Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 0,97 kg

Çmimi

Çmimi

  • 2,00 GBP - 17,00 GBP

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Aleph
  • Marka: Dritan Tirana
  • Marka: Fenix

Botuesi: Dritan Tirana

Sekreti i Mhoragës, Shtegu i Ndaluar, vol. 1, Martin Barry

Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit – një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore – nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Çelësat e mbretërisë, Archibald J. Cronin

Ne, Kisha e shenjtë katolike; dhe, në të vërtetë, tërë Kishat e botës së krishterë, ne, pra, marrim pjesë në një luftë botërore. Më keq akoma, e shenjtërojmë. Ne dërgojmë miliona prej bijve tanë fort të dashur në masakër, për të lënë atje jetën, gjymtyrët apo shpirtin, për të vrarë e për t'u vrarë, me një buzëqeshje hipokrite dhe bekimin tonë apostolik.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Abatja e Kastros, Stendhal

E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Kështjella e Kapelierit, Archibald J. Cronin

Kjo histori e famshme e Kroninit është një roman shpirttrazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar, i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Mikrokozmose, Claudio Magris

Claudio Magris, shkrimtar dhe gjermanist, një nga eseistët më të shquar bashkëkohorë dhe një nga studiuesit më gjenialë të letërsisë së Europës Qendrore, trashëgimtar i traditës së madhe kulturore triestine, lindi më 10 prill 1939 në Trieste. Bota e fëmijërisë dhe e adoleshencës së tij është pikërisht Trieste, qytet "kufiri" plurietnik dhe plurikulturor.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Udhëtim pa mbarim, Claudio Magris

Claudio Magris, shkrimtar dhe gjermanist, një nga eseistët më të shquar bashkëkohorë dhe një nga studiuesit më gjenialë të letërsisë së Europës Qendrore, trashëgimtar i traditës së madhe kulturore triestine, lindi më 10 prill 1939 në Trieste. Bota e fëmijërisë dhe e adoleshencës së tij është pikërisht Trieste, qytet "kufiri" plurietnik dhe plurikulturor.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Aleph nr. 21, Deti i bardhë

Kjo është një revistë në shqip dhe në gjermanisht. Ky numër përmban:• Deti, Fatos Lubonja• Vajza me çelës në qafë, Lindita Arapi• Arka e Noes, Khaled Al – Khamissi• Përse shtegtojnë dallëndyshet nga vendet që s'kanë dimër, Arian Leka• Nostalgjia e hidhërimit, Fatos Lubonja
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritan Tirana

Drakula, përshtatje për fëmijë, Bram Stoker

Xhonatan Harkëri dërgohet të takojë një klient të kompanisë së tij në një pjesë të largët të Europës. Kështjella është e shkretë dhe konti është mikpritës tepër i çuditshëm. Por i riu Xhonatan nuk dyshon fare se ai dhe njerëzit rreth tij do të vihen në rrezikun më të madh dhe në llahtarin më të tmerrshëm që dikush mund të përfytyrojë!
5,16 GBP 5,74 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2978

Botuesi: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

E dua Dostojevskin, sepse deformon me koherencë, furi dhe pa masë. E dua Balzakun sepse është vizionar. E dua Kafkën, sepse është realist. E dua Mopasanin sepse është sipërfaqësor. E dua Mansfildin sepse është inteligjente. E dua Fitzxheraldin, sepse është i pakënaqur.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2976

Botuesi: Aleph

Lëng argjendi, Rudi Erebara

U puqën dy skajet e materies,u ndez një dritë e fortë si dyshim,dhe ne vendosëm të ndahemi,dy lëvozhga që rrojnë,mbi ujë të qetë pasdite.Asgjë nuk u mat me humbjen tonë,asgjë nuk u rrit.
5,00 GBP 5,55 GBP
More
In Stock