- Ka mbaruar

Banner
Librin "Shëndetësia në Skrapar" e vlerësoj si një punë kërkimore – studimore serioze me nivel shkencor. Aty përmblidhen materiale me përmbajtje mjaft të zgjedhur, që interpretojnë dhe konceptojnë në mënyrë dinjitoze rrjedhën historike të mjekësisë në krahinën e Skraparit.
Titulli: Shëndetësia në Skrapar, historia e zhvillimit
Origjinali: Shëndetësia në Skrapar, historia e zhvillimit
Gjinia: Mjekësi, histori
Autori: Nevruz Gërxhani
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2009
Fq. 592
Pesha: 0.575 kg.
ISBN: 978-99943-52-68-5
Librin "Shëndetësia në Skrapar" e vlerësoj si një punë kërkimore – studimore serioze me nivel shkencor. Aty përmblidhen materiale me përmbajtje mjaft të zgjedhur, që interpretojnë dhe konceptojnë në mënyrë dinjitoze rrjedhën historike të mjekësisë në krahinën e Skraparit. Autori Nevruz Gërxhani, me guxim, me pasion dhe me plot talent ia paraqet lexuesit dhe botës mjekësore, si nder, sakrificë dhe krenari të punonjësve të shëndetësisë dhe të popullit heroik të kësaj krahine.
Leximi i librit të jep emocione, të mbush me një krenari të ligjshme, të kënaq dhe të bën optimist, kur njihesh me gjithë atë punë madhështore dhe plot sakrifica, që është kryer në këtë krahinë, duke e paraqitur me të drejtë, si qendër me nivel të lartë mjekësor.
Përgëzoj Nevruzin për punën vetëmohuese, që ka realizuar dhe mishëruar në këtë punim me vlerë. Shpreh admirimin tim që ish nxënësi, bashkëpunëtori, kolegu, shoku dhe miku im, ka pasqyruar me meritë veprimtarinë voluminoze të shërbimit shëndetësor të krahinës së Skraparit; duke u lënë një pasuri të vyer dhe një kujtim të paharruar bashkëqytetarëve të tij, brezit të tanishëm dhe pasardhësve.
Nevruz Gërxhani ka lindur në Gjergjovë të Skraparit më 22 mars 1941. Pas arsimit 7 vjeçar në Skrapar, në vitin 1960 përfundoi Politeknikumin Mjekësor të Tiranës për ndihmësmjek. Pas një viti pune si ndihmësmjek në Staraveckë dhe në Çepan vazhdoi në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë të cilin e përfundoi në vitin 1966.
Me mbarimin e fakultetit punoi një vit mjek inspektor sanitar dhe epidemiolog në Skrapar, për të cilën kreu dhe një kualifikim. Në shtator 1967 filloi mjek në spitalin zonal të Potomit ku punoi deri në gusht 1969. Në këtë vit u emërua përsëri mjek inspektor sanitar dhe epidemiolog në qendrën sanitare epidemiologjike të rrethit në të cilën vazhdoi deri në qershor 1970.
Më pas u caktua shef i seksionit të shëndetësisë ku punoi deri në dhjetor 1979. Në vitet 1974 – 1975 u specializua dermatolog në klinikën e dermatologjisë në Tiranë. Në vitet 1979 – 1982 punoi sekretar i komitetit ekzekutiv të Skraparit. Më pas u vendos drejtor i drejtorisë së mjekimit deri në vitin 1988 dhe nga ky vit deri në gusht 1991 ka punuar drejtor i drejtorisë së higjienës dhe epidemiologjisë.
Nga viti 1991 deri në 1997 vazhdoi mjek dermatolog në spitalin dhe poliklinikës së Çorovodës. Në fundin e vitit 1998 deri nëntor 2003, kur doli në pension, ka punuar mjek familje në poliklinikën nr. 10 në Tiranë. Gjatë punës është marrë me studime mjekësore dhe ka referuar në disa seksione shkencore të rrethit. Ka shkruar për probleme të ndryshme, kryesisht mjekësore në shtypin lokal dhe qendror. Është dekoruar dy herë nga ish Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2374
Botuesi: Te tjere
Në këtë libër paraqes krahinën e Skraparit dhe njerëzit e tij, natyrën, historinë, traditat, zakonet, karakterin, tiparet dhe temperamentin e këtij populli të formuar në këtë realitet. Qëllimi është tepër njerëzor dhe i thjeshtë: Të njihet krahina e Skraparit dhe njerëzit e saj.
Botuesi: IDK
Përse është objektiv dhe i pashmangshëm procesi i matematizimit të shkencës? Cila është dialektika e tij? Çka u ofron matematika shkencave që matematizohen? Përse depërtimi i matematikës në degët e tjera të dijes është një stimul i fuqishëm përparimi për vetë matematikën?
Botuesi: Botime Koliqi
21 mënyra për të arritur lumturinë dhe suksesin afatgjatë.
Përveç kësaj fryme kritike të tij, në libër kemi edhe trajtime shkencore në disa tema të ndryshme, si ato mbi grohjen e tokës, lëvizjen e poleve të boshtit imagjinar të tokës dhe ndryshimin e polaritetit magnjetik të saj, kemi shpjegime të mëtejshme mbi principin e relativitetit, më kryesorja këtu: të trajtuar nën këndvështrimin dialektik.
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Analizë e serialit televiziv "The Wire"
Referenca: SKU000986
Botuesi: Dituria
Të bësh shkencë do të thotë të komunikosh shkencë. Autorët hu-lumtojnë karakteristikat e gjuhës shkencore, duke u ndeshur me problemin e komunikimit të shkencës. Libri ndahet në dy pjesë. Në të parën, gjejmë shtatë rrëfime për shkencëtarë dhe idetë e tyre, nga Lavoiser-i te Gell-Mann-i, nga Claude Shannon-i te Renë Thom-i.
Alexey Stepanovich Suetin ka qenë një nga shahistët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë si dhe autor i shumë librave mbi këtë lojë.
Botuesi: Pema
Një perandor filozof jep leksionet e tij mbi të jetuarit mirë. Mark Aureli është një nga autorët më të cituar përgjatë dy mijëvjeccarëve.
Botuesi: Te tjere
Temat e veçanta, përveç qasjes, kërkojnë edhe interes e përkushtim të veçantë. Ky është rasti i autorit dhe librit të cilin e kemi në dorë. Anton Kolë Berishaj shqyrton fenomenin i cili në shikim të parë duket se rri në margjinat ose periferitë shoqërore, por nga mënyra e trajtimit, del se kemi të bëjmë me një çështje e cila prek nervin qendror të jetës...
Botuesi: Te tjere
Ky libër sjell eksperiencën e autorit në inxhinierinë strukturore, në projektimin e ndërtesave. Argumenti kryesor i këtij libri është që struktura paraqet një element arkitektonik. Pra, qasja dhe përmbajtja e librit është bazuar në këndvështrimin e rolit të një arkitekti në projektimin sizmik.
Botuesi: EDFA Botime
Libri që i paraqitet lexuesit është një nga më të mirët për të mësuar shahun, këtë lojë kaq të bukur mijëravjeçare, së cilës nuk i është gjetur fundi deri më sot. Atë do ta lexojnë e studiojnë jo vetëm fillestarët, por edhe ata që tashmë kanë një përvojë. Libri është shkruar me një gjuhë tërheqëse.
Botuesi: Minerva
Askush nuk mund të jetojë një jetë të lumtur, e madje as edhe një jetë bazike, pa studiuar mençurinë.
Botuesi: Toena
Rutina e përditshme e inspektorit në agjencinë ku e kanë rekrutuar, tepër larg kësaj ëndrre, trazohet befas një ditë kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e mbiquan Mjellma, i nis një zarf të madh ku kishte një numër zarfesh të tjera dhe në njërin prej tyre, një letër me fakte tronditëse.
Botuesi: Te tjere
Autori i përket atij grupi njerëzish, të cilët e vërejnë natyrën me kënaqësi e kureshtje gjatë gjithë jetës. Si valët e detit, ashtu edhe vargmalet, e kanë çuar atë në idenë mbi një forcë rrotulluese universale në hapësirë të çdo lloj trupi, nga grimca të vogla e deri tek trupat e mëdhenj, planetë e diej.
Botuesi: SARAS
Veton Surroi, në dymbëdhjetë ese të shkruara nergut për këtë libër, tregon dramën e sotme të shteteve të shqiptarëve.
Librin "Shëndetësia në Skrapar" e vlerësoj si një punë kërkimore – studimore serioze me nivel shkencor. Aty përmblidhen materiale me përmbajtje mjaft të zgjedhur, që interpretojnë dhe konceptojnë në mënyrë dinjitoze rrjedhën historike të mjekësisë në krahinën e Skraparit.