Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 2,847 kg

Çmimi

Çmimi

  • 0 Lekë - 8 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Cabej
  • Marka: Skanderbeg Books
  • Marka: Titanic

Botuesi: Cabej

Xhonatan Livingston, Pulëbardha, Richard Bach

Një nga klasikët e letërsisë, ky libër me ilustrime u bë i shumëshitur në SHBA në vitet 1972-73. Tregon historinë e një pulëbardhe që është duke mësuar të fluturojë.
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Kur bie nata, Haruki Murakami

Ashtu, nëpër pezullinë e dritës përmbi errësirën, Murakamiia del të zbulojë kudo fosforeshencë, veçmas aureolat rrethnjerëzve, të cilat shkëlqejnë shumë më ndritshëm gjatënatës dhe kur ngatërrohen mes tyre, por që fiken agimevekur zëmë e nisim udhët tona të ndara.
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Si erdhi realizmi socialist në Shqipëri, Ilir Yzeri

Elitat komuniste, në vitet e para të sjelljes në pushtet të diktaturës së proletariatit, i kushtuan një vëmendje të posaçme edhe vlerësimit të traditës, duke ndërtuar një hierarki të re kulturore e artistike. 
1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Procesi: 3k/1988, Arbër Ahmetaj

Jemi në Tiranën e fund viteve ‘80. Një student burgoset. Këtu zë fill një rrëfim tronditës, me një ngjitje mahnitëse deri në mbyllje të librit. Hija e ankthit bie edhe mbi rrethin e miqve të tij. Shpresat fiken.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Gjuetia e ethshme e deles, Haruki Murakami

Jeta e tij ishte si një makth që përsëritet: një tren që nuk të shpie gjëkundi. Por një jetë e zakonshme do të marrë një kthesë të jashtëzakonshme. Ky është një nga romanet më të hershme të Murakamit, një botë plot magji shprehur në një nga veprat më të mira të shkrimtarit më të këndshëm të Japonisë.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Çarli dhe ashensori i madh prej xhami, Roald Dahl

A keni kureshtje të dini si vijojnë aventurat plot humor e fantazi të Vili Vonkës e Çarlit të librit "Çarli dhe Fabrika e Çokollatave"? Të mësoni për Ashensorin e Madh prej Xhami që vozit në hapësirë më mirë se një anije kozmike, me "astronautët trima" Vili Vonka e Çarli Buket?
1 450 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Kulla e Sahatit, Ardian Vehbiu

Dy qytetërime të përkundërta u harlisën rreth saj: i pari që Kullës iu referua e iu rrit përreth pothuajse si për ta mbrojtur, sepse pa të nuk do të gjente dot një arsye për të vazhduar të rritej; dhe i dyti, që Kullën u përpoq ta shpërfillte, ta linte në hije, t’ia zhvishte virtytet simbolizuese, ta linte të thahej në harresë e në heshtje.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Turist në utopi, Rune Ottosen

Çdo shqiptar, i cili një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar në diktaturë, i kujton fare mirë grupet e “turistëve” të rinj të Europës veriore që shpesh, si pjesë e grupeve m – l, silleshin rrotull Shqipërisë në vitet 70’, nëpër kantieret e mëdha të socializmit, të preknin “sukseset” e planeve pesëvjeçare.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Juda, Amos Oz

Është dimri i vitit 1959, në një shtëpi të mugët dhe të vjetër të Jeruzalemit. Aty, në kthinat e saj, fati ka hedhur Shmuel Ashin, një student që e ka braktisur univeritetin dhe është braktisur nga e dashura, dhe që i duhet t’i bëjë shoqëri dhe të kujdeset për të pamundshmin dhe të moshuarin, Gershom Vald.
1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

15 ditë prilli, Anisa Markarian

Në një cep të sallës, një vajzë flokëverdhë e ngritur në këmbë po i bënte shenjë me dorë. Ishte aq trupimët e gjymtyrëhollë, saqë ngjante e parritur. E thërrmueshme, madje. Me një lëkurë të tejdukshme si cipë veze, dy gjinj të porsashpërthyer e një qafë qumështore si kërcell barishtor.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Perfectum trinum, Grup Autorësh

Rreth njëqind poezi të tre poetëve të mëdhenj italianë të shekullit XX, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo dhe Giuseppe Ungaretti vijnë në shqip të përzgjedhura dhe shqipëruara nga poeti i njohurshkodran Zef Zorba, njohës e admiruesi të treve.
1 000 Lekë
More
Në gjendje