Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv

HomeLand, Albania’s hidden gems, Fation Plaku

Në Shqipëri jam ngjitur jo vetëm në shumicën e majave më të larta, por kam zbuluar në këtë rrugëtim vende të një bukurie natyrore të rrallë të tokës, detit, ajrit dhe të trashëgimisë kulturore, të cilat jam përpjekur t'i pasqyroj tek ky album fotografish.
5 500 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Brizhitë Makron, E dëlira, Maëlle Brun

Në çdo etapë të rrugëtimit të saj bie në sy «me të njëjtën shpejtësi» që do të kthehet në markën e prodhimit të të shoqit. Kjo shpjegon pjesërisht faktin se përse zonja e parë mbetet enigmatike, me gjithë mbi mediatizimin e saj. 
700 Lekë
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Poezi të zgjedhura, Tadeusz Rozewicz

Përveç poezive, të qëmtuara me kujdes dhe që përfaqësojnë faza të ndryshme të krijimtarisë së këtij autori, botimi "Tadeusz Rozewicz – Përmbledhje poezish" shoqërohet edhe nga dy tekste që vihen në ndihmë të lexuesit për të komunikuar më mirë me krijimtarinë dhe për të pasur në duar disa çelësa.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Në kërkim të këmishës së humbur, Arian Leka

“Në kërkim të këmishës së humbur” është një libër me 10 ese të shkruara plot elegancë, forcë dhe imagjinatë mbi Shqipërinë – “vendin e çuditshëm” që, më shumë se sa realitetin socialist, mëtoi të krijonte një mitologji të fshehur pas Perdes së Hekurt.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Legjendat më bukura, Arian Leka, vol. 2

Ky libër vijon disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian, të cilat fillojnë me vëllimin 1. Pas miteve rreth perëndive të Olimpit, historia ndjek jetën e Prometeur, që u vetësakrifikua për t’i dhënë fund diktatit të kryezotit.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Legjendat më bukura, Arian Leka, vol. 1

Ky libër çel gjerdanin e botimeve mbi disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian. Do të gjejmë këtu disa nga rrëfenjat më të bukura, të cilat na kanë mahnitur, na kanë shtangur, tmerruar dhe zbavitur prej shekujsh.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botart

Pa shqetësime, Lily Murray

Një libër aktivitetesh për fëmijë e të rinj të vetëdijshëm, ku mund të ngjyrosin dhe karikaturojnë për të qenë më të lumtur, të qetë dhe me besim te vetja. 
700 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Dita e çmendur e profesor Kantit, Jean Paul Mongin

Çfarë mund të njoh? Çfarë duhet të bëj? Çfarë më lejohet të shpresoj? Në Kënigsberg, profesori i rreptë Kant, u përgjigjet këtyre pyetjeve si edhe disa të tjerave, gjatë një dite aq të çmendur saqë harroi shëtitjen e tij...
700 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Shkëndijat e Albert Ajnshtajnit, Frederic Morlot

Në 1896, djaloshi Albert Ajnshtajn kishte marrë përsipër të ndriçonte Panairin e Mynihut. Por kjo ndërmarrje përfundoi me një katastrofë dhe duke kaluar nga aventura në aventurë atij do t’i duhet të sfidojë ligjet e universit. 
700 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Rrëfimi i Shën Agustinit, Jean Paul Mongin

Agustini, mjeshtri i parë për retorikë në Romë, e kishte zemrën bosh dhe të trazuar. Duke shëtitur botën, ai kërkonte gëzimin tek nderimet, argëtimet, gratë; por, brenda në veten e vet e priste Zoti.
700 Lekë
More