Referenca: SKU001694
Marka: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Marka: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Marka: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU000783
Marka: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU001180
Marka: Onufri
Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.
Referenca: SKU000660
Marka: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Janë 116 produkte.
Marka: Bota Shqiptare
Një djalë i ri, Donson, i lindur në një familje të fortësh me mbiemrin Koul, duket se është i destinuar që në fillim që të ecë në rrugën e jetës së të parëve të tij në qytezën Oriental. Por ja që gjaku i së ëmës (dhe pse e braktisi që foshnje) kishte më shumë ndikim se ai atëror.
Marka: Botimet Dudaj
A ka mundësi të ekzistojë në realitetin e përditshëm një strehë më e mbrojtur për ndjenjat më të thella se ajo virtuale? "Emi më shkruan. Të shkruash është si të puthësh, veçse pa buzë."
Marka: Botimet Dudaj
Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur "Djalli vishet me Prada". Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën "një milion vajza do të vrisnin për ta pasur" punën me Miranda Prestlin te revista Runway – një ëndërr që u shndërrua në makth.
Marka: Morava
Sky, një nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, njihet me Dean Holder-in, një djalë me një reputacion të keq që rivalizon të sajin. Që nga takimi i tyre i parë, ai e tmerron dhe e pushton. Ka diçka tek ai që ndez kujtimet e së kaluarës së saj thellësisht të trazuar, të një periudhe kohore që ajo është përpjekur shumë për t'a varrosur.
Marka: UEGEN
"Mrekullia e fajit" gati të çon në titujt e veprave mesjetare, kur duhej t'i besonin fatit, jetës së dyzuar, plagëve që shëroheshin me një shikim të thjeshtë dhe njeriu befas ngrihet në këmbë. Jo, nuk kemi të bëjmë me diçka të tillë.
Marka: Botimet Dudaj
Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë? Po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten?
Marka: Botart
Imagjinoj këtë djalosh biond bukurosh me sy të mëdhenj kafe që shëtit rreth një makine gjysmë të parkuar në trotuar. Ndalon në një anë që të më hapë rrugën, vetëm se unë kaloj po nga ajo anë. Kalon nga ana tjetër dhe, po ashtu, edhe unë.
Marka: Botimet Dudaj
Janë të shumtë "zogjtë grabitqarë" që i janë vërsulur pasurisë së mbetur të Spartak Rangonit, i mbiquajtur "Korsari", për shkak të shpirtit të tij aventuresk dhe anijeve të tij që transportojnë drithëra në të gjithë botën.
Marka: Botimet Dudaj
Midis Roza Avilianos, lindur dhe rritur në bodrumet e shtresave më të ulëta, dhe fisnikes Jozefa Paraviçini, gruaja e palumtur e princ Enrik Kastilias, lind një lidhje e fuqishme që, përtej dallimeve sociale, do t'i bashkojë për gjithë jetën.
Marka: Botimet Dudaj
Personazhi i padeshifrueshëm, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, italo-amerikan, me origjinë fisnike nga ana e nënës, shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit.
Marka: Botimet Dudaj
Vera më e nxehtë e shekullit. Katër shtëpi të përhumbura nëpër grurë. Të mëdhenjtë rrinë mbyllur nëpër shtëpi. Gjashtë fëmijë me biçikleta enden nëpër fushat e përvëluara nga dielli, ku nuk has këmbë njeriu. Mu në mes të një deti kallinjsh gruri, ekziston një sekret i frikshëm, një sekret që do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e njërit prej tyre.