Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Hana, Elvira Dones
  • Hana, Elvira Dones

Hana, Elvira Dones

Botimet Dudaj

"E kështu, pra, zoti Doda, ju qenkeni poet." Pyet bashkudhëtari që për nëntë orë rresht të fluturimit me avion ka qenë ulur përbri Hanës. Radha e udhëtarëve që presin t'i kalojnë kontrollit të pasaportave në aeroportin ndërkombëtar të Washingtonit i shëmbëllen një gjarpri të lodhur.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Hana
Origjinali: Hana
Gjinia: Roman
Autori: Elvira Dones
Shqipëroi: Roland Sejko
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 224
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-229-1

Fragment nga libri

"E kështu, pra, zoti Doda, ju qenkeni poet." Pyet bashkudhëtari që për nëntë orë rresht të fluturimit me avion ka qenë ulur përbri Hanës.
Radha e udhëtarëve që presin t'i kalojnë kontrollit të pasaportave në aeroportin ndërkombëtar të Washingtonit i shëmbëllen një gjarpri të lodhur.

"Jo tamam ashtu," përpiqet të buzëqeshë ajo.
"Por shkruani poezi, me sa kuptova. E duhet të jenë edhe të bukura, ma merr mendja."
Pika poezisë sime, thotë ajo në heshtje. E zhvendos vështrimin gjetkë. Një grua po jep e merr me buzëkuqin, burri e sheh me një neveri të lehtë duke rrahur me gishta pasaportën. Hana e skedon skenën nën zërin burrë i çdashuruar, grua që e gënjen mendja, armëpushim bashkëshortor në prag të skadimit.

Pika poezisë sime, përsëdyt gojëkyçur me veten. Ç'dreqin shkova e i thashë që shkruaja? Burri vazhdon ta zhbirojë me sy. Kot e ke, mendon e bezdisur, s'ke për ta kuptuar, truri yt prej mendjendrituri s'mbërrin dot deri aty. Hana shtron me dorë kostumin. Xhaketa i rri e madhe, por jo dhe aq.

Burri s'ia kishte ndarë sytë me të njëjtën kureshtje edhe gjatë fluturimit.
"Kjo është kartëvizita ime," i thotë tani. "Po qe se keni nevojë për gjë, ndonjë të dhënë mbi kryeqytetin, ndonjë këshillë. Kur nuk jam duke udhëtuar nëpër botë apo nuk qëndroj në shtëpinë e Gjenevës, më gjeni në Washington. Shkurt, në rast nevoje mos u druani të më kontaktoni, zoti Doda, do t'ju ndihmoja me kënaqësi."

I lë në dorë kartëvizitën dhe i përkushtohet valixhes së vet. Këpucëve. Celularit, që e ndez. Më vjen keq, thotë Hana në heshtje. Lexon emrin në kartëvizitë: Patrick O'Connor. Qenka me origjinë irlandeze. I bëhet qejfi. Perëndi, mendon, me hundë gjendemi ne malokët.

Ndjen që i kruhet gjoksi i majtë. Lëviz trupin me sa mundet duke u rrekur të lehtësohet pa përdorur duart. Gjoksi e bezdis që tash e një vit, qëkur mori green card-in amerikan dhe vendosi të emigrojë.

"Zoti Doda, duhet të bëni përpara," i tërheq vëmendjen Patrick O'Connor, duke i treguar kthinën e ngushtë të kontrollit të pasaportave.
Hana i jep një të shtyrë bagazhit të dorës që e ka vënë përtokë mes këmbëve. Këpucët e murrme duken si dy arushë në letarg.

"Përse keni ardhur në Shtetet e Bashkuara, zonja Doda?" e pyet nëpunësi ndërsa i hap pasaportën. Është tejet vonë për t'u kthyer mbrapsht. Fshati e di që ai është nisur, dhe se ka ikur me pasaportën e rregullt si grua.

Fshati kishte këqyrur, vëmendshëm e zhbirueshëm. Kishte vënë re edhe veshjen e ditës së lamtumirës, por pa shqepur fjalë. Ishin kohë të errëta, njerëzit s'kishin fuqi për të çuar dëm, lavdia e dikurshme qe shëmtuar nga lehjet dhe të pëgërat e qenve të rrugës. Tallash historie, kuisje gangsterësh që e mbanin veten për komitë të ndershëm, perëndime dielli që vononin të zbrisnin nga frika mos i ulte ndenjun mortja.

Patrick O'Connor – tashmë i paduruar, me ritmin e jetës moderne shkruar në ballë – zgjat dorën. "Zoti Doda, ishte kënaqësi që fola me ju. Më vjen keq që nuk keni ende një numër telefoni këtu. Shpresoj që para se të kthehem në Shqipëri ta gjejmë mundësinë të këmbejmë përsëri dy fjalë. Bëhuni i gjallë, e kam vërtet. Atëherë, ju vaftë mbarë."

Hana zgjat dorën e druajtur dhe rrok gjallërinë e bëshme të tjetrit. Që po ndahen, i vjen disi keq. Për nëntë orë aty në qiell ai njeri kish qenë shpëtimi i saj. Një pjesë të kohës O'Connor e pat kaluar duke rrahur tastierën e një kompjuteri të bardhë të mrekullueshëm, me një shenjë molle të kafshuar në kapak, mbrrokull e hatashme, pat menduar Hana. Pastaj ia kishte zënë të fliste me të. Ishte njeri i muhabetit e mbi të gjitha pa dorashka në të folur.

"Dhe më telefononi, eh?" thërret O'Connor duke ikur. "Me siguri që mund t'ju duhem."
Ajo kalon kontrollin e parë të pasaportave dhe psherëtin e çliruar. E drejtojnë për nga zyra ku duhet të kryejë të tjera formalitete. Është një dhomë me mure kartoni, gjysmë e zbrazët. Fjalori i saj i varfër mezi i gjen fjalët për pyetjet e nëpunësit, por burri është i durueshëm dhe Hana i është mirënjohëse për këtë.

"Mirëserdhët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zonjë," i thonë më së fundi. "Këtu mbaruam punë. Mund të shkoni." Ajo ia beh drejt banjës, dhe hidhet me kokë mbi një nga lavamanët. Fytyra në pasqyrë është eshtake. Hana zhvendos vështrimin dhe ia drejton një burri që po pret të hyjë në njërën prej kthinave. Të tjerë burra, shkujdesur e ngutur, përdorin urinoret. Dera qendrore e banjës hapet e mbyllet nën ritmet e rrëmujshme të hapave të udhëtarëve.

Merr frymë me shpresën që të zbusë panikun. Familja e pret në anën tjetër të derës së daljes. Është kushërira e saj Lila dhe Shtjefni, i shoqi, me Jonidën, vajzën e tyre të cilën Hana e ka parë foshnjë, njerëz të tjerë nga fshati që kanë mërguar vite më parë, krenarë që janë amerikanë, siç i kanë shkruar në letrat e tyre plot gabime drejtshkrimore. Vijnë nga konté të ndryshme të një shteti që quhet Maryland, e nga Virginia, e nga Pennsylvania, dhe madje edhe nga njëfarë Ohio.

Hana ka kaluar orë të tëra para hartës së Shteteve të Bashkuara, por fantazia i është bërë ujem përballë një hapësire kaq joreale. Amerika është e paanë. Hana ka jetuar në një fshat me dyqindetetëdhjetë frymë.
"Dil tani," i thotë vetes thuajse me zë, "e bëhu burrë."

Është çka po pret prej saj gjithë klani. Duan të shohin më në fund çka kanë lënë pas vite të shkuara: një të ri të thinjur nga pesha e detyrës, një të afërm të dashur, sadoqë i çuditshëm. Ardhja e Markut duhet t'i afrojë me malet, me erën e plehut, me krismat e pushkëve, me tradhtinë, me këngët, me plagët, me gomarllëqet, me lulet, me ngashënjimin e monopateve që të ftonin të gremiseshe, me dashurinë.

Ajo i jep një të shkundur mendimeve. Banja e Dulles International Airport është aq e vërtetë dhe e prekshme, ndërsa ajo ndihet tepër e huaj aty brenda. Edhe dëshira e saj për t'u bërë njeri normal, këtu i duket e largët. Duhen një palë koqe prej burri të vërtetë për t'i bërë ballë kësaj pune, mendon. Një palë koqe të mëdha, që ajo nuk i ka. E madje më shumë. E pse koqet? Pse? Përse mua?

"Dil nga kjo banjë," i thotë vetes. "Dil që këtu, pash zotin!"
"Ju nevojitet gjë, zotëri?" pyet një zë nga e majta.
Kthehet. Është një çunak, tek të katërmbëdhjetat, ndoshta më shumë.
"Ndiheni mirë?" këmbëngul me mirësjellje, me një anglishte që asaj i duket më familjare.
Hana kapërdin pështymën, buzëqesh, drejton trupin e mbështetur mbi lavaman.

"Jo, isha humbur në mendime. Faleminderit, mirë jam..."
Çunaku e këqyr, më pak i sigurt se në fillim. Një burrë – duhet të jetë i ati pasi i ngjan sa s'ka ku të vejë më – del nga njëra prej kthinave, i afrohet çunit dhe i mbështet një dorë mbi shpatull.

"Gjithçka në rregull, Hikmet?" e pyet.
Djali nuk ka asgjë prej turku në fytyrë, as prej arabi, është gati biond, ndërsa i ati jo, fytyrën vërtet e ka më të lëmuar, por tiparet i ka të prera e të errëta.
"Ky zotëria nuk ndihet mirë," thotë Hikmeti.
"Mirë jam," ngutet ta sigurojë Hana. "Hikmet? Është emër i bukur. Është turk, apo jo?"

I ati – ndoshta biznesmen, ia këput me mend ajo – s'është dhe aq i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të të panjohurit.
"E ju nga e dini?"
"Unë jam nga Shqipëria, prandaj," sqaron Hana.
Për një grimë burri mat, peshon, i lëshon asaj një copë besimi falë fjalës Albania që e njeh mirë, pastaj mëdyshet prapë.

"Arnaut," thotë turqisht.
"Albanian," ia kthen Hana.
"Ne jetojmë në Londër. Vij shpesh në Amerikë për biznes e kësaj here mora dhe Hikmetin me vete."
Ajo nuk di ç'të thotë. Anglishtja e vet e varfër vë në siklet. Djali është gati te dera.
Hana bën me kokë.
"Ju vaftë mbarë."
"Edhe juve."
Atë e bir dalin.

Edhe më kohë kalon para se ajo të mbledhë mendjen për t'u bërë ballë të afërmve. Del nga banja si një i dënuar me vdekje, si një budallë të cilit i ka regëtirë një grimë ftillimi.

Krahë valëviten në erë, dëgjon një zë femëror që ulërin axha Maaark. Syri i kap bishtin kanosës të një qeni rojë mbajtur me rrip nga një burrë në uniformë. Lila, kushërira, i hidhet Hanës përsipër dhe e mbështjell në një vorbull të trazuar.

"Ç'kemi kushërirë?" thotë Hana.
"Po ku ishe? Ku ishe? U trembëm mos të hapën telashe e të kthyen mbrapsht."
"E pse do më kthenin?"
"Ku di unë. Gjithë udhëtarët që vinin nga Zurichu kanë dalë me kohë."
"Ja ku më ke, Lila."
"Falë zotit."

Hana u kthehet të tjerëve.
"Tungjatjeta, bre burrë," përshëndet Shtjefnin, të shoqin e Lilës, duke e përqafuar me sa fuqi ka.
"Axha Mark, jam Jonida, a s'po më njeh?"
"Jonida moj, sa qenke rritur."

Porosisin të gjithë kafe që ua sjellin në ca gota të shpifura plastike. Është kafe e pikëlluar, një lëngëtyrë me shije lluce. Kafe si kjo Hana e ka pirë nja dy herë në Shkodër, mejhanet kursejnë kafen se s'i dihet ç'ndodh: sot edhe mund të furnizohesh matanë kufirit, në Mal të Zi apo në Kosovë, ndërsa nesër çdo gjë mund të ndryshojë. Në Tiranë po, aty gjen gjithçka, por Tirana është larg dhe e pakapshme.

Jonida e zhbiron Hanën me sy. Po pi një lëng portokalli duke gjerbur me zhurmë dhe Lila e qorton.
"Axha Mark, tani po e marr vesh," thotë e vogla pas një grime. "Tani po, që po i bie në të."
"Për çfarë?"
"Që je vërtet tip i çuditshëm."
"Ashtu, ë?" Hana vë buzën në gaz. Lila tund kokën si për të kërkuar ndjesë. Shtjefni ngurtësohet.

"Ashtu, posi," vazhdon mësymjen Jonida. "Rrobat duket sikur i ke marrë borxh. Këtu në Amerikë njerëzit nuk veshin gjëra kaq të çuditshme. Dhe qenke edhe qose."
"Jonida, mbylle gojën," i lutet Lila. "Ç'të gjeti kështu? Të pata thënë të silleshe mirë ndërsa ti..."
"Po e bezdise edhe më axhën, i ktheu thembrat e iku," kërcënon Shtjefni jo dhe aq me bindje.

Jonida zë e qesh, mbledh supet, kokëlartë e kokëfortë. Pali, njëri prej të afërmve, gromësin rëndshëm, Sanijes, së shoqes, i bie celulari.
"S'ka ku shkon," ia nis prapë e vogla, "kot e ke, o babë. Me çfarë parash do kthehet? Bileta kushton një djall e gjysmë."
Qesh prapë. Dy gropëza të mrekullueshme i shendojnë faqet. Është shumë e bukur, ndryshe nga ç'e pat përfytyruar Hana.

"Pa më thuaj, axha Mark, e vërtetë është që nuk ke më para për t'u kthyer?"
"Ëhë."
"E vërtetë është që Shkodra tani ta shpif?"
"E vërtetë edhe kjo."
"E vërtetë që gjysma e njerëzve nga fshati ynë ka ikur jashtë shtetit?"
"E vërtetë, po."
"E vërtetë është që ty s'të mbin mjekra?"

Sanija çohet nga tryeza dhe largohet të mbarojë telefonatën. Lila skuqet, Shtjefni turfullon. Pali strehon sytë te thonjtë që i ka lënë pas dore, Rudina dhe Nikolini janë bërë akull.
"Shumë gjëra ditke për Shqipërinë ti, eh?" bën t'i bishtnojë Hana.
"Interneti. E di ç'është interneti?"
"E kam një farë ideje."
"Po mjekër ama s'ke fare!"
"Jo, mjekër s'kam."

Gratë e depërtojnë Hanën me vështrime. Lila buzëqesh dhe i jep zemër duke murmuritur por pa ia përmendur emrin, edhe pse në telefon e në letrat e ka thirrur gjithmonë e dashur motër Hana. Ajo ndihet e qetë, tani. Të afërmit nuk i japin bezdi, yrti i pritjes po.

