• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Besnik Mustafaj

Filtrat aktiv

Botuesi: Toena

Bishti i kometës, Besnik Mustafaj

Lidhur me sa thuhej për Berishën, rrethanat e kishin sjellë që unë të isha dëshmitari i vetëm i fillimit. U desh një kohë e gjatë që në kokën time të zinte pak nga pak fill një dyshim, i cili nuk kishte kurrsesi të bënte me ndonjë gabim të kujtesës, por me diçka shumë më të rëndë: Mos vallë edhe unë vetë kam qenë i manipuluar?

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Boshi, Besnik Mustafaj

Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo: e para, dashuria e Ana B.-së dhe Agronit në një dhomë hoteli, ku afshi i ngrohtë njerëzor shkrin jo vetëm akullimin stinor dimëror, por edhe vetë atë të kohës së "ngrirë"; e dyta, ndodhia e vdekjes së Ana B.-së dhe minatorëve.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Daullja prej letre, Besnik Mustafaj

Daullja prej letre është një roman me një strukturë ndryshe, në formë mozaiku, ku brenda një mendimi gjithëpërfshirës që shigjeton diktaturën dhe e përqesh atë, gjejnë strehë 9 rrëfenja të ndryshme e të mëvetësishme, si nëntë rrathë të ferrit.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Autoportret me teleskop, Besnik Mustafaj

Nuk do të mund ta shkruaja këtë paragraf qoftë edhe duke zgjedhur gjuhën më asnjanëse, duke i dhënë edhe personazhit një emër pa ngjashmëri në asnjë germë me emrin tim. Nuk do të arrija të çlirohesha nga mendimi se lexuesit do e dinin që aty isha unë vetë e jo ndonjë pjellë e mendjes së nxehur të shkrimtarit Besnik Mustafaj.

Çmimi 0,02 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Vera pa kthim, Besnik Mustafaj

Kjo poemë për dashurinë e munguar është pikërisht malli i pashuar, harmonjës, i femrës ndaj mashkullit, i gruas ndaj burrit, i barkut që kërkon frytin e shumëdëshiruar prej një burri, të Vetmit dhe të Askujt tjetër. Vetëm dashuritë e mëdha janë të pazëvendësueshme

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

366 rrëfenja për të ndjellë gjumin, Besnik Mustafaj

Vetëm një pyetje nuk shtrohet në këto rrëfenja e, rrjedhimisht, nuk merr as përgjigje: nëse njeriu ka të njëjtin karakter si në ëndrra edhe në zhgjëndrra. Sidoqoftë, treshja e dijetarëve vazhdon të jetë fatmirësisht në vlugun e hulumtimeve të veta dhe me siguri që do të zgjerohen edhe në këtë drejtim.

Çmimi 13,53 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ëndrra e doktorit, Besnik Mustafaj

Doktor Adhamudhi, i lindur për teatër një shekull më parë, vjen si protagonist i një romani bashkëkohor për të mishëruar oportunistin e shtirë në idealist, i cili beson se të gjitha mjetet janë të përligjura për arritjen e qëllimit, që është përvetësimi i historisë kombëtare për t'i dhënë vetes, njëherësh, edhe lavdinë e madhe, edhe pasurinë e madhe.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Një sagë e vogël, Besnik Mustafaj

Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose Kosovë - emri nuk përmendet.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Letrat e mia kredenciale, Besnik Mustafaj

Nëpërmjet këtij librin do të njihni Besnik Mustafajn dhe të vërtetat e tij të çuditshme, që nis me një vizatim burri për fëmijën e dikurshëm dhe ndalet te fotografia e të sotmes kur fëmijën brenda burrit e ka zbehur shkurtimi i kohës që i është dhënë për të jetuar...

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje