"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Çdo mbrëmje, në këtë libër të veçantë plot me figura të mrekullueshme, do të gjeni të gjitha kafshët që i doni aq shumë!Në çdo faqe që do të shfletoni, në çdo stinë që do të shkoni, do të takoni heronjtë e vegjël të përrallave, të cilët do t'ju marrin me vete në aventurat e tyre të panumërta...
Pirati Dejv kërkon ndihmën e shokëve për të gjetur sëndukun e tij të thesarit. Por çfarë mrekullie kur e gjen, të mbushur plot me gjërat që fëmijëve u pëlqejnë kaq shumë!
Njihuni me kafshët që jetojnë në xhungël, në zonat polare, në dete dhe në savanë. Zbavituni me këtë libër - lojë me mozaikë dhe me kafshë të mahnitshme!
Treni i kaltër po mbart një ngarkesë me trungje për në vendin ku po ndërtohet ura e re. Atij i duhet të ngjitë të përpjetën e një kodre dhe të kalojë përmes tunelit. Dhe pak dhe ura do të përfundojë.
Qenushi luan dhe më pas shkon në lulishte për të luajtur me shokët e tij. Por koha rrjedh me shprejtësi dhe sakaq, ka ardhur ora për t'u kthyer në shtëpi. Mirupafshim, qenush i dashur!
Për heronj të fuqishëm dhe hyj olimpikë,Për përbindësha të tmerrshëm dhe bisha përrallore,O Zot, më jep fuqi të rrëfej këto mrekulli,Se unë kam ardhur në viset e Greqisë,Për mitet dhe misteret e saj të flas.
Një enciklopedi e përgjithshme që ngre dhe u jep përgjigje pikëpyetjeve që kanë të bëjnë me shkencën, natyrën, historinë, gjeografinë dhe ekonominë. Një libër për "detektivët" e dijes, të etur për të pasuruar njohuritë.
Një libër interesant, argëtues i ilustruar me vizatime të mrekullueshme dhe fotografi të mahnitshme, që u ofron përgjigje të qarta dhe shteruese të gjithë atyre pyetjeve dhe kërshërive që apasionojnë aq fortë të rinjtë.
Ky atlas i mrekullueshëm është një panoramë e gjallë dhe magjepsëse e qytetërimit njerëzor përgjatë epokave. I ndarë në katër kapituj, me më shumë se 60 harta të përgatitura me dorë dhe piktura plot ngjyra, shqyrton periudhat kyçe të historisë në botën antike, mesjetare, në epokën e eksplorimeve, si dhe në atë moderne t
Kotelja luan në kopsht me fluturat dhe më pas hyn në dhomë e luan me lëmshin e leshit. Kur e kapit lodhja, shkon dhe ia merr gjumit pranë zjarrit bubulak. Gjumë të ëmbël, kotele!
Vetura e verdhë merr rrugën për të shkuar në plazh. Në udhë e sipër ngec në trafikun e qytetit. Paskëtaj, një gozhdë i hyn në një nga rrotat. Oh, mos! Më në fund mbërrin në plazh.