Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Historia e popullit shqiptar. Vol 4
  • Historia e popullit shqiptar. Vol 4

Historia e popullit shqiptar. Vol 4

SKU001526
Toena

Në vëllimin e fundit të veprës "Historia e popullit shqiptar " do të lexoni rreth viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe rezistencës kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë. Në menyrë që rezistenca të organizohej sa më mirë u zhvilluan disa kongrese, të cilat do të merrnin vendime të rëndësishme për vazhdimin e luftës kundër pushtuesve.

1 440 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 4, Shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj (1939 - 1990)

Gjinia: Historia

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2009

fq. 480

Pesha: 0.76 kg

ISBN: 978-99943-1-452-2  

Mbi librin

Në vëllimin e fundit të veprës "Historia e popullit shqiptar " do të lexoni rreth viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe rezistencës kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë. Në menyrë që rezistenca të organizohej sa më mirë u zhvilluan disa kongrese, të cilat do të merrnin vendime të rëndësishme për vazhdimin e luftës kundër pushtuesve. Pas luftës, lexuesi do të njihet me mënyën se si Partia Komuniste arrti të përqendrojë pushtetin në duart e saj duke u bërë forca e vetme politike dhe vendimmarrësë në vend, e cila nuk pranonte kritika. Gjatë viteve 1945-1990 u përshtat modeli stalinist në zhvillimin e konomik dhe drejtimin politik të vendit. Në Shqipëri u shtetëzua industria e çdolloj veprimtarie tjetër ekonomike dhe u kolektivizua bujqësia. Gjithashtu u ngrit kulti i individit rreth diktatorit Enver Hoxha duke e cilësuar atë si drejtues të madh dhe të pagabueshëm. U zbatua në mënyrë të ashpër "lufta e klasave" , sipas së cilës u shpronësuan pronarë tokash, u internuan dhe u pushkatuan me mijëra individë të pafajshëm.

U krijua nocioni i "armikut të brendshëm" dhe "armikut të jashtëm" dhe "syrit vigjilent të partisë" që i mbërthente gjithnjë. Megjithatë në këto vite pati edhe zhvillime pozitive si : zhdukja e analfabetizmit, përsosja e shërbimit arsimor dhe shëndetësor, ngritja e fabrikave të mëdha industriale, ngritja e hidrocentraleve, elektrifikimi i vendit etj. Por në vitet 80`-90` vendi u pershkua nga një krizë e thellë ekonomike. Vendi nuk prodhonte mjaftueshëm dhe si rrjedhim u vendos regjimi i tollonave, që e kufizonte konsumin gjerësisht. Vendi ishte i izoluar jo vetëm ndaj vendeve perëndimore, por edhe atyre lindore. Udhëheqja komuniste nuk po zhvillonte reforma në ekonomi dhe nuk po ndërmerrte hapa për të lidhur marrëdhënie me vendet e huaja. Në këto kushte u zhvillua revolucioni i studentëve që kërkonin ndryshime në çdo fushë të jetës. Më tej u krijua Partia Demokratike dhe u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste që nga viti 1946.

Detajet e librit
SKU001526

Referencat specifike

isbn
9789994314522
ean13
9789994314522
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001203

Botuesi: Te tjere

Shqipëria e Poshtme, John Foster Fraser

Populli që bie më shumë në sy janë shqiptarët. Burrat janë shtatlartë dhe zeshkanë, me tipare të pashme dhe të rregullta. Atje dhe, në të vërtetë, në të gjithë vendin, shqiptari më la përshtypjen e një sqimatari. Ai dëshiron që xhamadani i tij të jetë i qëndisur me serm e flori.
400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Arbëria Venedike 1392 – 1479, Oliver Jens Schmitt

Në historinë e Gadishullit Ballkanik, shekulli 15 përfaqëson kohën e shndërrimeve të mëdha. Perandoria osmane erdhi në këmbë të Bizantit, provincat e dikurshme të të cilit kishin jetuar përmbi dy shekuj në një përçarje politike e në shtetësi të mëvetshme, një copëzim që askund tjetër nuk ishte aq i dukshëm sa në hapësirën arbre-epiriote midis Tivarit dhe...
2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Praktika Eksperimentale me “Ministrat Teknikë” gjatë zgjedhjeve parlamentare 2017, Afrim Krasniqi

Në dallim nga viti 1991, 1992 dhe 1997, modeli i vitit 2017 përfaqëson një eksperiment unik në disa elementë. Instituti i Studimeve Politike i mbështetur nga programi i OSFA është fokusuar në monitorimin e këtij procesi dhe evidentimin e risive dhe problematikave të eksperimentit elektoral me ministra teknikë në një qeveri me drejtim të theksuar politik.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000907

Botuesi: Argeta LMG

Brenga e Ballkanit, vol. 1, Edith Durham

Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX – të dhe fillim të shekullit të XX - të.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2782

Botuesi: Plejad

Shqiperia, shteti jetim i Europes, Wadham Peacock

Në fillim të vitit 1913, Shqipëria papritur u zgjua duke e parë veten të famshme, kjo sepse lexuesi i gazetave u bë me dije se ekzistonte një i tillë rajon në Europë, në atë gadishull misterioz ballkanik, të zënë nga serbët, bullgarët dhe grekët, disi të pavarur dhe disi të shtypur nga thundra e turkut të lig.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Identitete Shqiptare, Grup autorësh

Historia e Shqipërisë përdhkohet nga mite dhe tregime mitologjike që shpesh iu shërbejnë qëllimeve politike, që nga përshkrimi i “themeluesit legjendar të kombit”, Skenderbeut e deri tek bëmat e UÇK-së në luftën e kohëve të fundit në Kosovë.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Dibranë dhe tiranas, Faruk Borova

Në këtë libër, në formën e një rrëfimi të ngjarjeve historike, jam përpjekur të shpjegoj situatat dhe rrethanat historike të këtyre dy komuniteteve në Shqipëri, në këto 100 vitet e fundit, pas fillimit të eksodit dibran që përkon një vit pas shpalljes së pavarësisë.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Shqipëria një dhe njëmijë, Indro Montanelli

Shënimet e udhëtimit shoqërohen me analiza të plota, me referime interesante historike, duke argumentuar të gjitha idetë që shtron, sidomos në përqasjet historiko-sociale dhe ekonomike.
800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2668

Botuesi: Dituria

Shqiperia dhe SHBA ne arkivat e Uashingtonit, Haris Silajxhic

Libri na jep një pasqyrë të gjerë e dokumentare të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë që nga fillimet e shekullit të kaluar. Në vëllim, përfshihen momentet kryesore të këtyre raporteve si psh. Shkolla Teknike e Tiranës, qëndrimi amerikan gjatë Konferencës së Paqes në Paris, raportet me Mbretërinë Shqiptare deri në prag të fillimit të Luftës ll Botërore.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Kriza e Ambasadave: Shqipëria në vitin 1990, Afrim Krasniqi

Libri trajton tezat e qëndrimit zyrtar të kohës lidhur me ngjarjet e ambasadave, ndryshimet e tezave gjatë viteve nga të njëjtët protagonistë, pikëpamjet e vetë qytetarëve që hynë në ambasada, qëndrimin zyrtar të shtetit shqiptar ndaj rolit të faktorëve ndërkombëtarë, si dhe qëndrimet e këtyre të fundit në raport me krizën.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Kush ishte Esat Pashë Toptani, Xhemal Kusi

Një liber ku ndërthuren kujtimet e një personi i cili ka njohur drejtpërdrejtë ose indirekt protagonistët e kohës, me analizën dhe kritikën historiografike. Intelektual është ai që guxon dhe Xhemal Kusi ka guxuar të thotë të vërtetën pas dy burgimesh dhe në një gjendje të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe familjare.
1 000 Lekë
More
Në gjendje