Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,06 kg - 1,854 kg

Çmimi

Çmimi

  • 12 Lekë - 8 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Helga's Secrets
  • Marka: Naimi
  • Marka: Zenit Editions

Botuesi: Naimi

767 letra nga fronti i Luftës, Damiano Bruno

Janë plot 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Kodikët kronografikë të Shqipërisë, Shaban Sinani

Prof. dr. Shaban Sinani, përkundër vështirësive të panumërta, ka kryer një punë vigane, prej scrib-i, duke shmangur natyrshëm konceptin materialist të hulumtimit të historisë dhe të kulturës, me një stil të kthjellët, që nuk mund të keqkuptohet e as të lerë vend për mëdyshje.
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Shansi gjerman dhe shqiptarët, Mimoza Cika-Kelmendi

Më në fund flet edhe protagonisti i të ashtuquajturit "shansi gjerman për Shqipërinë", ish-ministri i Jashtëm gjerman, Hans Dietrich Gensher. Biseda gjendet në librin më të ri të Mimoza Cika-Kelmendit, "Shansi gjerman dhe shqiptarët", botimet "Naimi". Mimoza Cika-Kelmendi prej afro dy dekadash ka bërë gazetaren në një nga mediat më të njohura në shkallë...
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Prejardhja e shqiptarëve, Shaban Demiraj

Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë "shqiptare".
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Lef Nosi filolog, Edelajda Cenaj – Çepa

Monografia Lef Nosi filolog: studim historiko-letrar, arkeografik dhe filologjik i dr. Edelajda Cenajt-Çepajt është i pari studim monografik kushtuar trashëgimit dorëshkrimor letrar, publicistik, etnografik, gjuhësor dhe folkloristik të këtij personaliteti të rëndësisë parësore me kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar në gjysmën e...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kohë antishenjë, Maks Velo

Maks Velo është një nga autorët që, si rrallëkush e kuptoi se krijimi letrar e artistik, në rastin e tij letërsia e piktura, pavarësisht se në ç'kushte lindën, janë në radhë të parë art. Si e tillë, dëshmia e tij është e një vlere të dyfishtë.
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Krimet e mëdha të historisë, Grup Autorësh

Mata Harri, Rasputin, Rozenbergët, Banda e Bonosë, Xhek Kasapi, Çështja Drejfys... Ky është udhëtimi i jashtëzakonshëm në historinë e krimeve që sjellin Pierre Bellemare dhe Jean – François Nahmias.
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Libri i të Vdekurve

Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui.
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Ujku Gri, Simon Dunstan, Gerrard Williams

Në fakt, historia zyrtare flet me disa mënyra për "vetëvrasjen" e Adolf dhe Eva Hitlerit. "Kufomat e çiftit" të marra nga Ushtria Sovjetike si një relike për të mashtruar popujt (në një kohë që as Zhukovi e as Stalini nuk e besonin këtë përrallë që Hitleri dhe Eva kishin vdekur vërtetë).
1 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Helga's Secrets

Rizgjimi i Luanit, vëllimi i parë, David Icke

Risia e madhe e këtij libri është diskutimi dhe citimi i shumë burimeve, të shoqëruara edhe me qindra foto ilustrative, në lidhje me Hënën dhe rolin e saj për të kontrolluar Tokën si syri i vërtetë i Horusit, sateliti artifical i vendosur nga JT që kanë krijuar njeriun homo sapiensin rreth 15 mijë vjet më parë.
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Helga's Secrets

Si lindi toka dhe njeriu, Zecharia Sitchin

Një libër fondamental me titull origjinal, "Planeti i XII – të", bazohet në përkthimin dhe deshifrimin e artefakteve të zbuluara në zonën e Sumerisë, Mesopotamisë, Babilonisë dhe Egjiptit të Lashtë; një libër që nuk mund të mos quhet tronditës për çka sjell në kulturën tonë.
1 300 Lekë
More
Ka mbaruar