Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Lista e produkteve sipas furnizuesit: Amik Kasoruho

Amik Kasoruho ka lindur në 1932 në Tiranë. Është autor i disa librave: “Një ankth gjysmëshekullor” (1997), “Çmimi i një ëndrre” botuar në Itali (2000), “Midis qiellit dhe burgut” dhe romanin autobiografik “Ikje nga trilli i perëndive”. Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby etj. Është fitues i çmimit special të jurisë në konkursin “Eks & Tra” për shkrimtaret emigrantë në vitin 1999. Në 2000 ka marrë çmimin “Civitas – Arberia 2000 Calabria” për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëresheve “Katundi Ynë”. Shkrimtari i njohur jetonte ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.