Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv

Botuesi: Zenit Editions

Zonja Eduarda dhe tregime të tjera, Georges Bataille

Georges Bataille mbetet një nga figurat më të shquara të letërsisë së shekullit të XX – të, aq shumë ai u përpoq nëpërmjet studimit kritik të ligjërimit të shkruar – i cili sipas tij nuk mund të jetë veçse prometean – të jetojë nën shkapërthyerjen e furishme të rregullave, eksperiencën e skajshme, dhe asaj që një njeri "di prej faktit të të qenit".
400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Histori e syrit, Georges Bataille

"Histori e syrit", roman i shkrimtarit francez Georges Bataille (1897 – 1962), botuar për herë të parë më 1928 fshehtas me pseudonimin Lord Auch. Ky libër është fryt i një psikanalize, ai duhet konsideruar jo aq një përligjje sesa vetë shenja e një domosdoshmërie, që e ka shtyrë autorin ta verë veten në rrezik në librin e tij ashtu siç bën toreadori në...
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Numri zero, Umberto Eco

Një redaksi që mbledh lajme dhe që përgatit një gazetë të përditshme, e cila më shumë sesa informacionit i kushtohet shantazhit, hedhjes baltë ndaj të tjerëve, për interesat e ulëta të botuesit të saj.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood

"Rrëfenja e shërbëtores", i vendosur në një shtet totalitar, të bazuar mbi kontrollin e trupit femëror, eksploron tematikën e nënshtrimit të femrës dhe të manipulimit të masave nga politika e etur për pushtet.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fëmijët e mesnatës, Salman Rushdie

Selim Sinai ka lindur fiks në orën 00 të datës 15 gusht 1947, pikërisht në çastin kur India u bë shtet i pavarur. Lindja e tij u prit me fishekzjarrë dhe brohoritje të turmave dhe u përshëndet nga vetë Kryeministri Nehru. Më pas, tek rritet, Selimi kupton pasojat ogurzeza të kësaj rastësie.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Stacioni në horizont, Erich Maria Remarque

Kajin e mbërtheu një shqetësim, papritmas ndjeu se teksa qëndronte ulur këtu, gjysmë – indiferent, minutat dhe sekondat e jetës së tij iknin pa kthim, ndërkohë diku mes tyre rridhte e heshtur rrëkeja e Kohës, enigmatike dhe e frikshme në rrëshqitjen e saj të pandalshme të tejdukshme, si rrjedha e pamëshirshme e gjakut nga plaga.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Thuamë se më dashuron, Erich Maria Remarque

Thuamë që më do, duamë e thuama këtë. Kemi shumë gjëra për të arritur e këtë do ta përsëris pa u lodhur, o ti, vela ime e vogël dhe e bukur që vrapon nëpër detin me ngjyrë të verës së errët, fluturo dhe eja tek unë. Era fëshfërin në gjethet e pemëve e më thotë se pikërisht koha e lashtë e yjeve na hodhi në krahët e njëri – tjetrit.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi përrallën, Italo Calvino

Në këtë përmbledhje esesh kritike me temë përrallën, autori shkruan mbi një sërë botimesh e përmbledhjesh me përralla nga e gjithë bota: përrallat afrikane e italiane, si dhe përmbledhjet e ndryshme europiane (vëllezërit Grimm, Ch. Perrault, W. B. Yeats, V. Propp, etj.).
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Abacia e Northhangerit, Jane Austen

Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Megjithatë, ka një dashuri të madhe, letërsinë, dhe një pëlqim të tepruar për romanin gotik, i cili në kohën e saj ishte tej mase i përhapur.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje