- Çmim i zbritur
- I ri

Banner
Një nga romanet më spektakolarë, të shkëlqyer dhe të mirëkonceptuar të shkruar ndonjëherë.
Titulli: Ish-avokati
Origjinali: Rogue Lawyer
Gjinia: Roman
Autori: John Grisham
Shqipëroi: Ilir Pustina
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2022
Fq. 358
Pesha: 0.407 kg
ISBN: 978-99943-0-665-7
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Pikërisht mëngjesin e një të hëne trupat e gjykatësit Fosit dhe të sekretares së re gjenden në bodrumin e shtëpizës së tij buzë liqenit. Përbri kufomave, një kasafortë e hapur dhe e boshatisur. Ndërsa hetimi i FBI-së ka mbetur në vend, dikush mëton se ka dijeni për atë që ka ndodhur. Quhet Malkolm Banister dhe është një avokat me ngjyrë me origjinë nga Virxhinia; për të qenë të saktë, një ish-avokat, i përjashtuar nga urdhri i avokatisë për shkak të përfshirjes në një skemë të larjes së parave, ndonëse është deklaruar gjithnjë i pafajshëm. Tani gjendet i burgosur në një burg federal në Merilend, tashmë ka kryer gjysmën e dënimit, por kërkon me çdo kusht të lirohet sa më parë dhe bluan diçka në mendje: të fitojë lirinë në këmbim të emrit të fajtorit. Natyrisht që FBI-ja është e interesuar për ta dëgjuar variantin e tij, edhe për faktin se Banister duket se ka dijeni të tjera, përfshirë përmbajtjen e kasafortës. Por gjithçka ka një çmim, e veçanërisht informacionet kaq të çmuara. Dhe shumë shpejt rolet këmbehen, skenarët përmbysen, në një sfidë ku çdo lëvizje është e menduar deri në detajin më të vogël.
Një nga romanet më spektakolarë, të shkëlqyer dhe të mirëkonceptuar të shkruar ndonjëherë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000420
Botuesi: Botimet Dudaj
Ai që do të vrasë kolonel Prothëroin, - tha famullitari duke prerë me thikë një kofshë viçi të pjekur, do t'i bëjë një nder të madh kësaj bote!" Ishte një pohim i lëshuar pa kujdes nga një njeri i kishës.
Botuesi: SARAS
Detektivja Majk Hulihën rrëfen detyrën që i kanë ngarkuar si detektive të zbulojë një vetëvrasje dhe ndërkohë parashtron edhe rrugëtimin e jetës së saj që ka kaluar në peripeci të dhembshme, që nga dhunimi seksual tek ai fizik.
Referenca: SKU000052
Botuesi: Botimet Dudaj
Pas suksesit ndërkombëtar të Të fshehtave të Kodit, Dan Burstein-i kthehet me një libër të ri grishës, shkruar në bashkëpunim me Arne de Keijzer-in, i cili trajton thellësisht çështjet më të vështira dhe më të diskutueshme të bestseller-it të Dan Brown-it Engjëj dhe Djaj.
Botuesi: Dituria
Në famullinë e vjetër të një fshati modern holandez, Loesi gjashtëvjeçare jeton me nënën artiste dhe me Lukosat, dy burra babaxhanë, për të cilët të gjithë mendojnë se janë qiraxhinjtë e piktores.
Botuesi: Pegi
Kujtesa na përkufizon. Atëherë, çdo të ndodhte sikur të humbisje kujtimet e tua sa herë që fle? Emri yt, vetvetja, e kaluara jote, edhe njerëzit që do, të gjitha të harruara brenda natës. Dhe i vetmi njeri të cilit i beson, ndoshta po të tregon vetëm gjysmën e historisë. Mirë se erdhe në jetën e Kristinës.
Botuesi: Argeta LMG
Shumë, shumë larg, prapa maleve të fjalëve, larg prej vendeve zanore dhe bashkëtingëllore, atje jetonin tekstet e verbëra. Madje edhe tregimi i gjithëfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi verbërinë. Ndarazi ata jetonin në të djathtë të bregut të semantikës, suaj. Madje edhe tregimi i gjithëfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi verbërinë.
Botuesi: Botimet Dudaj
Një natë dimri një plaku i zgërlaqin kokën. Kufomën e plakut e gjen Katerina, mbesa e tij shtatëvjeçare, e cila qysh prej këtij çasti e kyç gojën dhe nuk nxjerr më asnjë fjalë. Psikiatri Rafael Horn, i cili merr përsipër trajtimin e vajzës së vogël, pa dashje përfshihet në zbulimin e vrasjes.
Botuesi: Botimet Dudaj
Fytyra e pangatërrueshme e Dantes që na vështron nga kopertina është motori që lëviz këtë thriller që ka shumëçka prej "ferri" brenda. Ritmi, para së gjithash, simbolika e ndezur dhe në fund kompleksiteti i personazheve që të përfshin në një veprim ca të rrallë për romanet aksion: të injektojnë te lexuesi joshjen e së keqes madje duke i ngulitur edhe...
Nju – Jork, 1920. Sapo ka mbaruar Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e njëzetës nuk kanë filluar akoma. Fabrikat po mbyllen, familjet po humbasin shtëpitë e tyre. Burrat pa punë janë të ndaluar të pinë sipas ligjit të ri të Ndalimit të Alkoolit. Rrugët e Manhatanit njehsohen me ndjenjat e kundërshtimit dhe të pasioneve të pashprehura ndaj gjendjes në vend.
Botuesi: Dituria
Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i prakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet.
Botuesi: Pegi
E dëshpëruar për të gjetur një vend për të jetuar, Ema përfundon në shtëpinë e rrugës "Folgejt". Shtëpia është vërtet një mrekulli: dizajn minimalist, ku ndërthuren xhami, guri i lëmuar dhe tavanet e varura. Por, arkitekti i mistershëm që e ka ndërtuar, ngulmon se banorët duhet të jetojnë sipas disa rregullave të rrepta.
Botuesi: Toena
Një gazetar është zhdukur. Një mister i varrosur për shekuj me radhë është duke ardhur përsëri në jetë. Për të shkatërruar Islamin dhe botën. Ku kishin përfunduar paratë? Kjo është pyetja e fundit që Ned Rashi i bëri vetes, pak para se të zhdukej.
Referenca: 2669
Botuesi: Dituria
Ky roman i Harry Mulisch, tashmë i njohur si mjeshtër i fjalës në gjithë botën, është një traktat i vështruar në një perspektivë letrare: krijimi i jetës nga lënda e pajetë.
Botuesi: Botimet Dudaj
Ndërsa nga akulli përgjatë bregut peshkohet trupi i një miku të vjetër të Kristianit, i zhdukur në mënyrë misterioze tre muaj më parë, inspektori Patrik Hedstrom bindet që mes dy episodeve ka një lidhje dhe nis të hetojë. Ndërkohë Erika, në pritje të mundimshme të binjakëve, vendos të ndjekë një pistë krejt të sajën. Kush më mirë se ajo e njeh...
Botuesi: Te tjere
Eksperimente me pasoja të rënda nga hulumtues të gjeneve me një virus të tmerrshëm... Gjuetia e egër për një armë "të lehtë", e cila do ishte në dorën e një superfuqie çelësi i zotërimit të botës... Lufta guximtare e një çifti të dashuruarish kundër keqpërdorimit pa skrupuj të shkencës në interes të pushteteve...
Botuesi: Argeta LMG
1. Romani: Etyd në tone të purpurta• Pjesa e parë: Nga kujtimet e doktor Xhon H. Uatsonit• Pjesa e dytë: Vendi i Shenjtorëve 2. Tregimet nga seria "Aventurat e Sherlok Holmsit"• Një skandal në Bohemi• Lidhja e flokëkuqve• Përcaktimi i identitetit• E fshehta e Luginës së Boskombit etj.
Një nga romanet më spektakolarë, të shkëlqyer dhe të mirëkonceptuar të shkruar ndonjëherë.