- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Labirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.
Titulli: Emri i trëndafilit (kopertinë e trashë)
Origjinali: Il nome della rosa
Gjinia: Roman
Autori: Umberto Eco
Shqipëroi: Donika Omari
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 480
Pesha: 0.568 kg
ISBN: 84-9789-845-1
Libri i profesorit të preferuar bolonjez dhe semiotistit me ndikim, autorit të studimit të jashtëzakonshëm "Vepra e hapur" (1962), ishte një "shëtitje" e tij në letërsinë ndaj së cilës shumëkush ishte skeptik, por që me kohë u shndërrua në triumf të plotë letrar dhe rezultoi me kult – libër të fundit të shekullit XX.
Syzheja klasike detektive do të na njoftojë me personazhin e mendjemprehtit Uiliam i Baskervilit, një Sherlok Holms i mesjetës dhe me një botë që në faqet magjike të prozës së Ekos, shfaqet para nesh duke u dukur më reale sesa kemi mundur ta paramendojmë ndonjëherë.
Labirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.
"Emri i trëndafilit" është romani i parë i Umberto Ekos, mbase edhe njëri nga më të mirat në letërsinë botërore. Pas tij, autori ka botuar romanet "Lavjerrësi i Fukosë", "Ishulli i një dite më parë" dhe "Baudolino".
Ngjarja fatkeqe pat tronditur jetën e bashkësisë. Kërkimet që u deshën për të gjetur kufomën patën ndërprerë shërbesën e shenjtë. Abati i kishte çuar sakaq murgjit në kor që të luteshin për shpirtin e sivëllait të tyre.
Murgjit i kishin zërat të prerë. Ne ndenjëm në një vend të përshtatshëm për të vëzhguar shprehjet e fytyrës në kohën që kapuçi siç e kërkonte liturgjia s'mbahej i ulur. Pamë sakaq fytyrën e Beranzhesë. E zbehtë, e tendosur, e ndritur nga djersa.
Një ditë më parë patëm dëgjuar nja dy pëshpëritje për të, sikur kishte të bënte në mënyrë të veçantë me Adelmin. Dhe s'ishte puna se këta vërsnikë ishin miq, por se ata që e kishin hedhur fjalën te kjo miqësi kishin folur me një ton bishtnues.
Umberto Eko është një nga teoricienët, shkrimtarët dhe intelektualët më të mirë italianë të gjysmës së shekullit të kaluar. Ai ka lindur më 1932 në qytezën piemonteze Aleksandria, ndërsa aventura e tij intelektuale nis me një seri punimesh të rëndësishme në fillim të viteve '60, prej të cilave veçohet studimi kapital "Vepra e hapur", e cila gjatë viteve '70 do të tregohet si një nga tekstet kryesore të këndvështrimit postmodernist.
Eko merret me semiotikë, teorinë e informacionit, ndërsa punimet e tij rreth mesjetës lexuesit të sotëm ia kanë afruar kundërthëniet e mendimit dhe artit mesjetar. Pas kult – romanit "Emri i trëndafilit", Eko ka shkruar një tekst rreth shkrimit të këtij romani të titulluar "Emri i romanit".
Pasuan së pari "Lavjerrësi i Fukosë", një roman – studim për llojet e ndryshme të paranojës, më pas një rrëfim elegant për frymën e shekullit XVII, romani "Ishulli i një dite më parë" dhe më i riu romani i tij i katërt "Baudolino". Eko është profesor në Bolonjë, ndërsa jeton në Paris dhe në Milano. Ai bën pjesë ndër intelektualët europianë më të angazhuar dhe jashtëzakonisht i pranishëm në opinionin e kohës sonë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001771
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001566
Botuesi: UEGEN
Referenca: 2105
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001062
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001061
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001907
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001078
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001061
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001062
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001078
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001566
Botuesi: UEGEN
Referenca: SKU001771
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001907
Botuesi: Dituria
Referenca: 2105
Botuesi: Dituria
Labirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.
check_circle
check_circle