Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Zonja e krimit, Agatha Christie
  • Zonja e krimit, Agatha Christie
  • Zonja e krimit, Agatha Christie

Zonja e krimit, Agatha Christie

Dituria

Tregimet më të zgjedhura nga Agatha Christie, autores më të famshme të librave të verdhë, mjeshtres së ndërtimit të enigmave të pabesueshme policore që e tërheqin lexuesin si me magnet.

600 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zonja e krimit
Origjinali: Three blind mice and other stories
Gjinia: Tregime
Autori: Agatha Christie
Shqipëroi: Ilira Shurbani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 152
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-99927-47-56-0

Mbi librin

Tregimet më të zgjedhura nga Agatha Christie, autores më të famshme të librave të verdhë, mjeshtres së ndërtimit të enigmave të pabesueshme policore që e tërheqin lexuesin si me magnet.

Hetuesit më të jashtëzakonshëm të krijuar nga Agatha Christie janë: Mis Marpëlli, protagonistja e një cikli të tërë romanesh të saj, një heroinë e jashtëzakonshme, e cila e njeh me rrënjë natyrën njerëzore dhe është në gjendje ta zbulojë fajtorin pa lëvizur nga salloni i saj komod dhe i vjetruar.

Personazh tjetër, po aq i njohur, është Hektor Puaro, të cili nuk ka arritur t'i shpëtojë asnjë kriminel nga duart që vetë autorja e ka cilësuar si një gjeni me trurin plot e përplot me "qeliza të vogla gri".

Secili prej tyre ka për të na ofruar një zgjidhje të paparashikuar ose një sekret për të zbuluar, duke na futur dalëngadalë në botën e enigmave, suspansit, trillerit. Pra, në botën e "zonjës së krimit".

Koment mbi librin

"Agatha Christie, edhe më këtë vëllim, ku përmblidhen disa nga tregimet më të njohura të misterit, krimit dhe zbulimit të tyre, demonstron një mjeshtëri të pashoqe rrëfimi, duke provuar përsëri dhe përsëri reputacionin e saj si Mbretëresha e krimit!

Tregimet e saj më të mira, me mistere të zgjidhura nga dy detektivët e përsorur, Herkul Puaroja dhe Miss Marpëlli janë si truket e një magjistari, jo vetëm për fjalitë befasuese që na mashtrojnë dhe na mbajnë pezull deri në fjalën e fundit, por edhe për mënyrën sesi, më pas, vëmë re se truket janë trajtuar në mënyrë të tillë që "mashtrimi" ynë të jetë pjesërisht i vetëdijshëm."

The New York Times

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789992747560
ean13
9789992747560
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Memento mori, Doros Antoniadis

Ky është një triller policesk me sfond Greqinë moderne, me pleksjen e ngjarjeve të shkuara dhe ato momentale, me me një shkrim plot tension dhe dramacitet, që do të ju mbaj pezull deri në faqen e fundit. 
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ditë të ethshme, Sandra Brown

Sapo merr lajmin që vëllai i saj i vogël ka kryer vetëvrasje, Sajre Linçi lëkundet në vendimin që kishte marrë për të mos u kthyer më kurrë në Destini, qytetin e vogël të Luizianës, ku lindi e u rrit. 
950 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Gurskalitësi, Camilla Läckberg

Qyteti i izoluar i Fjelbakës ka parë jo pak tragjedi, por ndoshta asnjë aq të tmerrshme sa ajo e vajzës së vogël të gjetur në rrjetën e një peshkatari. Dhe kjo nuk ishte një mbytje aksidentale...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Burgu, Georges Simenon

Vrasja e motrës është bërë për xhelozi ndaj burrit, për të cilën gruaja kishte kohë që e dinte apo për xhelozi ndaj të dashurit tjetër që ishte i përbashkët për të dyja motrat dhe që të dyja e dinin më herët?!
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fundjava, Bernhard Schlink

Një verë në Gjermani, pa praninë e publikut, në një shtëpi të rrënuar fshati. Po si qëndron e vërteta? Pasi kishte bërë njëzet vjet burg, Jorgu fiton amnistinë në mënyrë të papritur. Kristiana, motra e tij, dëshiron që fundjavën e parë në liri ai ta festojë me disa miq të vjetër në një vilë të rrënuar në fshat, pa praninë e reporterëve dhe kamerave.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Firma, John Grisham

