Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,169 kg - 1,4 kg

Çmimi

Çmimi

  • 12 Lekë - 2 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Akademia e Shkencave
  • Marka: Buzuku
  • Marka: Naimi

Botuesi: Akademia e Shkencave

Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 1, Grup Autorësh

Përmes dokumenteve të këtyre dy vëllimeve përshkruhen ngjarjet dhe veprimtaria e personaliteteve politike në ato dy vite, jetike për ndërtimin e shtetit shqiptar, kur shumë tregues në rrjedhat e politikës botërore dhe të situatës së brendshme në Shqipëri, i kishin rralluar aq shumë radhët e optimistëve, sa që ata që ende shpresonin për ditë më të mira,...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Realizëm Socialist në Shqipëri, Arian Leka

Por kur narrativës i mungon edhe origjinali (realiteti socialist) edhe kopja e pasqyrimit të tij (vepra e artit) e kur çështje si këto nuk shqyrtohen, historiografia kulturore gjen rastin të heshtë e të vetëmanipulohet mbi pyetjet se çfarë përfaqësoi kultura dhe arti që e (ri)prodhoi realitetin socialist dhe ç’formë realizmi zbatoi Realizmi Socialist i...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Banda kombëtare “Vatra”, Vasil S. Tole

Banda “Vatra” u bë pjesë e historisë së luftës së Vlorës me kurajën e saj për të inkurajuar shpirtin luftarak popullor ballë për ballë me rrezikun, me repertorin e këngëve marshe që mobilizonin ndërgjegjen atdhetare. Kënga “Vlora-Vlora”, që u krijua nga drejtuesi i kësaj bande Thoma Nasi, me tekst të poetit Ali Asllani, i dha identitet kësaj lufte.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Shqipëria dhe Jugosllavia (1945 – 1948), Ledion Krisafi

Studimi i këtyre të dhënave të nxjerra nga autori nga arkivat e ish – Jugosllavisë në Beograd, jo vetëm që hedhin dritë të re mbi marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave të asaj periudhe, por ri – interpretojnë politikën e jashtme të Shqipërisë në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore dhe qëllimin e Enver Hoxhës në politikën e jashtme jo vetëm në lidhje me...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

767 letra nga fronti i Luftës, Damiano Bruno

Janë plot 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Kodikët kronografikë të Shqipërisë, Shaban Sinani

Prof. dr. Shaban Sinani, përkundër vështirësive të panumërta, ka kryer një punë vigane, prej scrib-i, duke shmangur natyrshëm konceptin materialist të hulumtimit të historisë dhe të kulturës, me një stil të kthjellët, që nuk mund të keqkuptohet e as të lerë vend për mëdyshje.
2 000 Lekë
More
Në gjendje