• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Rainer Maria Rilke

Rainer Maria Rilke njihet gjerësisht si njëri nga poetët më lirikë të gjuhës gjermane. Shpesh vepra e tij, e cila përfshin një roman, disa përmbledhje me poezi dhe disa vëllime me korrespondenca, përshkruhet thelbësisht si mistike. Imazhet e krijuara nga vargjet e tij na kujtojnë vështirësinë e të jetuarit në epokën e zhgënjimit, vetmisë dhe ankthit. Tematika ekzistenciale e ka pozicionuar atë si një figurë të rëndësishme tranzicioni nga poezia tradicionale te ajo moderne.

Filtrat aktiv

Referenca: 2466

Botuesi: Aleph

Elegji Duine, Rainer Maria Rilke

E botuar më 1922 përkrah "Uliksit" të Xhojsit dhe "Tokës së shkretë" të Eliotit, udha e Elegjive Duine ka qenë e gjatë. Rilke e nisi punën me to në kështjellën Duino më 1912, ku shkroi dy elegjitë e para për t'i përfunduar të tjerat vetëm dhjetë vjet më vonë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000191

Botuesi: Ideart

Rrefimet e Zotit te Mire, Rainer Maria Rilke

Rilkja nuk lëshonte kurrë nga dora diçka po të mos ishte plotësisht e përkryer. Mijëra njerëz mund t'i kenë kaluar fare pranë atij djali të ri me mustaqe të verdha që i vareshin paksa ashtu melankonike, me fytyrë disi sllave e pa ndonjë tipar të veçantë, dhe të mos u ketë shkuar mendja fare se ai ishte poet, madje njëri prej më të mëdhenjve të shekullit...

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Poezi të zgjedhura, Rainer Maria Rilke

Veprat e tij më të njohura përfshijnë përmbledhjet me poezi të titulluara “Elegjitë e Duinos” dhe “Sonete për Orfeun”, si dhe vëllimin e titulluar “Letra një poeti të ri”. Poezitë e përfshira në këtë botim janë përzgjedhur nga përkthyesi Arb Elo dhe u përkasin kryesisht dy përmbledhjeve të lartëpërmendura.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar