Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,07 kg - 1,048 kg

Çmimi

Çmimi

  • 0,00 GBP - 31,00 GBP

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: AIIS - Tirana Times
  • Marka: Mitrush Kuteli

Referenca: SKU001192

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Biseda me Jorge Borges

Në këto pyetje – përgjigje për radion argjentinase, ai nuk vjen si një shkrimtar i moshuar i mbushur me nderime, por si një njeri në kulmin e zgjuarsisë së tij, erudit dhe tërheqës, që përgjatë tridhjetë bisedave ngacmuese, do të zbulojë pak nga pak fushën e gjerë të refleksioneve dhe frymëzimit të tij.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Curvid19, Pandi Laço

I shkruar në periudhën e karantinës në muajt e parë të vitit, “Curvid19” është një kronikë e jetës së personazhit kryesor, Nikut, në ato pak javë të shpërthimit të pandemisë, kur ende askush nuk e dinte se me çfarë kishte të bënte.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Dama maç, Aleksandër Pushkin

Kur u zgjua ishte vonë; psherëtiu për pasurinë fantastike që kishte humbur, doli përsëri të bredhë nëpër qytet dhe prapë u gjend përpara shtëpisë së konteshës. Sikur një fuqi e panjohur e hiqte andej.
7,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Dije të heshtura, Astrit Lulushi

Dy nocionet e titullit: “Dije” dhe “Heshtje” përmbajnë në vetvete sa modesti, aq edhe urtësi, maturi, pjekuri. Janë dije vërtet të heshtura, të qeta, por edhe që flasin shumë.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001159

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Diktatorët e Ballkanit, Bernd J. Fischer

Në këtë vëllim, autori ka paraqitur regjimet autoritare që janë vendosur në Ballkan përmes pasqyrimit të krerëve të këtyre regjimeve. Autori ka përshkuar një horizont të gjerë kohor, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, nga vendosja e diktaturave të djathta mbretërore deri në mbizotërimin e tiranisë sipas modelit stalinist.
12,33 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2218

Botuesi: Mitrush Kuteli

Ditar i ekonomistit, Mitrush Kuteli

Mitrush Kuteli është një nga ata të paktët të djalërisë shqiptare që nuk u përdhosën e nuk u demoralizuen nëpër ngjarjet e ndryshme politike shqiptare. Ma fort, M. Kuteli u diftue i pamëvarun objektiv dhe kryedrejt edhe aty ku do të ishte pasë rasti dhe interesa me u diftue pak më i përvujtun dhe ma "tregtar".
6,38 GBP
More
Ne gjendje