"Kam bërë pilaf me mish pule dhe një ëmbëlsirë me çokollatë," i pëshpërit Lila. "Është ëmbëlsirë nga ato që bëjnë këndej," shton me krenari.
Pret lavdërimet e Hanës, e cila llomotit diçka të llojit ah-po-sa-e-zonja-që-je.
"Axha Mark, do të flesh në kuzhinë," i tregon Jonida. "Kështu duhet edhe të durosh babin që zgjohet natën për të pirë cigare e për të ngrënë."
"Shtjefnit s'i merren vesh oraret, herë herë zgjohet në tre a në katër të mëngjesit. Nuk e zë gjumi si gjithë bota, e pastaj çohet e ha e pi cigare. Jemi pak ngushtë në shtëpi, ta thashë edhe në telefon, apo jo? Por ti s'ke pse e vret mendjen."

Si u dukem këtyre unë? Pyet veten Hana duke fikur cigaren. Vëren nënë e bijë, nuk ngjasojnë me shoshoqen. Lila është shëndoshur, por fytyra ia ruan ende hirin e dikurshëm. Ka flokë të praruar, sy therës bojë qielli, e gjatë dhe e bëshme, me dhëmbët çuar dëm si pjesa më e madhe e shqiptarëve. Po të mos kish lindur e varfër e mes maleve, do të ish bërë shumë e bukur. Jonida e ka shikimin të errët e të nxehtë, flokë të gjatë ndarë në mes, qerpikë të dendur, gojë të madhe, hundë të drejtë, ballë të hijshëm. Është grua e sapoçelur, po të mos i kishte mollëzat ende fëminore, të mbushura e të hutuara.

"Mark, vëlla, ikim pra?" pyet Shtjefni. "Me këtë trafik, do na duhet një orë sa të mbërrijmë në shtëpi, e ti do jesh i lodhur nga ndryshimi i orëve. Vajti gjashtë, sa të kthehemi u bë për të ngrënë darkë."
"Ju e dini atë punë."
"Hajt se do shihemi prapë të dielën tjetër për një darkë për së mbari," thotë Pali. "Kjo qe sa për të të thënë bujrum. Tani duhet vërtet të..."

Në kohë të komunizmit Pali kishte qenë mësues i shkollës fillore të fshatit. Ruan ende diçka hundore e urdhëruese në zë. Sanijen dhe Rudinën, gratë e dy kushërinjve, Hana i sheh për herë të parë. Padyshim ato mezi ç'presin ta breshërojnë me pyetje, por jo tani, jo këtu, kur t'i vijë koha.

Hana nuk ia shqit dot sytë Jonidës. E vogla i shkel syrin.
"Axha Mark, je burri më i çuditshëm që kam parë ndonjëherë," i vë vulën duke u çuar më këmbë.
"Jonida!" i bërtet tani Shtjefni. "Deri sa të mbërrijmë në shtëpi ti nuk ke për ta hapur më atë gojë!"
"Po, babë."
"Ky është urdhër, more vesh?"
"E morëm vesh, Shtjefën," e rrumbullakos Lila.
"Më fal, babë."
"Axhës duhet t'i kërkosh të falur, jo mua."
"Më fal, axhë."

Të tjerët kanë ikur. Janë përshëndoshur siç e kanë zakon në anët e tyre, ballin takuar, dorën e majtë mbështetur mbi supin e Hanës, mbetsh me shnet bre burrë shqiptuar me hije të rëndë. Nisen edhe Dibrat, me Hanën me vete në makinë.

Udhëtimi drejt shtëpisë është i ngrehur si një çark pushke. Hana është ulur në ndenjësen e pasme me Jonidën, edhe pse Lila kishte ngulur këmbë ta vinte përbri Shtjefnit. Ky është i zoti në timon, nget shpejt dhe shkathët, një valltar mbi katër rrota mes pesë korsi makinash që anashkalojnë majtas e djathtas. Por është i tendosur Shtjefni, tani më se qëparë.

"Unaza e autostradës është gjithmonë e rënduar," jep muhabet dhe i zgjat Hanës një cigare. Ajo e mer, por nuk e ndez. Lila herë pas here i kthehet dhe i buzëqesh.
Jonida sheh jashtë dritares, një palë kufje futur në veshë e shkëpusin nga bota, ndërsa rrahja e gjurit ku ka mbështetur kënduesin nënvizon banimin e përkohshëm në një tjetër hapësirë.

Perëndimi është madhështor, një e kuqe që zhbëhet në portokalli. Hana kupton vetëm se po udhëtojnë drejt veriperëndimit, kryeqytetin po e lenë pas krahëve. Shenjat rrugore rrëshqasin tëhu si dezertorë të një ushtrie me uniforma bardhegjelbër. Jonida i troket mbi gju e i zgjat një pusullë ku ka shkruar me germa të mëdha. Anglishtja jote është kot fare, axhë. Do të të mësoj të flasësh si amerikanët. Ke për ta parë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994302291
ean13
9789994302291
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000887

Botuesi: OMSCA-1

Në kohën e britmës, Visar Zhiti

Përsëri shkrimtari Visar Zhiti u jep letrave shqipe një vepër dinjitose, romanin "Në kohën e britmës", për të cilin  mund të themi me plot bindje se është ndër më të mirët e kohëve të fundit në letërsinë tonë, duke shpalosur edhe njëherë fuqishëm talentin e mrekullueshëm të këtij autori.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Tirana Times

Ndërkombëtarët, Ylljet Alicka

Si përgjatë makthit të partisë unike ashtu dhe nën anarkinë liberale që e zëvendësoi atë, e njëjta shpërbërje morale që i zhvlerëson personazhet e Aliçkës. Absurdi me të gjitha format e tij që të çon tinëzisht drejt poshtërsisë.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Fati i marrë, Besnik Mustafaj

E kundërta do të ndodhte me Greqinë: 90 për qind me 10. Jugosllavia 50 për qind me 50. Shqipëria do të ishte përjashtimi i vetëm: 100 për qind për Britaninë e Madhe...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gotat e kristalit, Zharina Sinani

"Gotat e kristalit" është libri i parë i autores që sjell përmes imagjinatës së përndezur realitetin tronditës, fatin e njeriut, jetën e mërgimtarit dhe vrundujt e dashurisë, si ndjesia më sublime e qenies.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001646

Botuesi: Onufri

Koncert në fund të dimrit, Ismail Kadare

Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të "izmave" zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej "doktorëve" tanë të kritikës.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Poetët bëjnë dashuri ndryshe, Darien Levani

Me një stil krejt të ri e të palexuar në letërsinë shqiptare, vjen një libër mbi ëndrrat, dëshirat, dhuntitë dhe dëshpërimin e shqiptarëve të sapopjekur. Martin Ibrahimi, apo Marti siç e thërrasin miqtë, diplomuar në letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë".
700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001519

Botuesi: Botimet Dudaj

Hiri i vullkanit, Blendi Fevziu

Ai vendosi të ikte një ditë të vitit 1991. Atëherë iknin të gjithë. Iku duke lënë pas një puthje dhe një dashuri të mbetur pezull. Ajo iku pas tij. Për njëzet vjet nuk u panë kurrë, nuk komunikuan dot; ndërsa dy jetë të ndryshme me fate dhe histori nga më befasueset.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Zonja me të kuqe, Majlinda Nana Rama

Jasmina e romanit "Zonja me të kuqe" është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Yjet janë fare pranë, Betim Muço

Betim Muço kishte kohë që përtypte lëndën e pare të narracionit në mendjen e tij. Ishte një përsiatje e gjatë që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së tij dhe rrënjët në Përmetin e largët.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gjemia e mbytur, Fatos Kongoli

Në një vilë periferike të kryeqytetit, në Natën e Krishtlindjes 2014, bien aksidentalisht në kurthin e policisë tre persona: një gazetar investigativ dhe dy të moshuar të çuditshëm, rreth të shtatëdhjetave, njëri ish-hetues i sigurimit të shtetit, tjetri ish-operativ.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001088

Botuesi: Plejad

Trans, Dashnor Kokonozi

Në këtë roman të dytë trajtohen ngjarjet që tronditën themelet e shoqërisë shqiptare në fundshekullin e kaluar. Gjithçka shihet me syrin e dikujt të cilit pak i interesonte se çfarë po ndodhte, sikur një telefon në mesnatë të mos ndikonte që ai të bëhej dëshmitar i tyre dhe së fundi të shohë të shkallmuar edhe vetë ekzistencën e tij.
600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Stinë pandemie, Fatos Kongoli

Zëdhënësi i policisë i përligji veprimet e kryera, duke përmendur se përdorimi i gazit lotsjellës- kështu tha ai dhe jo i lëndëve helmuese luftarake – ishte një praktikë e njohur edhe në vendet më të zhvilluara të BE-së, thënë ndryshe Bashkimi Europian. Tek dëgjoja zëdhënësin, vrava mendjen të gjeja se kujt i drejtohej ai; përfaqësuesve të nderuar të...
900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001344

Botuesi: Naimi

Shpirt i trazuar gruaje, Sokrat Habilaj

Ky roman është një ndërmarrje e guximshme për të evidentuar dhe zbërthyer botën e brendshme të personazheve, përthyerjen, transformimin, degradimin deri në përdhosje të personalitetit që ata pësojnë shpesh. Ata nuk njohin asnjë masë në udhën që i shtynë etja e tyre për pushtet, duke u zgërlaqur në baltën e shoqërisë.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001222

Botuesi: OMBRA GVG

Letra e Sonjës, Dhimitër Xhuvani

Në një kuptim, romani i Dhimitër Xhuvanit "Letra e Sonjës" është kronikë e dhimbjes njerëzore, mjerimit dhe e halleve të përditshme. Me aftësinë vëzhguese të mjeshtrit, ai hedh në faqet e librit tablo surrealiste ekzistenciale dhe vizaton, kryesisht në grafikë, karaktere që i sheh përditë në dyqanin e ushqimeve, në ceremonialin e varrezave, në pallatin e...
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Stina e stinëve, Kasëm Trebeshina

Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000662

Botuesi: Onufri

Nata me hënë, Ismail Kadare

Kur Ismail Kadare shkroi "Nata me hënë" mendonte se kishte bërë një novelë lirike, intimiste dhe ja përsëri rojet besnike të regjimit çirreshin si në rastin e "Koncert në fund të stinës", tre vjet më parë. Në këtë rast kishte qenë pak pas "vetëvrasjes" misterioze të kryeministrit.
500 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000762

Botuesi: Onufri

Lule të gabuara, Elvira Dones

“Lule të gabuara” ngjizet nga shtatë tregime, që mund të mendohen edhe si shtatë ditë të një jave shekullore, shtatë ngjyra të një zie shekullore, shtatë nota të një kuje. Jo rastësisht, tregimet i lidh një urë e copëtuar,më saktë: copërat e një ure...
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001113

Botuesi: Pegi

I love Tom Hanks, Elvira Dones

Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001114

Botuesi: Botimet Dudaj

Yjet nuk vishen kështu, Elvira Dones

Të nesërmen e ditës që pashë fotografitë e Aurorës kufomë, pranova të bëja prostitutën. E të vdisja, pareshtur, nga ajo ditë. Mos të qeshtë më buza e mos kujtofsh më as emrin tënd, o vrasës. Lus që të të shpëlahet kujtesa në valët e këtij deti.
750 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2172

Botuesi: Botimet Dudaj

Lufte e vogel e perkore, Elvira Dones

Elvira Dones është autore e nëntë librave dhe e një sërë dokumentarësh televizivë. Romani "Luftë e vogël e përkorë" i vjen në dorë lexuesit shqipfolës në përkthimin nga gjuha italiane, "Piccola guerra perfetta". Elvira Dones jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."Sepse luftërat ndiqen nga të tjera luftëra, e në fund harrohen".
800 Lekë
More
Ne gjendje