"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Lista e librave të autorit ose përkthyesit Rainer Maria Rilke
Rainer Maria Rilke njihet gjerësisht si njëri nga poetët më lirikë të gjuhës gjermane. Shpesh vepra e tij, e cila përfshin një roman, disa përmbledhje me poezi dhe disa vëllime me korrespondenca, përshkruhet thelbësisht si mistike. Imazhet e krijuara nga vargjet e tij na kujtojnë vështirësinë e të jetuarit në epokën e zhgënjimit, vetmisë dhe ankthit. Tematika ekzistenciale e ka pozicionuar atë si një figurë të rëndësishme tranzicioni nga poezia tradicionale te ajo moderne.
E botuar më 1922 përkrah "Uliksit" të Xhojsit dhe "Tokës së shkretë" të Eliotit, udha e Elegjive Duine ka qenë e gjatë. Rilke e nisi punën me to në kështjellën Duino më 1912, ku shkroi dy elegjitë e para për t'i përfunduar të tjerat vetëm dhjetë vjet më vonë.
Rilkja nuk lëshonte kurrë nga dora diçka po të mos ishte plotësisht e përkryer. Mijëra njerëz mund t'i kenë kaluar fare pranë atij djali të ri me mustaqe të verdha që i vareshin paksa ashtu melankonike, me fytyrë disi sllave e pa ndonjë tipar të veçantë, dhe të mos u ketë shkuar mendja fare se ai ishte poet, madje njëri prej më të mëdhenjve të shekullit...
Veprat e tij më të njohura përfshijnë përmbledhjet me poezi të titulluara “Elegjitë e Duinos” dhe “Sonete për Orfeun”, si dhe vëllimin e titulluar “Letra një poeti të ri”.
Poezitë e përfshira në këtë botim janë përzgjedhur nga përkthyesi Arb Elo dhe u përkasin kryesisht dy përmbledhjeve të lartëpërmendura.
A hugely influential collection for writers and artists of all kinds, Rilke's profound and lyrical letters to a young friend advise on writing, love, sex, suffering and the nature of advice itself.