Miç Mekdiri del i pari i kursit të tij në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard dhe zgjidhet si më i miri i Amerikës. Por bën një gabim të tmerrshëm. Kur nënshkroi kontratën me një firmë në Memfis, mendoi se ai dhe gruaja e tij e bukur, Abi, e vunë gjithçka në vijë.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Supa Miso, Ruy Murakami

Murakami ka prodhuar vepra që synojnë të depërtojnë në rrënjët e një kombi gjithnjë e më të përçarë, përmes shqyrtimit të anëtarëve të tij më të poshtëruar, të dhunshëm dhe të dëbuar nga shoqëria. 
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Klubi i Bakllavasë, Jason Goodwin

Tre të rinj italianë, ende të papjekur e në politikë, me qëndrimin e tyre liberal donin që Italia të futej në rrjedhën e ndryshimeve, pa sundues autoritarë, veçanërisht atë të papës dhe të kishës. Për këtë, ata shkojnë në këtë qytet ku ndihen më të sigurtë dhe njëkohësisht kanë marrë urdhrin për të vrarë një princ polak.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pacientja e heshtur, Alex Michaelides

Pacientja e heshtur është një thriller psikologjik tronditës, që ka në qendër aktin e dhunës së një gruaje ndaj bashkëshortit të saj - dhe të terapistit të fiksuar pas zbulimit të motiveve të saj.
1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Krimbi i mëndafshit, Robert Galbraith

Londër. Shkrimtari ekstravagant Ouen Kuini ka humbur prej disa ditësh. Nuk është hera e parë që ai zhduket befas, por kurrë nuk ka qenë larg shtëpisë kaq gjatë. E shoqja vendos të angazhojë detektivin privat Kormoran Strajk për ta gjetur Kuinin dhe ta kthejë në shtëpi.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Muza e errët, Armin Ohri

Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me frike dhe kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një apartament në Paris, Guillaume Musso

Paris, një studio artisti e fshehur në fund të një rrugice të gjelbëruar. Medlina e ka marrë me qira për të pushuar dhe për t’u izoluar. Si pasojë e një gabimi, policja e re e Londrës takohet atje me Gasparin, një shkrimtar mizantrop i ardhur nga Shtetet e Bashkuara për të shkruar në vetmi. 
1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000075

Botuesi: Botimet Dudaj

Vdekje në Nil, Agatha Christie

Qetësia e një udhëtimi përgjatë lumit Nil shprishet befas nga zbulimi i tmerrshëm se Linete Rixhuei ishte goditur me një plumb në kokë. Ishte e re, moderne dhe shumë e bukur. Një vajzë që kishte gjithçka... deri në çastin që humbi jetën.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000078

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje makabre, Agatha Christie

Një vrasës serial gjendet i lirë dhe priret t'i kryejë vrasjet sipas rendit alfabetik. Dhe, si një kartëvizitë makabre, lë pranë trupit të çdo viktime një guidë ABC të orareve të trenave, të hapur në faqen në të cilën ndodhet emri i vendit ku është kryer vrasja.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000420

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje në famulli, Agatha Christie

Ai që do të vrasë kolonel Prothëroin, - tha famullitari duke prerë me thikë një kofshë viçi të pjekur, do t'i bëjë një nder të madh kësaj bote!" Ishte një pohim i lëshuar pa kujdes nga një njeri i kishës.
672 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Misteri i Trenit Blu, Agatha Christie

Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë kokën pas çdo dere.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dëshmitari i akuzës, Agatha Christie

Aventurat më interesante të Herkul Puarosë, detektivit shtatshkurtër belg, me "qelizat gri" të pagabueshme; të mis Marpëllit, plakës simpatike e beqare të pasionuar pas historive të krimit; të Parker Pajnit misterioz, njeriut që është në gjendje të zgjidhë të gjitha problemet, janë përfshirë në këtë përmbledhje me tregime të shkurtra të Agatha Christie.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasje në Orient Ekspres, Agatha Christie

Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i prakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet.
800 Lekë
More
Në gjendje