Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,081 kg - 0,868 kg

Çmimi

Çmimi

  • 400 Lekë - 3 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Disponueshmëria: Jo i disponueshëm
  • Marka: Fan Noli

Botuesi: Fan Noli

Historia e Botës, Epoka e Lashtësisë, J. M. Roberts, O. A. Westad, vol. 1

Pra, kur fillon historia? Kemi tundimin të themi "në fillim", por ashtu sikurse edhe për shumë paqartësi të tjera të këtij lloji, shumë shpejt do të shihnim se kjo përgjigje nuk na jep kurrfarë ndihme. Ashtu sikurse e ka nënvizuar edhe në rrethana të tjera një historian i madh zviceran, historia është e vetmja fushë ku është e pamundur të niset që në fillim.
3 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Prejardhja dhe formimi i popullit shqiptar vol. 1, Nelson R. Cabej

Në këtë vëllim të parë të punimit "Prejardhja dhe formimi i popullit shqipar" bëhet një përpjekje për të hetuar çështjen e formimit të popullit shqiptar në mënyrë të gjithanshme, duke marrë në shqyrtim tërësinë e të dhënave historike, gjuhësore, arkeologjike, të artit, besimit, folklorit, etnografisë etj.
2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Qenia dhe hiçi, vëllimi i dytë, Jean Paul Sartre

Ne kemi përshkruar realitetin njerëzor duke u nisur nga veprimet negative dhe nga cogito. Duke ndjekur këtë fill rrëfyes, kemi zbuluar se realiteti njerëzor është për – vetja. A është gjithçka e saj e tillë? Pa dalë nga kornizat e përshkrimit reflektiv, ne mund të takojmë mënyra ndërgjegjeje që duket se duke ndenjur në vetvete rreptësisht "për – vete".
2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Shpresa të mëdha, Charles Dickens

Studimi i zhvillimit të personalitetit, kjo është vepra e Dikensit, në të cilën dallohet një thellim psikologjik i tillë që, bashkë me mjeshtërinë shprehëse të zgjedhur të autorit, na lejon të shijojmë gjer në faqen e fundit të librit një rrëfenjë të pasur me ngjarje dhe gjendje pezullie.
1 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P22

Botuesi: Fan Noli

Me shikim të parë, Danielle Steel

Tim O'Nill gjithçka ia detyronte vetvetes. E bukur, e fuqishme, e pasur, ajo krijoi firmën e suksesshme me markën e famshme të veshjeve të gatshme. Ajo e dinte me saktësi se çfarë kërkonte nga jeta dhe e mbushte tërë kohën me punë.
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Idioti, Fjodor Dostojevski

Ky është romani në të cilin mishërohen në trajtën më të plotë parimet krijuese të Dostojevskit dhe ku zotërimi i çuditshëm i subjektit arrin lulëzimin e vërtetë. Në të rrëfehet historia e qartë dhe tejet e dhimbshme e princit fatkeq Mishkin, e Rogozhinit të tërbuar dhe e Nastasia Filipovnës së trishtuar.
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Lufta nuk ka fytyrë gruaje, Svetllana Aleksieviç

Lufta "grarishte" ka ngjyrat e veta, aromat e veta, ndriçimin e vet dhe hapësirën e vet të ndjenjave. Fjalët e veta. Në të nuk ka heronj dhe veprime të pabesueshme, por thjesht njerëz, të cilët kryejnë veprime njerëzish jonjerëzore.
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P15

Botuesi: Fan Noli

Puthja, Danielle Steel

Me një fytyrë serioze, Izabela e ndali për një çast dhe mandej e puthi butësisht në buzë. "Dua të të them se pjesa më e bukur është ajo që kemi bërë deri tani. Kemi dashuruar njëri – tjetrin, kemi qëndruar bashkë, jemi mbështetur ndërsjelltazi... Unë dua gjithçka tënden, Bill. Çdo gjë tjetër që mund të vijë pas kësaj, mund të jetë një dhuratë shtesë, por...
1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Robinja, Marcel Proust

Më përkëdhelej sedra pasditeve kur Albertina zbriste nga karroca dhe kthehej në shtëpinë time. Kënaqësia rritej kur, nga thellësia e gjumit, ajo ngjiste shkallët e fundit të ëndrrave, rilindte dhe përmendej në dhomën time, duke pyetur veten për një çast "kur jam", por teksa shihte sendet që e rrethonin, abazhurin, drita e të cilit i vriste sytë, e quante...
1 400 Lekë
More
Ka mbaruar