Lista e librave të botuesit Pegi
Librat e shtepise botuese PEGI
Je duke parë 301 - 312 nga 372 artikull(j)
Botuesi:
Pegi
Reflektimet ngacmuese mbi jetën, dashurinë dhe miqësinë janë shpeshherë frymëzuese dhe gjithmonë të shkruara mrekullisht mirë.
6,66 GBP
7,40 GBP
Ne gjendje
Botuesi:
Pegi
"Moderato cantabile" është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras – it. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milioni kopje në Francë. "Moderato cantabile" konsiderohet shpeshherë si pjesë e rrymës "Nouveau Roman" (romani i ri).
4,16 GBP
4,63 GBP
Ka mbaruar
Botuesi:
Pegi
Shalli andaluzian" ngjason me disa përralla baroke, që farfuritin pasuritë më të begata dhe më luksoze të fantazisë stolitëse dhe pastaj i përfshijnë me zhdërvjelltësi në një zbavitje të këndshme muzikore.
5,83 GBP
6,48 GBP
Ka mbaruar
Botuesi:
Pegi
Lina Dukein është ndryshe nga të gjithë njerëzit e qytezës jugore Getlin. Ajo po mundohet t'i mbajë të fshehta fuqitë e saj, si dhe mallkimin që e ka përndjekur familjen e saj për gjenerata me radhë. Por, edhe në lulishtet e egra, moçalet e thella dhe varrezat e rrënuara të një vendi të harruar, një sekret nuk mund të rrijë i fshehur për shumë kohë.
8,33 GBP
9,25 GBP
Ne gjendje
Botuesi:
Pegi
Kjo histori ngjethëse do t'ju përndjekë. Do t'ju ngrijë gjakun ndër damarë dhe zemra do t'ju rrahë nga frika.
9,99 GBP
11,10 GBP
Ka mbaruar
Botuesi:
Pegi
Kujtesa na përkufizon. Atëherë, çdo të ndodhte sikur të humbisje kujtimet e tua sa herë që fle? Emri yt, vetvetja, e kaluara jote, edhe njerëzit që do, të gjitha të harruara brenda natës. Dhe i vetmi njeri të cilit i beson, ndoshta po të tregon vetëm gjysmën e historisë. Mirë se erdhe në jetën e Kristinës.
8,33 GBP
9,25 GBP
Në gjendje
Botuesi:
Pegi
Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.
6,66 GBP
7,40 GBP
Ne gjendje
Botuesi:
Pegi
Laku i Akemit po shtrëngonte gjithnjë e më tepër rreth Sashikos dhe Kenxhit. Kiokoja, e zemëruar në kulm nga marifetet e saj të dyshimta, vendos të flasë me Tomin, të vetmin njeri që mundet ende ta ndalë Akemin. Kiokoja merr guximin dhe përpiqet t'i hapë sytë atij. Por, Tomi, që deri dje i binte në qafë me pyetjet e vazhdueshme, nuk ia vë më veshin.
3,75 GBP
4,16 GBP
Ka mbaruar
Botuesi:
Pegi
Gjigant, i pandalueshëm, shpesh i pabesueshëm, ky libër nuk mund të gëlltitet i tëri menjëherë... E, megjithatë, pasi lexuesi ka hyrë në botën e tij të ashpër e të çuditshme, ai ka gjasa të rrijë aty, i mbajtur nga rrëfimi dhe rrjedhja elokuente e ideve.
9,99 GBP
11,10 GBP
Ne gjendje
Botuesi:
Pegi
Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.
4,16 GBP
4,63 GBP
Ne gjendje
Botuesi:
Pegi
Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për Piratin e Zi që u kall tmerrin miushëve? Jo? Lum ju! Është tmerri i tërë deteve, makthi më i zi i çdo miushi. Mos më thoni pastaj që ky s'është ters... po përse duhet të më rastiste pikërisht mua të bija rob në anijen e tij...
4,16 GBP
4,63 GBP
Ne gjendje
Botuesi:
Pegi
Gjithçka zuri fill kur gjetëm hartën misterioze në tregun e sendeve të përdorura. Fliste për një ishull të largët, për një thesar të fshehtë. Kësisoj u nisëm, me një anije dydirekëshe; ishte vërtet një aventurë e paharrueshme...
4,16 GBP
4,63 GBP
Ne gjendje