Hughes.
 
Ted Hughesi dhe Sylvia Plathi, çifti “i mallkuar” i letërsisë moderne, mbi të cilin la vragë të thellë vetëvrasja e Silvias vetëm tridhjetë vjeçe më 1963, ka frymëzuar gjithfarë spekulimesh dhe mitesh rreth martires së brishtë dhe xhelatit të saj të pashpirt. Në këtë roman, Connie Palmen-i i jep zë Ted Hughesit  që tregon - poetin, bashkëshortin, burrin që pareshtur pyet veten për fajet e tij, por që gjithnjë ka mbajtur një heshtje varri për jetën dhe vdekjen e së shoqes - të vërtetën e tij. Një rrëfim intim, që na përthith në shtjellën e një dashurie tragjike mes dy shkrimtarësh të bashkuar në zjarrin e shenjtë të artit: nga takimi i parë trallisës te martesa fort e trazuar, udhëtimi i gjatë në natyrën amerikane, mjediset mondane letrare të Londrës dhe mbërritja e bijve, karriera e shkëlqyer e tij dhe beteja e pareshtur e saj kundër demonëve të vet.

Silvia, enfant prodigue e parezistueshme e letrave amerikane, e mprehtë, pasionante, por në të vërtetë një fëmijë me shpirt të qelqtë që kërkon ndihmë, e fiksuar nga pritshmëritë ndaj vetes, viktimë e një mitologjie që i dikton sakrifikimin në altarin e poezisë, martirizimin si fat, çlirimin dhe rilindjen.

Tedi, intelektuali europian, i cili gjen muzën dhe një shoqe jete tek ajo, i jep gjithçka që mundet në përpjekje për ta shpëtuar nga ana e errët, duke rënë në kurthin e një varësie të ndërsjellë të rrënjosur thellë e më thellë, pretenduese, grabitqare, dhe duke e zbuluar veten të pazotin për t’i qëndruar në krah.

Detajet e librit
9789928366894
9789928366894
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Lamtumira e fundit, Samantha Grosser

Asaj iu kujtua fotografia e vogël. Gjyshi duhet t’ia ketë dërguar fshehurazi, hamendësoi. Foton, bashkë me cullufen e vogël të flokëve. Mos vallë i kish dërguar edhe ndonjë lajm të vogël si ishte fëmija, kohë pas kohe? Mos vallë e kish mbajtur lidhur Izabelën me fëmijën e saj, pa rënë në sy?
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Tatuisti i Aushvicit, Heather Morris

Unë i bëra tatuazh numrin në krah, ajo bëri tatuazh emrin e saj në zemrën time... Ajo... priste radhën për të bërë tatuazh numrin e saj. Dridhej... ishte një vajzë aq e re! Ai... ishte tatuisti. Nuk e ngrinte kokën asnjëherë nga puna, por, papritmas ngriti sytë dhe pa atë... Ishte dashuri me shikim të parë.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Pranvera e ëndrrave, Nicholas Sparks

Ndërkohë, Kolbi Mills niset në një udhëtim krejt tjetër, por që të mban zemrën pezull gjithashtu. Ai drejton fermën e vogël të familjes, që ndodhet në Karolinën e Veriut. Kur i jepet rasti, ai pranon një angazhim të përkohshëm si muzikant në një lokal në St. Beach, në Florida, ku ai takohet me Morgana Linë dhe jeta e tij ndryshon papritmas.
11,66 GBP 12,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2797

Botuesi: Pegi

Fluturaku i kohes, Stefano Benni

Një Zot? Një hyjni pagane të madhe e të fëlliqur si gjiriz që i dhuron për tërë jetën një dhunti të mrekullueshme: një orë të brendshme, një orë magjike madje, që do t'i japë mundësi të fluturojë përpara në kohë, të shohë atë që do të ndodhë në botë dhe njëherësh të jetojë kohën e tij, mes parandjenjash dhe zbu
7,49 GBP 8,33 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Mbretëresha hesht, Laura Freudenthaler

Një rrëfim , jashtëzakonisht I këndshëm, mbi jetën në hapësirën e izoluar të një fshati, përftuar nga fragmented e kujtesës së një gruaje të moshuar. Historia e kësaj jete është tragjike. Sidoqoftë, kjo grua kurrë nuk e percepton atë si të tillë – ajo përkundrazi e mban peshën e saj mbi supe me krenari, si një “mbretëreshë”. 
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Qyteti i Arinjve, Fredrik Backman

Autori i shumëshitur i “Një burrë i quajtur Uve” rikthehet me një roman mahnitës e thellësisht të ndier mbi një qytet të vogël me një ëndërr të madhe - dhe çmimin që duhet paguar për ta bërë këtë ëndërr realitet. Në këtë histori të këtij qyteti, Fredrik Backman-i ka ngërthyer të gjithë botën.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Testamentet, Margaret Atwood

Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe  autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e  Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i  distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Korrigjimet, Jonathan Franzen

Lambertët, një familje gati tradicionale e mesperëndimit amerikan, po shpërbëhet diku mesit të shekullit të njëzetë. Të tre fëmijët e Alfredit dhe Enisdës, largohen dhe nisin secili një jetë të re në lindje të vendit.
13,32 GBP 14,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mali i Vogël, Elias Khuri

"Mali i vogël" është emri popullor i lagjes së krishterë Eshrafija, në lindje të Bejrutit, ku u rrit tregimtari..., kohë para se pesë burra të kërcejnë në një xhip, me mitraloza në krahë, për të marrë në pyetje nënën e tij.
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gruaja me kimono të bardhë, Ana Johns

Ajo niset në një udhëtim të gjatë për të zbuluar të vërtetën. Gruaja me kimono të bardhë është një portret prekës i dy grave: njëra e ndarë mes traditës e zemrës dhe tjetra që kërkon një përgjigje për pyetjen se çfarë është në të vërtetë familja.
10,41 GBP 11,56 GBP
More
Në gjendje