Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv

Botuesi: Te tjere

Konditat e Lirisë, Ernest Gellner

Kur intelektualët disidentë eurolindorë të 1970 – ave dhe të 1980 – ave përpiqeshin ta përfytyronin çfarë lloji të shoqërisë dëshironin në vend të komunizmit, ata u kthyen prapa në konceptin e shoqërisë civile, një shprehje e vjetruar kjo e rrënjosur aq larg prapa në iluminizëm, saqë shumica e intelektualëve europerëndimorë ia kishte harruar domethënien.
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Njeriu irracional, William Barrett

Njeriu i zakonshëm i përgjigjet sot pyetësorëve të komplikuar, zgjidh ushtrime të ndërlikuara, të cilat njeriu mesjetar nuk pati kurrë nevojë t'i zgjidhte. Dhe të gjitha këto bëhen brenda rutinës normale të të qenit qytetar i përgjegjshëm.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Udhëtari dhe hija e tij, Friedrich Nietzsche

Më në fund mbërriti ajo orë që të mbështjell në renë e artë të mungesës së dhimbjes në të cilën shpirti shijon lodhjen e vet dhe i lumtur, në lojën e durueshme me durimin e vet, i ngjan valëve të një liqeni që në një ditë të qetë vere, në reflekset e qiellit shumëngjyrësh të mbrëmjes, murmurijnë mbi breg, murmurijnë e pastaj heshtin, pa fund, pa qëllim,...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Odeon

Disiplinë dhe ndëshkim, lindja e burgut, Michel Foucault

Foucault e ka zbërthyer më së miri projektin ideal të mjediseve të mbylljes, veçanërisht i dukshëm në rastin e uzinës: përqendrim; shpërndarje në hapësirë; renditje në kohë; ndërthurje në hapësirë – kohë e një force prodhimi rezultati i të cilës duhet të jetë më i lartë se shuma e forcave fillestare.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Etika dhe pafundësia, Emmanuel Levinas

Emmanuel Lévinas është filozofi i etikës dhe padyshim moralisti i vetëm i mendimit modern. Por, atyre që e konsiderojnë specialist të etikës, si të ishte etika një specialitet, këto pak faqe para leximit të veprave u mësojnë tezën thelbësore, që etika është filozofia fillestare, nga e cila fitojnë kuptim degët e tjera të metafizikës.
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Më thuaj baba, çfarë është dashuria, Jacques Salome

Një bisedë në mes të autorit dhe të bijës nëntë vjeçare, e cila zgjat në kohë, që ofron ide dhe mendime të çmuara për çështje të ndryshme në lidhje me ndjenjën e dashurisë, nëpërmjet së cilës ofrohet një portret i çiftit sot.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Traktat mbi tolerancën, Voltaire

Në qendër të rrëfimit të Volterit është historia e Zhan Kalasit, një tregtar protestant i cili akuzohet për vrasjen e djalit të tij, pasi ai dëshironte të ndryshonte besimin fetar, duke u kthyer në katolik. Ngjarja ku bazohet libri ka ndodhur në Francë, në një zonë të Tuluzës. I bindur për pafajësinë e të atit, Volteri e merr sërish çështjen në dorë duke...
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Psikologjia e popujve dhe e turmave, Gustave Le Bon

Së bashku me karakterin duhet të kesh edhe idetë si një nga faktorët kryesorë të evolucionit të një qytetërimi. Ato veprojnë vetëm kur pas një evolucioni shumë të ngadalshëm janë shndërruar në ndjenja. Çdo qytetërim rrjedh nga një numër shumë i vogël i ideve kryesore të pranuara nga të gjithë.
1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Mbi lirinë, John Stuart Mill

Po pse? (mund të pyetet), a është mungesa e njëzëshmërisë një kusht i domosdoshëm për dijen e vërtetë? A është e nevojshme që një pjesë e njerëzve të këmbëngulin në të gabuarën për të mundësuar kuptimin e të vërtetës?
600 Lekë
More
Ka mbaruar