• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit At Zef Pllumi

Vepra e plotë e At Zef Pllumit risillet në treg nga Botimet Françeskane

Pas disa vitesh mungese, vepra e mrekullueshme e At Zef Pllumit, një shkrimtar unik i periudhës së pas rënies së komunizmit është rikthyer në qarkullim.

Veprat e At Zef Pllumit patën një rrugë jo të lehtë në letërsinë shqipe. I fundmi i françeskanëve të mëdhenj shkroi pas viteve '90 pas dekadash të tëra të kaluara në burgje, në një gjuhë që ishte pothuajse e harruar, në gegnisht. Shkrimet e tij janë një lidhje e mrekullueshme me gjysmën e letërsisë shqipe që u ndalua të qarkullojë për shumë dekada, aq sa në shumë raste, u bë e palexueshme për shqiptarët që u rritën me standardin letrar. Por ndërsa Gjergj Fishta, At Anton Harapi e të tjerë kërkojnë pak më shumë mund për t'u lexuar sot, At Zef Pllumi ka përdorur gegnishte lehtësisht të kuptueshme edhe për ne.

Përveç të qenit një urë lidhëse mes letërsisë para komunizmit dhe kohës sonë, At Zef Pllumi është gjithashtu një monument i memories kombëtare. Ai na flet për ngjarje të pakëndshme, por me një sens të jashtëzakonshëm humori për të na mësuar historinë e asaj që ndodhi dhe për të na shtyrë të kuptojmë se çfarë nuk duhet të lejojmë që të na përsëritet.

Rrno vetem per me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Ndër botimet ma të çmueshme që nuk na len të harrojmë të keqen që shkaktoi komunizmi në Shqipni, asht vepra monumentale "Rrno vetëm për me tregue" e P. Zef Pllumit. Rrno vetëm për me tregue paraqet vuejtjen e P. Zef Pllumit, kalvarin e Kishës Katolike, mundimet e françeskanëve dhe të krejt popullit shqiptar.Lexo më shumë:

Saga e femijnise, Dhete vjet liri, Zef Pllumi. Lexo më shumë:

Ut heri dicebamus, Zef Pllumi, Publicistika. Lexo më shumë:

Frati i pashallareve Bushatli te Shkodres, At Erasmo Balneo, Zef Pllumi

Shekulli i 18. Një prift italian niset me mision në Shqipëri. Ai mban një ditar nga jeta e përditshme duke na dhënë një informacion të rallë nga njerëzit e zakonshëm të asaj kohe si dhe nga jeta e Bushatllinjve, familjes së pashallarëve të Shkodrës.

Dorëshkrimi i tij humbi gjatë kohës së komunizmit, kur biblioteka e madhe e Françeskanëve në Shkodrër u plaçkit. Për fat të mirë, një prift i ri, At Zef Pllumi, e lexoi para se të humbte.

Dekada më vonë, At Zef Pllumi e kërkoi ditarin e At Erasmo Balneos nëpër arkiva, por pa sukses. Ai vendosi të shkruajë çfarë mbante mend dhe solli këtë libërth të mrekullueshëm, të mbushur me humor të zi. Lexo më shumë:

 

Franceskanet e medhaj, Zef Pllumi

Ky libër përmban biografitë që At Zef Pllumi shkroi për disa prej françeskanëve të mëdhenj.

• Kur u njoha me Fishtën

• Nji vorr për At Gjergj Fishtën

• At Shtjefën K. Gjeçovi për fe e atdhe

• At Pal Dodaj, diplomati i paemnuem por i dashtun nga të gjithë

• At Ambroz Marlaskaj, mbrojtës i lirisë njerëzore

• Vinçenc Prenushi i dashtun, i përzemërt, i qeshun e bujar

• At Marin Sirdani, studiues i historisë së popullit

• At Anton Harapi, shkrimtari e oratori

• At Justin Rrota, gjuhëtar i shquem

• At Martin Gjoka, muzikant i palodhun

• At Bernardin Palaj dhe origjina e ciklit të Kreshnikëve Legjendarë

• At Donat Kurti, vjollca e letrave shqipe

• At Benedikt Dema, enciklopediku

• At Gjon Shllaku, filozofi sociolog

Lexo më shumë:

 

Para nji mije vjetve, Lisi Mali (Zef Pllumi)

• Para nji mijë vjetve

• Martesa e Sokol Halilit

• Martesa e Gjeto Basho Mujit

Lexo më shumë:

Filtrat aktiv

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...

Çmimi 2 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000356

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Histori kurrë e shkrueme, At Zef Pllumi

Të botuara veçmas ose në organe si revista "Hylli i Dritës", gazeta "55" etj., të pesë "veprat" e kësaj përmbledhjeje të re, - Historia kurrë e shkrueme, Franceskanët e mëdhaj, Ut heri dicebamus, Frati i pashallarëve Bushatli dhe Njerz fisnikë, - vijnë tani jo thjesht të puqura në këtë botim.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000846

Botuesi: Onufri

Keshtu foli At Zef Pllumi me gazetaret

Përmban intervista të përzjedhura me gazetarët: Ilir Yzeiru, Bardhyl Matraxhiu, Iliriana Stringa, Ilirian Agolli, Dom David Gjugja, Gjergj Meta, Belina Budini, Estela Ziu, Blendi Fevziu, Elsa Demo, Alqi Kociko, Dhurata Shehri, Milena Selimi, Persida Asllani dhe Ben Andoni.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi

Ndër botimet ma të çmueshme që nuk na len të harrojmë të keqen që shkaktoi komunizmi në Shqipni, asht vepra monumentale "Rrno vetëm për me tregue" e P. Zef Pllumit. Rrno vetëm për me tregue paraqet vuejtjen e P. Zef Pllumit, kalvarin e Kishës Katolike, mundimet e françeskanëve dhe të krejt popullit shqiptar. Ky libër është jashtë botimit, por vepra e At...

Çmimi 2 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botime Franceskane

Françeskanët e mëdhaj, Zef Pllumi

I fundmi i françeskanëve të mëdhenj, At Zef Pllumi, jep në këtë libër të dhëna biografike dhe kujtime nga plejada e priftërinjve që i dhanë jetë kulturës kombëtare, nga Gjergj Fishta te Shtjefën K. Gjeçovi, nga Justin Rrota te Donat Kurti. Ai rrëfen gjithashtu edhe historinë e gërmimeve për gjetjen e varrit të Gjergj Fishtës, shkatërruar nga komunistët...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje