Lista e librave të botuesit Fan Noli
Botime nga shtepia botuese Fan Noli
Je duke parë 205 - 216 nga 234 artikull(j)
Botuesi:
Fan Noli
Nganjëherë ndiej përkëdheljen e kohës që ikën, por herë të tjera – në shumicën e rasteve – e ndiej që ajo s'kalon. Minutat e dridhshme shtrihen sa gjatë gjerë më përpijnë dhe s'mbarojnë së dhëni shpirt; të ndenjura, por ende të gjalla, ato i mbledh fshesa, të tjera ua zënë vendin, më të freskëta, po aq të kota.
Botuesi:
Fan Noli
Gjithë këto vështrime që po më hanë... (Kthehen papritmas) Ha! Ju jeni vetëm dy? Unë ju pandehja shumë më tepër. (Qesh.) Atëherë, ky na qenka ferri. S'kisha për ta besuar kurrë... Ju kujtohet squfuri, turra e druve, zgara... Ah, ç'shaka! S'ka nevojë për zgarë: ferri janë të tjerët.
Botuesi:
Fan Noli
Beduinët kalorës, të veshur me ca dollma bojë kafe, kaluan me të katra aty pranë. Vinte erë plehu devesh dhe shkretëtire. Pas mauzoleve të mamlukëve, kalorësit u rreshtuan në një varg të gjatë në sfondin e qiellit të pastër dhe vrapuan me të katra sikur donin të pushtonin me sulm qiellin.
Botuesi:
Fan Noli
"Pafsh ëndrra të bukura" është historia e një sekreti të fshehur në një zarf për dyzet vjet. Historia e një fëmije dhe më pas e një të rrituri që do të mësojë të përballet me dhimbjen më të madhe, humbjen e mamasë, si dhe me përbindëshin më tinëzar: frikën për të jetuar.
Botuesi:
Fan Noli
Titulli i këtij romani, i cili sipas mendimit të kritikës letrare bën pjesë ndër veprat më të lexuara të letërsisë botërore në përgjithësi dhe të letërsisë gjermane në veçanti, i referohet tragjedisë së Shekspirit dhe është një përshtatje e përmbajtjes së saj, por ndërkaq autori e zhvendos vendin e ngjarjes të kësaj historie tragjike dashurie në epokën e...
Botuesi:
Fan Noli
Librin "Shëndetësia në Skrapar" e vlerësoj si një punë kërkimore – studimore serioze me nivel shkencor. Aty përmblidhen materiale me përmbajtje mjaft të zgjedhur, që interpretojnë dhe konceptojnë në mënyrë dinjitoze rrjedhën historike të mjekësisë në krahinën e Skraparit.
Botuesi:
Fan Noli
Studimi i zhvillimit të personalitetit, kjo është vepra e Dikensit, në të cilën dallohet një thellim psikologjik i tillë që, bashkë me mjeshtërinë shprehëse të zgjedhur të autorit, na lejon të shijojmë gjer në faqen e fundit të librit një rrëfenjë të pasur me ngjarje dhe gjendje pezullie.
Botuesi:
Fan Noli
Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme.
Botuesi:
Fan Noli
Termi "histeri" zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe e ka prejardhjen nga paragjykimi, i kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gjenital femëror.
Botuesi:
Fan Noli
Në shoqërinë primitive kanë ekzistuar dy tipa të njerëzve të fortë. Njëri prej tyre është udhëheqësi më i fuqishëm dhe i fortë fizikisht se të gjithë rivalët e tij, tjetri është shamani, një besnik i kultit, jo i fortë në vetvete, por për shkak të pushtetit që kanë projektuar për të njerëzit.