Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,11 kg - 1,2 kg

Çmimi

Çmimi

  • 400 Lekë - 2 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Kategoritë: Botimet e reja 2024
  • Kategoritë: Botime të reja 2019
  • Marka: Botimet Dudaj
  • Marka: Pika pa Siperfaqe

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shoqëria e transparencës, Byung-Chul Han

Teknologjia krijon iluzionin e gjithëpërmbajtjes dhe monitorimit të pandërprerë të informacionit, mirëpo na mungon interpretimi i përshtatshëm për këtë fluks të pandërprerë informacioni. Në këtë manifest, Byung-Chul Han e denoncon transparencën si një ideal të rremë, si mitologjinë bashkëkohore më të dëmshme dhe më të fuqishme.
400 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Kultura dhe shoqëria, Raymond H. Williams

Fjalët kyçe të këtyre ndryshimeve epokale janë: industri, demokraci, klasë, art dhe kulturë. Williams i shqyrton me hollësi këto ide nëpërmjet veprave dhe fushave të larmishme letrare, duke vënë përballë shkrimtarë dhe mendimtarë të kohës. Ai merret me rrymën e romantikëve, grupim intelektualësh e artistësh që nisën të flasin për kulturën për të goditur...
1 200 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Samiu dhe Utopia, Enis Sulstarova

Po ta bëjmë sot të njëjtën pyetje – “Ç’do të bëhet Shqipëria?” – a kemi guximin të ëndërrojmë për një kohë të ardhme ku shqiptarët do të jenë më mirë se sot? Apo nuk duhet të hartojmë “utopi” të reja, sepse tentativa për t’i realizuar do të na shpjerë pashmangshëm në “distopi” të tjera?
640 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mendime mbi shkaqet e lirisë dhe shtypjes shoqërore, Simone Weil

Edhe pse në mënyrë jo rigorozisht sistematike, synim i filozofisë së saj mbeti jeta njerëzore në tërësinë e saj. Ndonëse e shtrirë në pak vite -- vdiq kur ishte 34 vjeç -- veprimtaria e saj letrare përfshin shënime dhe komente mbi klasikët të antikitetit, vëzhgime të holla e të përditshme nga puna në fabrikë, por edhe pamflete dhe ese politike, fetare,...
560 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Le të na bashkojë era, Iva Musaraj

Ajo i shpjegonte se, kur merr ndër duar një gotë verë, ke vënë në punë shqisën e të prekurit. E ndërsa e nuhat, ke përdorur shqisën e nuhatjes. Kur e pi, ke vënë në lëvizje të gjitha shqisat e ndijimit dhe të shijes. Kur e sheh verën brenda gotës, duke e rrotulluar lehtë, ke thirrur shqisën e të parit.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjurmët e mesnatës, Emilian Shabani

Po shkoj, baba, sepse ti më le me një boshllëk, i cili u mbush me çdo të zezë vajtuese, me një të zezë lakuriqe që çirrej për mungesën e veshjeve të përbëra nga kujtimet e kulluara prindërore. Ndryshe nga ti që nuk kuptove kurrë se prindërit nuk i zëvendëson asgjë, unë të lashë kujtim dhëmbët e mi të thyer dhe një pasqyrë të ftohtë, e cila do të...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Në parantezë, Roberto Bolano

"Në parantezë", ese, shkrime, intervista të shkrimtarit dhe poetit Roberto Bolaño (përkthyer prej origjinalit nga Bashkim Shehu). Roberto Bolaño është një nga shkrimtarët themelorë të shekullit XXI. 
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Burri që nuk ishte vrasës, Hjorth&Rosenfeld

Sebastian Bergman-i është një burrë i zhytur në dëshpërim. Ka humbur gruan dhe djalin në cunamin që shkatërroi arkipelagun indian, ka hequr dorë nga puna si psikolog e dizenjues profile-sh psikologjikë, ka rifilluar zakonin e vjetër duke sjellë çdo natë nga një grua të re në shtrat…
1 250 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Libri i dhunës, Arben Idrizi

Dhuna është komplekse dhe ciklike. Kur një individ, grup, autoritet, zgjedh ta ushtrojë, ai mundohet të gjejë, dhe më pas të imponojë, një pretekst për ta justifikuar.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kur prek lumturinë, Sveva Casati Modignani

Ai mund të zgjidhte një institut më me emër, por mësimdhënien e ka pasion dhe të ndihmojë të rinjtë e talentuar në një realitet të ashpër e shpesh zhgënjyes përbën një sfidë që e entuziazmon dhe e pasuron shpirtërisht. 
1 200 Lekë
More
Në gjendje