Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Zygmunt Bauman (19 Nëntor 1925 – 9 Janar 2017) ishte një sociolog dhe filozof polak. Ai u përzu nga Polonia në vitin 1968 nga një spastrim politik i organizuar nga qeveria komuniste e Republikës Popullore të Polonisë dhe u detyrua të heqë dorë nga shtetësia polake për t'u vendosur në Mbretërinë e Bashkuar. Ai jetoi në Angli nga viti 1971 dhe u bë profesor i sociologjisë në Universitetin e Lidsit, më vonë, profesor Emeritus. Bauman është një nga teoricienët socialë më të njohur të botës përmes temave të larmishme, të tilla si moderniteti dhe holokausti, konsumerizmi postmodern dhe moderniteti i lëngshëm.
Dy vepra të rëndësishme të tij janë në qarkullim në gjuhën shqipe. Moderniteti dhe Holokausti flet për atë çfarë mund të na mësojë sociologjia për Holokaustin, por flet në hollësi edhe për mësimet e Holokaustit për sociologjinë. Ai nxjerr në pah se si domethënia e Holokaustit rrezikon të lihet mënjanë në të kuptuarin tonë të modernitetit dhe është sjellë në shqip nga shtëpia botuese Pika Pa Sipërfaqe me përkthimin e Enis Sulstarovës.
Moderniteti i lëngët (Liquid Modernity) na flet për tranzicionin nga moderniteti "i ngurtë" në atë "të lëngët", zhvendosja nga një botë në të cilën njerëzit përpiqen të krijojnë struktura të ngulitura e të mirërenditura, në një botë ku vetë idetë e rendit dhe stabilitetit nuk kanë më kuptim, një botë në të cilën ndryshimi është e vetmja qendrueshmëri dhe pasiguria e vetmja siguri. Ky libër është sjellë në shqip nga Dritan Xhelo.
Janë 3 libra.
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
check_circle
check_circle