Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 2,027 kg

Çmimi

Çmimi

  • 3 Lekë - 4 800 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: CUNEOS
  • Marka: Helga's Secrets
  • Marka: Neraida
  • Marka: OMSCA-1

Botuesi: Neraida

Ditar i shkurtër kufijsh, Gazmend M. Kapllani

Unë i shoh ata me përvëlim, me padurim që të kaloj në anën tjetër, kurse ata më vështrojnë thuajse gjithmonë me armiqësi ose me përçmim. Unë mundohem t’i marr me të mirë, t’i bind se nuk rrezikojnë prej meje, por ata sajojnë gjithmonë ndonjë pretekst për të më përzënë ose për t’iu shmangur një marrëdhënieje të barabartë me mua.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Neraida

Pavijoni 6, Anton Çehov

Pasi humbet pozicionin e tij në spital, doktori zhytet në nihilizëm, derisa më pas detyrohet të bëhet pacient. Ironia më e madhe e tregimit është se kjo ndodh në të njëjtin pavijon.
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Neraida

Më quajnë Ana, Maria Cirita

Besoj se Ai atje lart nuk e ka harruar asnjëherë dhe thjesht kishte ardhur ora për të paguar. Prandaj ula kokën dhe pranova ndëshkimin. Pranova të jetoj e vazhdoj të jetoj, ndërsa vdekja do të qe shëlbim.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Pranë pyllit, Zhaneta Vetro Prifti

Strukturimi i të gjithë librit ndjek një logjikë të kujdesshme që përkon me historinë e saj personale. Dikur fëmija e lumtur, prej një familje të mirë; më pas nxënësja shumë e mirë; adoleshenca me episode të bukura, si ajo me prezantimin që i bën aktori i njohur prej ngjashmërisë...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Neraida

Ditën kur ngriu lumi, Stavros Hristodulu

Jetë paralele, të cilat rastësisht takohen në kufijtë e realitetit të ri athinas. Një e ve gjashtëdhjetëvjeçare që ka lidhje erotike me hungarezin, gruaja e tij me të cilën ai ka një djalë, pasardhësi i një familjeje të fuqishme politike, që ka marrëdhënie me piktorin, një agjent policie dhe një tip i errët i botës së krimit janë personat kyç në një lojë...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Neraida

Virgjëreshat e Vivaldit, Barbara Quick

Pasi i japin bojë dhe letër dhe i thonë t'i shkruajë nënës së saj, ajo nis të rrëfejë vetveten. E ngujuar brenda mureve të ospedale-s, në pallatet e ndaluara të Venecias, në Geton çifute dhe në botën tunduese dhe sensuale të Karnavaleve ajo përpiqet të gjejë se kush është dhe nga vjen.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Hoteli i kujtimeve rinore, Jamie Ford

Dhe ky qëndrim u përkeqësua edhe më tepër nga komuniteti nipoamerikan për shumë kohë pas luftës. Internimi u përjetua si diçka e turpshme dhe e sikletshme. Të ishe i lidhur, ndonëse amerikan, me ata që kishin sulmuar Shtetet e Bashkuara, ishte një temë për të cilën shumë familje nuk donin të flisnin.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: CUNEOS

Majmunët gjahtarë, mishngrënës dhe origjina e sjelljes njerëzore, Craig B. Stanford

Sipas tij, mishi e ka bërë njeriun qenie unike, gjegjësisht gjahu për mish dhe shpërndarja e mishit. Ai bazohet në studimet e reja mbi sjelljen e shimpanzeve dhe majmunëve të tjerë antropoidë, “kushërinjëve” tanë të lashtë hominidë, që nuk ekzistojnë më, dhe shoqërive njerëzore të sotme gjahtarë-mbledhëse, që ende ekzistojnë.
630 Lekë 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: CUNEOS

Pushtete të huaja: Teori e pastër e ideologjisë, Kenneth Minogue

Ndonëse në përpëlitje për të rregulluar jetëne tyre politike dhe kulturore shqiptarët kanë nisur konversacionin edhe me të kaluarën e tyre të afërt. Besojmë se ky studim i profesor Minogue-ut do ta pasurojë atë. Libri vjen me një parathënie ekskluzive të autorit për botimin në gjuhën shqipe.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje