Lista e librave të botuesit Berk

BERK, në thelb një shtëpi botuese e pavarur, është mirëfilli edhe një librari e specializuar dhe co-working space, që grish gjithkënd të përjetojë ciklin e plotë të një libri.

BERK, në thelb një shtëpi botuese e pavarur, është mirëfilli edhe një librari e specializuar dhe co-working space, që grish gjithkënd të përjetojë ciklin e plotë të një libri.

BERK është një formë gjuhësore arkaike e shqipes, që shenjon librin, gjurmët tashmë të humbura të së cilës dalin në dritë tek “Gjurmime mbi veprën e D. Gj. Buzukut” nga Dom Nikollë Gazulli  (Hylli i Dritës 1924). Zgjedhja e kësaj emërtese mëton të dëshmojë karakterin e këtij enti libror, i cili synon alkiminë e gjuhës dhe kulturës shqiptare me kritikën dinamike të përbotshme. E njëjta dikotomi frymëzon edhe formatet tona botuese, kështu që librat e BERK do të gjenden si në print ashtu edhe në botime elektronike online. (Për të shkuar tek LIBRI ELEKTRONIK kliko këtu)

Synimi dhe përgjegjësia jonë kryesore është rrokja e një horizonti sa më të gjerë pikëpamjesh si dhe cilësia e brendisë dhe e formës. Vëmendja kryesore e entit BERK përqëndrohet më së shumti tek shqipërimi i veprave jo-letrare të një game të gjerë fushash, sikundër gjuhësi, histori, arkitekturë, filozofi e disiplina të tjera, gjithë me dashjen që ky ent të luajë rol të rëndësishëm në formimin dhe zdritjen e disa temave kryesore aktuale.

Filtrat aktiv

Botuesi: Berk

Krokodili, Fjodor Dostojevski

Përmbledhje me dy novela e Dostojevskit, përkthyer në 1978 në Burgun e Burrelit. Krokodili vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, në varietetin gjuhësore të shkodranishtes letrare.
900 Lekë
More

Botuesi: Berk

Lufta e gjuhëve dhe politikat gjuhësore, Louis-Jean Calvet

...duhet t’i japim fund mitit të “bukurisë” së gjuhëve të lashta, si latinishtja, greqishtja, hebraishtja apo arabishtja klasike të cilat nëpërmjet lakimeve dhe parregullsive të tyre janë në të vërtetë monumente mjaft të ndërlikuara, dhe këtë mund ta vërejmë fare mirë, për shembull, te frëngjishtja apo anglishtja e vjetër...
1 100 Lekë
More

Botuesi: Berk

Një patriot leçez në Shqipërinë osmane, Giacinto Simini

Ky libër, i cili bazohet në shkrimin e të birit, Giacinto Simini, në kujtimet e shumë protagonistëve të Rizorxhimentit nga jugu i Italisë dhe në dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përpos se një memoir i bukur politik e kulturor, lexohet mirëfilli dhe si një roman aventure, i cili ndjek peripecitë e shumta e të rrezikshme të mjekut...
800 Lekë
More

Botuesi: Berk

Antologji e poezisë bashkëkohore greke

Poetët e përfshirë në të janë të rinj, shumica prej tyre nën dyzetë, por ata bartin me vete bagazhin e një tradite të pasur të poezisë greke, duke u bërë kështu pjesë e periudhës post-moderne të shkruar pas konsolidimit shtetëror të viteve ’70. Vëzhgimi i mprehtë e i thellë i këtyre poetëve të rinj, krahas disa prej patriarkëve të poezisë greke është i...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Berk

Triskuj të vonuem, Pjetër Deda

Tregimet e tij të shkruara në frymë migjeniane përbëjnë një hap të mëtejshëm në njohjen e trashëgimisë letrare shqiptare.
800 Lekë
More

Botuesi: Berk

Vdekja aksidentale e një anarkisti, Dario Fo

Libri lexohet me një frymë e madje të grish t’ua lexosh miqve me zë të lartë. Ndonëse duke lexuar therja e ironisë shkon deri aty sa t’i bëjë dialogjet të duken të stisura, çdo dialog bazohet mbi fakte dhe deponime konkrete. 
700 Lekë
More

Botuesi: Berk

Gjuhët e Parajsës, Maurice Olender

Këta fantomatë të një gjuhe primordiale, gjithsesi të pranishëm edhe tjetërkund, janë padyshim edhe më të sikletshëm në territoret shpërthyese të Ballkanit, ku rrezikojnë të shndërrohen një ditë në armë ideologjike të preferuara për nacionalistët e rinj. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Berk

Lashtësi shqiptare, Mustafa Merlika Kruja

Në një kohë kur tekstet historike lind nevoja të rishikohen dhe plotësohen in perpetuum, ky është një tekst i historisë së Shqipërisë përgatitur nga Mustafa Merlika-Kruja, por në të njëjtën kohë është edhe histori e vetë autorit të tij. 
1 700 Lekë
More

Botuesi: Berk

Lapsa që mbillen

Që nga kohërat e lashta, mjekësia ka shfrytëzuar vlerat e panumërta të lules së jaseminit, ajo e bën ajrin më të freskët, si dhe përmirëson përqendrimin dhe gjumin. Origjinën mendohet ta ketë nga Himalajet në Kinën Perëndimore. Lulet e saj në shumicën e llojeve janë të bardha.
250 Lekë
More

Botuesi: Berk

Nepotik

Në këtë edicion janë përshirë mbi 20 krijues, të cilët, me anë të mediumit të përcaktuar (Instax mini format / Fuji Film), janë propozuar të bardhë; në tematikë të hapur në rrafshin hapësinor apo idiokratik, për të qënë pjesë e sintaksës së Nepotik 2. Kështu, parimi fillestar mbi krijimin e një ekspozite pluraliste xhepi, tenton të ruhet dhe në një trajtë...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Berk

Gegërishtja verilindore, Xheladin Gosturani

Një studim i tillë i mirëpritur dhe deri më sot i munguar nuk do kuptuar thjesht si një inventar të dhënash dialektore, por si një burim i pakohë të dhënash që na mundësojnë vendosjen në kohë e në hapësirë të teksteve tona të vjetra filologjike
1 200 Lekë
More