Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Mitologjia greke, N. A. Kun
  • Mitologjia greke, N. A. Kun

Mitologjia greke, N. A. Kun

Toena

Kur përfundojmë së lexuari këtë përmbledhje pak a shumë të plotë të miteve të lashta greke, nuk mund të mos ndiejmë në thellësi të shpirtit një hidhërim të thellë. Ndoshta janë të shumtë ata që kanë pritur të gjejnë disa gojëdhëna emocionuese dhe mendjedëfryese dhe befasisht janë ndeshur me disa alegori, të cilat janë aq të hidhura në vërtetësinë e mesazheve të tyre.

1 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mitologjia greke
Origjinali: Legendele și miturile Greciei Antice
Gjinia: Mitologji
Autori: N. A. Kun
Shqipëroi: Shpëtim Çuçka
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2005
Fq. 452
Pesha: 0.501 kg
ISBN: 978-99943-066-6

Mbi librin

Mitologjia greke përbën një ndër fushat më të hulumtuara nga mendja njerëzore. Ajo i ka shërbyer si lëndë e parë e si objekt vëmendjeje kërkimit historik, hulumtimeve estetike, studimit të filozofisë, spekulimeve teologjike të të gjitha nuancave.

Kur përfundojmë së lexuari këtë përmbledhje pak a shumë të plotë të miteve të lashta greke, nuk mund të mos ndiejmë në thellësi të shpirtit një hidhërim të thellë. Ndoshta janë të shumtë ata që kanë pritur të gjejnë disa gojëdhëna emocionuese dhe mendjedëfryese dhe befasisht janë ndeshur me disa alegori, të cilat janë aq të hidhura në vërtetësinë e mesazheve të tyre.

Mitologjia është një shkurtore e historisë njerëzore, madhështore në rrokjen që i bën thelbit të jetës shoqërore, i cili është përmirësimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve dhe kushteve të jetës, humanizimi i tyre i pandërprerë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978999430666
ean13
978999430666
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Gjuha pamore, Gëzim Qëndro, pjesa e parë

Një nga detyrat e gjuhës pamore është përcaktimi i njësive themelore si rajone tipologjike të grupuara në fusha forcash. Gjuha pamore, si gjuhë jo – verbale dhe si formë paraqitje dhe komunikimi ekziston qysh prej agut të historisë, por interesi për të mjerisht nuk është shoqëruar nga përpjekjet e mjaftueshme për të analizuar sistematikisht strukturën e...
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kanoa prej letre, Eugenio Barba

Lënda e parë e teatrit nuk është aktori, hapësira apo teksti, por vëmendja, vështrimi, dëgjimi, mendimi i spektatorit. Teatri është arti i spektatorit.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Hyrje në arkitekturë, Leonardo Benevolo

Hyrje në arkitekturë, vepër tashmë klasike - plotësisht e përditësuar në sistemin e vet ikonografik - mbetet një domosdoshmëri për këdo që dëshiron një njohje fillestare të arkitekturës së shkuar dhe të tashme.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Arkitektura dhe moderniteti, Antonio Saggio

Ky botim vjen për arkitekturën dhe njeriun, për revolucionet e një shekulli, për arkitektë dhe kryevepra, për Gropius – in, Corbusier – në, Wright – in e të tjerë emra që shkruan historinë e arkitekturës, për Zaha Hadid – in dhe shansin e humbur të shqiptarëve për të pasur një vepër zahadiane në Tiranë...
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen, Mikaela Minga

Mjeshtërisht autorja e ka ftuar lexuesin në një rrugëtim të ri në fushën e etnomuzikologjisë dhe folkloristikës shqiptare. Tradita muzikore urbane e Elbasanit, në këtë monografi, është kthyer në një kallëzues me natyrë epistemike, nëpërmjet të cilit kërkohet të reflektohet mbi raportin që ka pasur moderniteti i planifikuar i diktaturës komuniste me...
1 300 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Dekorimet, nga Princ Vidi deri sot, Filip Rrumbullaku

Shteti... që ndodhet ndërmjet meritës si vlerë e veçantë dhe dekoratës si një mjet nderimi – e akordon këtë të fundit vetëm kur ajo meritohet në mënyrë të padiskutueshme. Në këtë rast, ai mban një qëndrim aktiv dhe promovues ndaj meritës.
1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Qytete për njerëzit, Jan Gehl

Libri është menduar si një udhërrëfyes për arkitekturën dhe planifikimin e qyteteve, për të ndihmuar në rritjen e cilësisë së jetesës sonë. Libri shtjellon shumë nga idetë themelore të Gehl-it dhe tregon disa nga qytetet botërore që janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit dhe me më pak sfida për të ardhmen.
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001774

Botuesi: Tirana Times

Oxford - Historia e teatrit, John Russell Brown

Kjo përmbledhje tërheqëse e hisotrisë së teatrit, e mbështetur në hulumtimet më të fundit shkencore, përshkruan dhe nxjerr në pah arritjet më të mëdha të teatrit gjatë 4500 vjetëve, nga interpretimet festive në Egjiptin e Lashtë e deri te teatri ndërkombëtar, i shumë kulturave të kohës sonë.
3 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.
2 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Si ta kuptosh arkitekturën, Bruno Zevi

Keni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative?
1 250 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001421

Botuesi: Plejad

Greqia përpara grekëve, Louis Beonlew

A janë Pellazgët grekë të mirëfilltë? Kuptimi i emrit, që mbahet si më i lashti, është në veçanti më i debatueshmi dhe pranon shpjegime të shumta studiuesish. Por sot, një përgjigje na vjen nëpërmjet një trajtese të veçantë të Louis Benloew, bërë që në 1877, në veprën "Greqia para grekëve".
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001483

Botuesi: Plejad

Mikenët - Pellazgët: Greqia ose zgjidhja e një enigme, Mathieu Aref

Kjo vepër e re përfundon atë se çfarë Arefi shkrujti në veprën "Shqipëria (Historia dhe gjuha) ose odisea e pabesueshme e një populli parahelen". Këtë herë ai e përzmadhin pamjen e saj dhe nxjerr nocione etnike, të cilat na i bëjnë të ditura burimet e lashta në lidhje me botën e lashtë ballkanike.
1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001605

Botuesi: Plejad

Shqiperia, odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen, Aref

Ky libër do të befasojë shumë lexues. Ai nuk ngurron të ndërmarrë një qëndrim krejt të kundërt ndaj asaj, që me sa duket, është një e vërtetë e ndërtuar. A mos ka qenë i mbivlerësuar vendi i Grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik dhe, me sa duket, vetevetiu e pa nxjerrë pikëpyetje, ne jemi mësuar ta ngjisim deri në
1 250 Lekë
More
Në gjendje