Romancë
Zgjidhni nga librat më të mirë rozë në shqip.

Romancë

Zgjidhni nga librat më të mirë rozë në shqip.

Subcategories

Filtrat aktiv

Referenca: K1R2P31

Botuesi: Dituria

Zonja e funeraleve, Sophie Kinsella

Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një garderobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar.
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Zonja Bovari, Gustav Flober

Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta.
900 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Zhgënjimi i qytetit të madh, Jennifer Worth

Pse iu futa kësaj rruge vallë? Duhet të kem qënë e marrë! Kishte plot gjëra të tjera që mund të kisha bërë: modele, stjuardesë avioni ose kamariere në anije. Koka më ziente nga një mori gjërash, që të gjitha mbi punë të shkëlqyera e të paguara më së miri.
1 200 Lekë
More

Referenca: K1R2P7

Botuesi: Bota Shqiptare

Zgjedhja, Nicholas Sparks

Gjatë viteve, Nicholas Sparks ka ngazëlluar lexuesit me historitë e tij të bukura dhe prekëse. Ai i rikthehet talentit të tij të pakrahasueshëm me një romancë të re për dashurinë e gjetur dhe të humbur dhe vendimeve të cilat ne shpresojmë të mos i marrim kurrë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Zemra e vajzës, Jodi Picoult

Xhjuna ka kaluar nëpër vështirësi që as një nënë nuk do t'i donte. 12 vjet më parë i vranë burrin dhe vajzën e vogël. Vazhdoi të jetonte vetëm për hir të fëmijës që mbante në bark. Por tani përballet me humbjen e vajzës së dytë. Klera ka një defekt në zemër dhe, po të mos gjendet një dhurues, do të vdesë.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2451

Botuesi: Botimet Dudaj

Zemër pasioni, Sveva Casati Modignani

Një libër që flet për pasionet njerëzore, ato që përshkruajnë gjithë këtë histori ku mbizotëron një protagoniste e vendosur të realizojë ëndrrat e saj pa tradhtuar vetveten. Liliana Korti rritet, së bashku me të tre vëllezërit, në një familje punëtore në Milanon e pasluftës. 
850 Lekë
More

Referenca: K1R2P27

Botuesi: Botimet Dudaj

Xhoni-engjëll, Danielle Steel

E donte lumturinë e Bekit, por prapë ndiente një si sëmbim kur mendonte se do dilte nga jeta e saj. Vetë e kishte njohur me Bazin dhe nuk e kishte zili lumturinë e Bekit, por përsëri, tek e shihte, nuk donte gjë tjetër veç ta pushtonte në krahë për herë të fundit.
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Xhejn Er, Charlotte Brontë

Mendoni se mund të rri e të bëhem një hiç për ju? Mendoni se jam robot? Makinë pa ndjenja? Dhe se mund të duroj të ma rrëmbejnë kafshatën nga goja dhe të paktin ujë jetëdhënës nga kupa? Mendoni se, meqë jam e varfër, e panjohur, e shëmtuar dhe e vogël, jam pa shpirt dhe pa zemër?
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Vanilje dhe çokollatë, Sveva Casati Modignani

Vanilja e çokollata: dy shije të ndryshme, por që lidhen shumë mirë bashkë. Ashtu siç ndodh ngandonjëherë në dashuri. Ashtu siç i ndodhi edhe Pepes e Andreas, që, pas tetëmbëdhjetë vjetësh martesë dhe tre fëmijësh, kurrë nuk reshtën së dashuruari njëri-tjetrin.
1 000 Lekë
More