"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Kush e shpiku rrotën? Po motorrin me avull? Kush është gjeniu i llambës dhe kush e ka shpikur televizorin? Kush e gjeti mënyrën si t'i lëshonte astronautët në hapësirë? Po njerëzit, kush i mësoi të masnin kohën e të bluanin grurin?
Përdorimi i hartave më të fundit me një informacion të saktë dhe të hollësishëm e bëjnë këtë atlas një udhëzues të plotë për mësimin e gjeografisë. Hartat pasurohen me foto dhe vizatime me ngjyra, të cilat janë të thjeshta për t'u kuptuar dhe plotësojnë më së miri informacionin e pasur që përcjell ky atlas.
Me fakte mahnitëse, ngjarje që të nxisin imagjinatën, fjalorth, pyetje dhe përgjigjie si dhe lojra e veprimtari pa fund. Gjithçka që duhet të dini është enciklopedia që i nevojitet çdokujt. Mbi 2000 ilustrime të mrekullueshme. E përmbledhur në dhjetë kapituj.
Ky ditar i pazakontë, tok me hapësirat e veçanta për të vendosur fotografi dhe zarfat për të ruajtur sende që kanë një vlerë të posaçme për ju dhe fëmijën tuaj, është mënyra më e përkryer për të ruajtur të pashlyera detajet më të rëndësishme dhe çastet më të çmuara në jetën e një fëmije.
Ky ditar i pazakontë, tok me hapësirat e veçanta për të vendosur fotografi dhe zarfat për të ruajtur sende që kanë një vlerë të posaçme për ju dhe fëmijën tuaj, është mënyra më e përkryer për të ruajtur të pashlyera detajet më të rëndësishme dhe çastet më të çmuara në jetën e një fëmije.
Nga koralet te balena, nga kolibri te shqiponja mbretërore, nga koala te elefanti; në këtë libër tregohet bukuria e papërfytyrueshme dhe shumëllojshmëria e botës së kafshëve të egra dhe atyre shtëpiake.
Kjo enciklopedi plot njohuri dhe fakte e bën për vete imagjinatën e çdo lexuesi. Me ilustrimet fantastike, "Libri i Madh i Diturisë" të dëfren, të intrigon dhe të informon.
Nga galaktika gjigante te bakteret mikroskopike, nga qelizat e trupit të njeriut te qytetërimet e lashta. Të gjitha temat thelbësore që shtjellohen sot në shkolla janë riprodhuar në këtë libër me mjeshtëri dhe në mënyrë tërheqëse.
Lepurushi ka dalë të luajë e të zbavitet më miqtë e tij, por puna ia do që të shkojë në një fermë aty pranë. Me të mbërritur atje, e pret një surprizë e këndshme!Shtypni butonët dhe mbani vesh e dëgjoni zërat zbavitës të lepurushit dhe shokëve të tij simpatikë.
Shtypni butonët dhe mbani veshët e dëgjoni një nga këngët më të dashura për fëmijë në të gjithë botën, së bashku me zhurmnajën e gëzueshme të kafshëve dhe shpendëve të fermës. Këndoni së bashku me kafshët lozonjare këngët e fermës!
Treni i vogël i kaltër ka marrë rrugën për në qytet, por avulli ka nisur të soset. Kush mund t'i vijë në ndihmë? Shtypni butonët dhe mbani vesh e dëgjoni tingujt zbavitës të automjeteve zhurmëshumë, që has gjatë rrugës për në qytet, treni i vogël i kaltër.