Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Tri sprova mbi letersine boterore, Ismail Kadare
  • Tri sprova mbi letersine boterore, Ismail Kadare

Tri sprova mbi letërsinë botërore: Eskili, Dante, Shekspir, Ismail Kadare

Onufri

Ky vëllim përmbledh tri ese të famshme të Ismail Kadaresë që u kushtohen po aq kryeveprave të pavdekshme të letërsisë së të gjitha epokave, nga ajo antike (Eskili), në atë mesjetare (Dante), deri te ajo moderne (Shekspiri).

21,40 CHF
19,26 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tri sprova mbi letërsinë botërore: Eskil, Dante, Shekspir
Gjinia: Kritikë letrare
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2017
Fq. 312
Pesha: 0.819 kg.
ISBN: 978-9928-226-88-4

Koment nga Matteo Mandalà

Ky vëllim përmbledh tri ese të famshme të Ismail Kadaresë që u kushtohen po aq kryeveprave të pavdekshme të letërsisë së të gjitha epokave, nga ajo antike (Eskili), në atë mesjetare (Dante), deri te ajo moderne (Shekspiri).

Në këtë antologji, për mendimin tim, mund të përfshiheshin edhe të tjera tekste, si për shembull shkrimet për bashkatdhetarët e tij të ndritur, nga De Rada te Lasgush Poradeci, te Migjeni, apo disa faqe kushtuar Homerit, Ovidit, Servantesit, Gogolit, Pushkinit, Kafkës, Folknerit etj. të shpërndara nëpër korpusin e veprave "eseistike" të autorit që tek e fundit dëshmojnë ballafaqimin e tij intim me pararendësit në kërkim të përsosmërisë artistike.

Gjithsesi, arsyeja kryesore e përfshirjes së vetëm këtyre tri eseve kushtuar tragjedive të Eskilit, Komedisë Hyjnore dhe Hamletit, nuk është diktuar nga zgjedhje apo interesa editoriale, por nga dëshira për të nderuar qëndrimin kritik dhe idetë e vetë autorit: liria e përgatitësit të vëllimit për ta "zgjeruar" vëllimin i ka lënë vendin – sikurse është e natyrshme të bëhet, të paktën në këtë rrethanë – vullnetit të autorit.

Detajet e librit
9789928226884
9789928226884
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000662

Botuesi: Onufri

Nata me hënë, Ismail Kadare

Kur Ismail Kadare shkroi "Nata me hënë" mendonte se kishte bërë një novelë lirike, intimiste dhe ja përsëri rojet besnike të regjimit çirreshin si në rastin e "Koncert në fund të stinës", tre vjet më parë. Në këtë rast kishte qenë pak pas "vetëvrasjes" misterioze të kryeministrit.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Uragani i ndërprerë, ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, Ismail Kadare

Onufri nxjerr sot në librari sprovën e Kadaresë "Uragani i ndërprerë: Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe". Pas botimit në veprën e plotë më 2009, ky botim i autorizuar i Kadaresë del për herë të parë si libër më vete. Këtu përfshihen dy parathënie të Kadaresë për këtë sprovë dhe hidhet dritë për herë të parë për botimin e vitit 1991,nga shtëpia botuese...
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Dasma (Lëkura e daulles), Ismail Kadare

Romani "Lëkura e daulles" është botuar së pari me këtë titull në vitin 1967, në revistën "Nëntori". Një vit më pas ka dalë si libër më vete nën titullin "Dasma". Më pas, pas shkurtimeve të ndjeshme, është ribotuar më 1981 me titullin e kahershëm "Lëkura e daulles".
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000648

Botuesi: Onufri

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000664

Botuesi: Onufri

Çështje të marrëzisë, Ismail Kadare

Romani "Çështje të marrëzisë" është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Mosmarrëveshja, Ismail Kadare

Si veteran i gjymtuar pas prerjes, që u përmend në krye të kësaj sprove, ai himn do të avitej me drojë te sheshi i kombeve, përballë himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiler-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për t'i dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Kamarja e turpit, Ismail Kadare

Po ta shikojmë si tërësi "Kamaren e turpit", lehtë do të bindemi se fund e krye përshkohet nga një atmosferë e pastër tragjike, e cila ushqehet në mënyrë sistematike nga mekanizmat që i përcakton fuqia e pushtetit totalitar.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000645

Botuesi: Onufri

Spiritus, Ismail Kadare

Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000651

Botuesi: Onufri

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000888

Botuesi: Onufri

Vepra 3, Ismail Kadare

Titulli fillestar i romanit "Rrethimi" ka qenë "Daullet e shiut". Në botimin e parë, 1970, me qëllim për të theksuar praninë shqiptare në vepër, u propozua titulli "Kështjella." Ndërkaq, në botimin francez, më 1971, doli me titullin origjinal "Daullet e Shiut", me të cilin u njoh në shumicën e përkthimeve të tjera.
12,04 CHF 13,38 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001095

Botuesi: Onufri

Unaza në kthetra, Ismail Kadare

Ai i është dashur letërsia botës? Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje, që të kujton animatorët e dobët të TV-së, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë. Dihet që ka pasur dy lobe të kundërt: pro dhe kundër letërsisë.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ne gjendje