Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Mbaro atë që nise, Peter Hollins
  • Mbaro atë që nise, Peter Hollins

Mbaro atë që nise, Peter Hollins

Bota Shqiptare

Qëllimet pa plane janë thjesht ëndrra. Prandaj dhe Hollins ju jep gjithçka duhet të keni për të krijuar atë jetë që synoni të keni, duke i drejtuar veprimet drejt realizimit të vizionit.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Mbaro atë që nise 

Origjinal:Finish what you start

Kategoria:Udhërrëfyes praktik

Autori:Peter Hollins

Përktheu:Kaltra Bardhi

Botues:Bota Shqiptare

Viti: 2024

Fq.208

Pesha: 0.310 kg

ISBN:9789928006271

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ky libër flet për taktikat praktike për të rritur vullnetin, për të ndaluar zvarritjen, për t'u përqendruar në arritjen e gjithçkaje që keni në mendje. Ju mëson si të ndiqni dhe të përfundoni atë që filloni - aftësi këto më të vlefshme nga sa i kujtoni. Këtu do të mësoni si të kombinoni aftësitë që ju mundësojnë të krijoni jetën që dëshironi, pa pasur nevojë të bëni kompromise apo të prisni. Nëse jeta juaj është një varg detyrash dhe synimesh të papërfunduara, kjo merr fund këtu. Ky libër është një kredhje e veçantë në psikologjinë dhe shkencën e arritjeve, produktivitetit dhe përfundimit të gjërave. Duhet një vështrim i hollësishëm për të kuptuar pse ndonjëherë ngecim. Ai jep zgjidhje të hollësishme hap pas hapi, të cilat mund të filloni t'i përdorni qysh sot. Çdo fazë e ndjekjes dhe përfundimit të gjërave sqarohet me aq hollësi saqë edhe profesionistët e produktivitetit do të mësojnë diçka të re. Mbi të gjitha, ky është një udhëzues për të kuptuar më mirë trurin dhe instinktet për rezultate optimale, duke rritur qëndrueshmërinë mendore.

Cilido qoftë qëllimi që keni, pengesa më e madhe jeni ju vetë. Po si ta komandosh më mirë veten? Peter Hollins nuk ju thotë vetëm që të keni besim te vetja, por ju jep këtu disa mjete konkrete dhe të dobishme për të shkuar nga pika A në pikën B. Ai zbërthen temat e ndërlikuara në copëza të përtypshme për ta kuptuar sa më mirë çështjen, veten dhe problemin që doni të zgjidhni. Qëllimet pa plane janë thjesht ëndrra. Prandaj dhe Hollins ju jep gjithçka duhet të keni për të krijuar atë jetë që synoni të keni, duke i drejtuar veprimet drejt realizimit të vizionit.

Ky libër përmban mësime të vlefshme lidhur me:

• Rezistencën ndaj shpërqendrimeve, demotivimit, tundimeve, dembelizmit dhe justifikimeve.

• Motivimet befasuese që na shtyjnë të kalojmë pengesat.

• Rregullat e përditshme dhe një manifest që ju ndihmon të arrini qëllimet.

• Mendime të vlefshme për të parë produktivitetin nga një këndvështrim krejtësisht i ri.

• Vetëkontrollin për realizimin e qëllimeve të mëdha dhe të vogla.

• Shkencën dhe taktikën për të mposhtur lehtësisht përtacinë.

• Grackat ndaj fokusit dhe vullnetit.

• Transformimin e jetës përmes zakoneve produktive dhe shmangies së kurtheve mendore.

Detajet e librit
Bota Shqiptare
9789928006271
9789928006271
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Arti për t'u bërë i paharrueshëm, Dale Carnegie

Ky libër, krijuar nga një prej markave më të besueshme dhe të suksesshme në trajnimet e biznesit, nxjerr në pah dhjetë teknikat thelbësore për të zhvilluar dhe përvetësuar disa cilësi e aftësi për t'u bërë njeri i dashur dhe i suksesshëm me njerëzit.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Marketingu, Brian Tracy

Suksesi ose dështimi i biznesit tuaj varet nga suksesi ose dështimi i përpjekjeve që do të bëni në marketing. Nëse do të jeni në gjendje të identifikoni dëshirat, nevojat dhe aftësitë paguese të klientëve tuaj – dhe t’ua plotësoni ato – ju do të arrini rezultate të jashtëzakonshme.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Katër marrëveshjet, Don Miguel Ruiz

Në librin "Katër marrëveshjet", don Migel Ruiz, zbulon burimin e koncepteve kufizuese që na heqin lumturinë dhe krijojnë vuajtje të panevojshme. Bazuar në mençurinë e lashtë Tolteke, katër marrëveshjet ofrojnë një kod të fuqishëm sjellje i cili mund të na e kthejë me shpejtësi jetën në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashurie.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fillo me pse, Simon Sinek

Pse disa njerëz dhe organizata janë më novatorë, më influencues dhe më fitim-prurës se të tjerët? Pse disa krijojnë besni-këri më të madhe, si te klientët, ashtu dhe te punonjësit? Madje dhe midis të sukses-shmëve, pse disa prej tyre arrijnë të kenë vazhdimisht sukses?
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Si fitohet vendi i punës, Marion Mardodaj

"Si fitohet vendi i punës" vjen si risi për nga specifika e temës që ky libër trajton, ndërsa i ofron punëkërkuesit/studentit dhe atyre që duan të zhvillojnë më tej karrierën profesionale për të fituar çdo vend pune.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Shkolla e jetës, Bruno Shimlesha

Juve jeni personi i vetëm i kualifikuar për mbajtjen e frerëve të jetës suaj! Kjo shkollë ka programin më ambicioz të mundshëm dhe synimin më madhor – ajo synon që t’ju mësojë si ta përjetoni vetveten! Si të jetoni vërtetë, dhe jo vetëm të mbijetoni.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Bon Ton, Olesia Leço

Në një shoqëri ku marrëdhëniet, të cilitdo lloj qofshin ato, normat i kanë si rregullator të tyre, etiketa si një kod sjelljeje, mund të konsiderohet si vlerë e veçantë dhe e domosdoshme. Një vlerë, e cila vjen si një përsosje e këtyre normave në formën më të hollë dhe elegante.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar