Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,046 kg - 250 kg

Çmimi

Çmimi

  • 165 Lekë - 4 860 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Collins Classics
  • Marka: Fenix
  • Marka: Pakti
  • Marka: Pegi
  • Marka: Penguin Classics
  • Marka: Wordsworth Classics

Botuesi: Pegi

Deti i paanë i Sargaseve, Jean Rhys

Antuaneta është një trashëgimtare kreole, një jetime e bukur dhe e vetmuar, që ka lindur dhe jeton në Xhamajkë, në periudhën fill pas ndalimit të skllavërisë. Ajo rritet në këtë parajsë tokësore, ku nuk ka asnjë idil, por vetëm një diell mbytës, një skamje rrëqethëse dhe një padituri vrastare.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pakti

Odin Mondvalsen, Kasëm Trebeshina

Odin Mondvalsen e Kasëm Trebeshinës është vepër unikale e letërsisë shqipe, e cila në mënyrë lapidare arrin ta shpjegojë artistikisht dukurinë e totalitarizmit komunist. Trebeshina ndërton një rrëfim që e nyjëton idenë e shprishjes shpirtërore të individëve dhe të kolektivitetit...
585 Lekë 650 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Pa heronj, pa bujë, Ndriçim Ademaj

Një histori që përshkon dy kohë, dy vende, dy përjetime të ndryshme në dukje të huaja për njëra – tjetrën. Heroi ynë lëkundet mes një dashurie të pavetëdijshme për Sarën dhe kujtimeve gjysmë të trishta – gjysmë gazmore të fëmijërisë së tij në Kosovë.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dora tjetër, Chris Cleave

Ky është rrëfimi me dy zëra i një drame personale, njerëzore dhe shoqërore që ka ndodhur e do të vazhdojë të ndodhë për sa kohë në botë ka varfëri, padrejtësi e luftë. E megjithatë, ky roman lexohet edhe si një rrëfim intim i domethënies së emigrimit, mallit, frikës dhe etjes për liri.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Tea Stilton, Në gjurmët e Tulipanit të Zi

Violeta ndodhet në Holandë për një kurs pikture, kur i ati i shokut të saj, Janit, zhduket në mënyrë misterioze, pasi ka krijuar një lloj të ri tulipani. Tea Sisters i bashkohen shoqes për të hetuar, por një brejtëse misterioze thur tinëzisht komplote për të grabitur lulen e çmuar...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ylber hëne, Emmanuelle Pagano

Adela është shoferja e autobusit të shkollës; çdo ditë ajo sfidon pllajën e lartë malore duke shoqëruar në shkollë disa fëmijë që jetojnë në shtëpi të izoluara. Shtëpi që ngjajnë me "fermën e fundit", ku ajo është rritur, e që një liqen artificial e ka fshirë nga faqja e dheut së bashku me fëmijërinë e saj.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mbiemri i ri, Elena Ferrante

"Mbiemri i ri" është vëllimi i dytë i sagës napolitane, e cila zë fill me romanin jashtëzakonisht të suksesshëm "Mikesha gjeniale". Elena rrëfen historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës, me të cilën njihet që në klasë të parë.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kronikat e Forsajtëve, Shoqëruesja, John Galsworthy

Në qendër të librit është një vajzë e re, Dini, rreth së cilës, përveç frymës së një moderniteti të ri dhe gjithëpërfshirës, vërtiten histori dashurie. Përqendrimi te familja Çerëll ka sjellë një frymëmarrje të re dhe freski, një ritëm të ri, aq sa trilogjia është tejet e këndshme.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh, Edmond Tupja

Siç shihet edhe nga titulli i këtij fjalori, autori ka përfshirë në të lulet, frutat dhe perimet, duke u përpjekur jo vetëm të vërë në dukje tiparet erotike të këtyre tri kategorive, por edhe të provojë se, nga ana fonetike, shpesh emrat e tyre shpalosin ose krijojnë një atmosferë erotike, për të cilën rrëfen edhe një ngjarje krejt të imagjinuar.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Për bukurinë e fëmijës suaj, Pëllumb Karagjozi

Ky libër ka qëllim t'i përgjigjet problemeve të nënave ose të kujtdo që kryen funksionin e nënës, edukatores, pra të kujtdo që mundet, në njëfarë mënyre, të ndihmojë fëmijën të rritet mirë dhe shëndetshëm. Në këtë libër, paraqiten shkurtimisht proceset e rritjes, tek i porsalinduri, te fëmija dhe tek adoleshenti.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar