• Banner

Mikesha gjeniale, Elena Ferrante
  • Mikesha gjeniale, Elena Ferrante

Mikesha gjeniale, Elena Ferrante

Dy vajza jetotojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndësha dashurie dhe çrregullime politike, ato janë dy personazhe të paharrueshme... E megjithatë, është aftësia e Ferrantes për të paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtye librave një fuqi të papërmbajtshme... Ferrante shfaqet si një Dickens i shekullit XXI, që lexuesit i kërkojnë me ngulm librin e ardhshëm.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mikesha gjeniale
Origjinali: L'amica geniale
Gjinia: Roman
Autori: Elena Ferrante
Shqipëroi: Albana Nexhipi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 384
Pesha: 0.466 kg.
ISBN: 978-9928-228-30-7

Komente mbi librin

"Zëri i saj është i zjarrtë, horizonti i saj gjithëpërfshirës dhe vështrimi i saj ngurtësues... Në këto romane të guximshme, të mrekullueshme, të pashtershme, Ferrante gjurmon lidhjet e thella midis të jashtmes dhe të brendshmes, midis politikes dhe familjares. Tashmë, kjo është mënyra e re e jetesës, një mënyrë për të cilën kemi nevojë dhe që është rrëfyer shkëlqyeshëm nga një grua."

The New York Times Book Review

"Saga napoletane , në thelb, ka të bëjë me dijen dhe njohuritë, mundësitë dhe caqet e tyre, njohuritë intelektuale, seksuale dhe politike. Ç'lloj njohurish duhen për të mbijetuar në këtë botë? Si mund t'i arrijmë ato? Si na ndryshojnë, na plagosin dhe na fuqizojnë, shpesh, njekohësisht ato? Çfarë do të donim të dinim dhe çfarë do të donim të mos mësonim kurrë? Çfarë kontrollojmë? Çfarë na kontrollon?"

The New York Times Review of Books

"Dy vajza jetotojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndësha dashurie dhe çrregullime politike, ato janë dy personazhe të paharrueshme... E megjithatë, është aftësia e Ferrantes për të paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtye librave një fuqi të papërmbajtshme... Ferrante shfaqet si një Dickens i shekullit XXI, që lexuesit i kërkojnë me ngulm librin e ardhshëm."

The Economist

"Politika dhe feminizmi janë tematika të mëdha, por lexuesit zakonisht nuk tërhiqen prej tyre me entuziazmin e një nëntëvjeçari. Vetëm zemra e njeriut mund të bëjë diçka të tillë: shfaqja thelbësisht e sinqertë e rrjetës së ndërlikuar që është dashuria, dëshira, urrejtja, smira, dhembshuria dhe vuajtja që lidh njerëzit gjatë një jete të tërë. Në fund të fundit... Ferrante e ka ndërtuar kryeveprën e saj si një histori të thjeshtë dashurie."

The Financial Times

"Kur lexoj sagën napoletane, kuptoj që nuk dua të ndaloj kurrë. Bezdisem nga çdo lloj pengese (puna, të njohurit që më përshëndesin në metro) që kërcënon të më ndajë nga librat. Mbaj zi për ndarjet (edhe një vit pritje për romanin e ardhshëm, si do t'ia bëj?). Një dëshirë e pangopur më shtyn për të vazhduar."

The New Yorker

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928228307
ean13
9789928228307
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K3R4

Botuesi: Skanderbeg Books

Bija e errësirës, Elena Ferrante

Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Mbiemri i ri, Elena Ferrante

"Mbiemri i ri" është vëllimi i dytë i sagës napolitane, e cila zë fill me romanin jashtëzakonisht të suksesshëm "Mikesha gjeniale". Elena rrëfen historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës, me të cilën njihet që në klasë të parë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Histori arratie e qëndrese, Elena Ferrante

Në vëllimin e tretë të sagës napolitane, Elena dhe Lila janë tashmë gra. Lila është martuar, ka lindur një fëmijë dhe është ndarë nga bashkëshorti i saj abuzues. Elena është larguar nga lagjja e fëmijërisë, është diplomuar dhe ka botuar një roman të suksesshëm, ngjarje që i kanë hapur dyert e salloneve intelektuale e mondane.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Historia e vajzes se humbur, Elena Ferrante

"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje".

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaini, Jose Saramago

Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar...

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Zonja Benz, Jill Alexander Essbaum

Ana Benz, një amerikane në fund të të tridhjetave, jeton me bashkëshortin zviceran dhe tre fëmijët e tyre në një lagje të mirë të Zyrihut. Edhe pse bën një jetë të rehatshme e të konsoliduar, Ana ndihet keq shpirtërisht.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vetëm nuk shpëton kush, Margaret Mazzantini

Delia dhe Gaetano dikur ishin një çift. Tani nuk janë më, dhe sonte duhet të mësojnë si të mos jenë. Gjenden për darkë, në një restorant jashtë, pak kohë pasi kanë zhbërë atë që dikur ishte një familje. Ai është transferuar në një apartament, ajo ka mbetur në shtëpi me të bijtë e vegjël Kozmo dhe Niko.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Palltoja qëndron ende varur, Ali Mustafa el-Misrati

“Palltoja qëndron ende varur” - tregime të shkurtra, nga autori libian me origjinë shqiptare (Arnaut), Ali Mustafa el-Misrati. Libri përmban disa tregime të shkurtra, të këndshme dhe të cilat nuk e lënë lexuesin të mërzitet. Ato tregime janë marrë nga jeta e popullit në Libi.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000844

Botuesi: Dituria

Shakaja, Milan Kundera

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht. Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shkelja e kurorës, Paulo Coelho

Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kthimi, Dulce Maria Cardoso

Një tablo e nderë, dramatike, treguar përmes syve të një fëmije për "kthimin" në atdhe, që përbën njëkohësisht edhe një radiografi gjuhësore të një vendi ende të mpirë dhe ndoshta të zhgënjyer nga ndryshimet jo shumë të largëta historike.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Identiteti, Milan Kundera

Ndodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet – përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të dashuruarit i tremben më shumë se gjithçkaje tjetër të "humbasin nga sytë" të dashurin e zemrës.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Neveria, Jean-Paul Sartre

Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës futej thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më se ishte rrënjë. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Bretkosa, Mo Yan

Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Kur mbylla sytë, Linda Green

Një lojë symbyllazi me vajzën do të kthehet në makthin më të keq për një prind. Ela, vogëlushja e shkathët dhe e zgjuar zhduket pa lënë gjurmë. Policia, media dhe familja kujtojnë se e dinë kush mund ta ketë rrëmbyer, por po sikur krimineli i vërtetë të mos jetë një i huaj?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)