• Banner

Lista e librave të botuesit Aeditions

Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!

Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!

Filtrat aktiv

Botuesi: Aeditions

Zbuluesit e vegjël, Kur të rritem

Brenda faqeve të tij ka disa kapakë, të cilët fëmijët do t’i hapin plot kërshëri dhe kështu do të njihen me njerëzit që punojnë së bashku për të ndërtuar një shtëpi, do të shohin profesionet e ndryshme, me të cilat njerëzit merren në një spital, do të kuptojnë se si punohet me kafshët dhe si xhirohet një film etj. 

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Zbuloni kafshët

Nëse dëshiron të mësosh më shumë për botën e mahnitshme të kafshëve, ky libër është enkas për ty. Aty do të gjesh informacione për lindjet, banesat, jetën në bashkësi, do të mësosh edhe sesi komunikojnë kafshët mes tyre, si mbijetojnë në kushte të skajshme... A je gati për këtë udhëtim mahnitës, ku do të takosh kafshë fantastike?

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Zbuloni detin

A e di që tri të katërtat e sipërfaqes së planetit tonë është e mbuluar nga dete e oqeane; që Barriera e Madhe koralore australiane mund të këqyret nga hapësira; që në det mund të gjesh ar; që ka një peshk, i cili mund të rrijë një deri në dy orë jashtë ujit; që balenat ndjekin gjithnjë të njëjtat udhë.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Zbulo ndërsa krijon

Kjo seri librash e ndihmon fëmijën të ndërgjegjësohet për botën që e rrethon dhe e shoqëron që ta zbulojë atë. Po ashtu, i zgjon kureshtjen, i zhvillon aftësitë dhe i nxit krijimtarinë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Zanat e dëborës

Të stolisura me fustane të kristalta dhe me flokët prej dëbore, zanat të ftojnë të zbulosh përrallat më të bukura të dimrit. Në këtë përmbledhje të ilustruar kaq bukur do të gjesh rrëfenja të mrekullueshme që flasin për kafshë në rrezik, për zemra që knë nëvojë për ngrohtësi apo për feta madhështore.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Zana e dëborës

Kjo seri me 12 përralla është konceptuar për fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë. Përrallat klasike që kanë ardhur deri në ditët tona duke mrekulluar breza të tërë fëmijësh

Çmimi 100 Lekë
More
Në gjendje