Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Jean-Paul Sartre, (21 qershor 1095 - 15 prill 1980) ishte një shkrimtar, dramaturg dhe eksponent i ekzistencializmit - një filozofi që lëvdonte lirinë individuale të njeriut. Atij i dhanë çmimin Nobel në letërsi më 1964, por e refuzoi atë.
Sartri humbi të atin në moshë të hershme dhe u rrit në shtëpinë e gjyshit nga e ëma, Carl Schweitzer, profesor i gjermanishtes në Universitetin e Sorbonës. Djali që shëtiste në kopështet e Luksemburgut në Paris në kërkim të shokëve, ishte shtatshkurtër dhe vuante nga strabizmi. Autobiografia e tij e shkëlqyer, Les Mots (1963; Fjalët), rrëfen aventurat e nënës dhe fëmijës në park ndërsa ata shkonin nga një grup në tjetrin - me shpresën e kotë se do të pranoheshin - dhe në fund tërhiqeshin në apartamentin e tyre në katin e gjashtë "në lartësitë ku strehoheshin ëndrrat".
"Fjalët" shpëtuan fëmijën nga një botë që e kishte refuzuar atë por ai do të vijonte të rindërtonte famën e vet.
Sartre shkoi në liceun Henri IV në Paris dhe më pas, pasi e ëma e tij u rimartua, në liceun La Rochelle.
Nga këtu ai shkoi te prestigjozja École Normale Supérieure, ku u diplomua më 1929. Sartre rezistoi ndaj asaj që e quajti "martesa borgjeze," por ndërsa ishte ende student ai u lidh me Simone de Beauvoir, lidhje që vijoi përgjatë të gjithë jetës. Kujtimet e Simone de Beauvoir, Mémoires d’une jeune fille rangée (1958; Kujtimet e një Vajze të Mirë), ofrojnë një kronikë intime të jetës së Sartrit nga vitet e shkollës deri në mes të viteve 50. Gjithashtu në gjimnaz dhe në Sorbonë ai takoi shumë njerëz që do të bëheshin më vonë shkrimtarë me famë; mes tyre ishin Raymond Aron, Maurice Merleau-Ponty, Simone Weil, Emmanuel Mounier, Jean Hippolyte, dhe Claude Lévi-Strauss. Nga viti 1931 deri më 1945, Sartri dha leksione në Le Havre, Laon dhe, në fund, në Paris. Karriera e tij u ndërpre dy herë, herën e parë me një vit studime në Berlin dhe të dytën kur Sartri u rekrutua në ushtri më 1939 për të shërbyer në Luftën e Dytë Botërore. Ai ra rob më 1940 dhe u lirua një vit më vonë.
Gjatë viteve që punoi si mësues në Le Havre, Sartri punlikoi La Nausée(1938; Neveria), vepra e tij e parë e famshme.
Ky roman, shkruar në formën e një ditari, rrëfen ndjenjat e neverisë të një personi me emrin Rokuentin kur aj përballet me botën e materies - jo thjeshtë botën e njerëzve të tjerë por edhe vetëdijen e trupit të tij.
Sipas disa kritikëve, La Nausèe duhet të shihet si një rast patologjik, një formë arratisjeje neorotike. Por ka më shumë gjasa që ky libër duhet të vlerësohet gjithashtu si vepra më origjinale, jashtëzakonisht individualiste dhe antisociale dhe ku gjenden shumë nga temat filozofike që zhvilloi Sartri më vonë.
Janë 16 libra.
Referenca: SKU000440
Botuesi: Koha Ditore
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Fan Noli
check_circle
check_circle