• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Ilir Ikonomi

Ilir Ikonomi u lind në Pogradec më 1 shtator 1954 dhe e kaloi fëmijërinë në Tiranë dhe Berat. Kreu studimet e larta për gjuhë kineze në Beijing (1978). Punoi si përkthyes në Radio Tirana (1978-1991), pastaj si gazetar për agjencinë e lajmeve Reuter. Prej vitit 1992 jeton në SHBA dhe punon per VOA. Eshtë autor i librit Faik Konica, jeta në Uashington.
Filtrat aktiv

Botuesi: UET Press

Pushtimi, Ilir Ikonomi

Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës, dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave, në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga njëfarë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit...

Çmimi 850 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Esat Pashë Toptani, Ilir Ikonomi

Më së fundi një libër i vërtetë historie. Nga ata më të mirët. Që gjatë leximit të jep ndjesinë se po e sheh me sytë e tu qiellin nën të cilin po luftohet, po dëgjon zërat e protagonistëve, gjëmimin e topave, urdhërat e komandantëve, thirrjet e luftëtarëve, krrokamën e korbave mbi kufomat, po nuhat erën e barutit dhe aromën e pyllit aty pranë.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2698

Botuesi: UET Press

Pavaresia, Ilir Ikonomi

Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar