Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Rrëfimet e një romancieri të ri , Umberto Eco
  • Rrëfimet e një romancieri të ri , Umberto Eco

Rrëfimet e një romancieri të ri , Umberto Eco

Dituria

Si duhet ta trajtojë një shkrimtar i ri romanin e tij të parë? Çfarë trukesh dinake duhet të përdorë për të joshur lexuesit? Dhe cili duhet të jetë truku i tij magjik - nëse ka talent - për të bindur botën se krijimet e tij artistike janë copëza realiteti? 

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rrëfimet e një romancieri të ri 

Origjinali: Confessioni di un giovane romanziere

Autori: Umberto Eco

Shqipëroi: Zija Vukaj

Kategoria: Ese

Botues: Dituria

Specifikimi: Kapakë të hollë

Viti i botimit: 2025

Pesha: 0.25 kg

Faqe: 192

Përmasat: 

ISBN: 9789928816535

Ky libër është në gjuhën shqipe

Kategoritë: 1. Letërsia për botërore 2. Studime letrare 3. Letërsia italiane 4. Umberto Eco 5. Zija Vukaj

Mbi librin

Si duhet ta trajtojë një shkrimtar i ri romanin e tij të parë? Çfarë trukesh dinake duhet të përdorë për të joshur lexuesit? Dhe cili duhet të jetë truku i tij magjik - nëse ka talent - për të bindur botën se krijimet e tij artistike janë copëza realiteti? Këto janë, ndër të tjera, pyetjet të cilave Umberto Eco përpiqet t’u përgjigjet këtu, duke bashkuar kujtimet dhe përvojën e vet. Rrëfime? Këshilla praktike? Një listë me gjëra që duhen bërë (dhe veçanërisht që nuk duhen bërë) kur sapo i keni hyrë kësaj rruge. Ky libër i ka të gjitha këto gjëra. Dhe, meqenëse njeriu që e shkroi ishte autori i Emrit të trëndafilit dhe Lavjerrësit të Fukoit, mund t’i besojmë... Umberto Eco e botoi romanin e tij të parë, Emri i trëndafilit, në vitin 1980, kur ishte gati pesëdhjetë vjeç. Në këto “rrëfime”, autori, tani në fund të të shtatëdhjetave, hedh një vështrim prapa në karrierën e tij të gjatë prej teoricieni e punën e “tanishme” si romancier.

Herë me tone të lehta, herë me seriozitet, por gjithmonë në mënyrë brilante, Eco shqyrton çështje të rëndësishme, si kufiri midis trillimit artistik dhe eseistikës. Eseistika e mirë, sipas tij, në zanafillë konceptohet si një roman i verdhë dhe një romancier i zoti ndërton botë të detajuara përmes vëzhgimit dhe kërkimit. Eco kujton se si i projekton botët e tij narrative. Nisur nga imazhe specifike, nga zgjedhja e periudhës, vendndodhja dhe personazhi, ai ka shkruar histori që do t’u pëlqenin si lexuesve të sofistikuar, ashtu edhe lexuesve më pak të familjarizuar me librin. Përzierja e reales me trillimin është vendimtare, sidomos te “banorët” e botëve të tilla të shpikura. “Përse ngashërehemi e derdhim lot kur një personazh është në gjendje të vështirë? Në çfarë kuptimi ‘ekzistojnë’ Ana Karenina, Gregor Samsa dhe Leopold Blumi?” pyet Eco.

Detajet e librit
9789928816535
9789928816535
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Mos kujtoni se do të shpëtoni nga librat, Jean-Claude Carrière, Umberto Eco

Shkenca e lumtur: rrallëherë shprehja niçeane ka qenë kaq e përshtatshme për një libër... një libër për librat! Nga papirusi te mediat elektronike, ne udhëtojmë nëpër dy mijë vjet histori të librit përmes një diskutimi që është sa erudit aq edhe argëtues, i kulturuar e personal, filozofik e anekdotik, kureshtndjellës dhe plot shije.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Flaka misterioze e mbretëreshës Loana, Umberto Eco

Jambo, një librar antikuarësh që jeton në Milano, ka pësuar një goditje cerebrale dhe jeton në mjegull. Humbja e kujtesës së tij është e çuditshme - ai mund të kujtojë përmbajtjen e çdo libri që ka lexuar, çdo varg poezie, por ai nuk di më emrin e vet, nuk e njeh gruan e vajzat e tij, dhe nuk i kujtohet asgjë nga fëmijëria.
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001061

Botuesi: Dituria

Të thuash gati të njëjtën gjë, përvoja e përkthimit, Umberto Eco

Ç'do të thotë të përkthesh? Të thuash të njëjtën gjë në një gjuhë tjetër. Por çfarë do të thotë "të njëjtën gjë"? Përmes gjuhësh të ndryshme dhe eksplorimeve në botën e përkthimit, Ekoja shpjegon që përkthimi është së pari një proces negocimi, që paraprihet nga interpretimi.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Lavjerrësi i Fukoit, Umberto Eco

"Lavjerrësi i Fukoit" nuk është një roman në kuptimin e ngushtë të fjalës, ai është një grumbullim i vërtetë e i mrekullueshëm i informacionit, i përcjellë si një shaka, nga një mjeshtër që e manipulon shpikjen e tij – në fakt, një shaka e gjatë, erudite. "Lavjerrësin e Fukoit" mund ta quani pa frikë një triumf intelektual, përveçse një vepër artistike.
1 620 Lekë 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001062

Botuesi: Dituria

Si shkruhet një punim diplome, Umberto Eco

Ç'është një punim diplome dhe për çfarë vlen? Zgjedhja e temës, Kërkimi i materialit, Plani i punimit dhe skedimi, Hartimi i punimit, Redaktimi, Përfundime – janë disa nga problemet më kryesore të trajtuara në këtë libër që tashmë është kthyer në pikë referimi për çdo student dhe mësues.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001566

Botuesi: UEGEN

Baudolino, Umberto Eco

Në atë zonë të Piemontit të ulët ku, vite më pas, do të ndërtohej Aleksandria, Baudolino, një fshatar i vogël, takoi dhe i fitoi zemrën Frederik Barbarosës, i cili e birësoi. Kjo ishte një mrekulli për Baudolinon e gjorë, saqë edhe vetë sot historia nuk arrin ta imagjinojë dot.
809 Lekë 899 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001771

Botuesi: Dituria

Historia e Bukurisë, Umberto Eco

Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t'ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.
3 600 Lekë 4 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 9780099428633

Botuesi: Vintage

How To Travel With A Salmon, Umberto Eco

From the celebrated author of The Name of the Rose, here is a dazzling compendium of advice offering the correct answers to these and many other important questions. Tackling topics as diverse as the coffee pot from hell, eating on an aeroplane, how not to use a cellular phone and recognising porn movies, Umberto Eco guides us with all his customary wit...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Koha Ditore

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Labirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001907

Botuesi: Dituria

Varreza e Pragës, Umberto Eco

Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos e Parisit takojmë një sataniste histerike, një abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet parisiane, Hipolitova Nievon, Garibaldin, i mbytur në det afër Strombolit, Bordereau - n e rremë të Drejfusit për ambasadën gjermane, rritjen hap pas hapi të falsifikimit të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit.
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2105

Botuesi: Dituria

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, i jepet përsëri lexuesit, por në një ribotim të riparë e të përpunuar pas 32 vjetësh nga vetë autori. "Ky nuk është një rishkrim", – thotë Eco në një intervistë. "Është një pëmirësim kozmetik, por disa portete kanë pësuar më shumë se një tualet."
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Numri zero, Umberto Eco

Një redaksi që mbledh lajme dhe që përgatit një gazetë të përditshme, e cila më shumë sesa informacionit i kushtohet shantazhit, hedhjes baltë ndaj të tjerëve, për interesat e ulëta të botuesit të saj.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Pape Satan Aleppe, Umberto Eco

Krizë e ideologjive, krizë e partive, individualizëm i shfrenuar. Ky është mjedisi, mjaft i njohur, ku lëvizim: një shoqëri e lëngshme, ku jo gjithnjë është e lehtë të gjesh një yll polar (edhe pse fare lehtë mund të gjesh yje dhe yllka).
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje