Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001294

Botuesi: Te tjere

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i ëndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

  • Çmim i zbritur
Tonio Krëgeri, Tomas Man
  • Tonio Krëgeri, Tomas Man

Tonio Krëgeri, Tomas Man

Botime Nazarko

Tonio Kregëri është një novelë pjesërisht autobiografike nga Thomas Mann, fillimisht e botuar në vitin 1903. Novela eksploron problemin e artitstit i cili, në përkushtim me zanatin e vet, përballet me antitezën e shpirtit dhe të jetës.

250 Lekë
225 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Tonio Krëgeri

Gjinia: Novelë

Autori: Tomas Man

Shqipëroi: Donika Omari

Shtëpia botuese: Botime Nazarko

Viti: 2018

Fq. 104

Pesha: 0.118 kg

ISBN: 978-99956-01-13-3

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Tonio Kregëri është një novelë pjesërisht autobiografike nga Thomas Mann, fillimisht e botuar në vitin 1903. Novela eksploron problemin e artitstit i cili, në përkushtim me zanatin e vet, përballet me antitezën e shpirtit dhe të jetës.

Që nga fëmijëria më e hetshme, Tonio Kregëri është i vetëdijshëm për ndarjen që ka nga njerëzit e tjerë, në veçanti nga shokët e klasës, Hans Hansen dhe Ingeborg Holm, të cilët përfaqësojnë normat e borgjezisë, të simbolizuar nga pamja e tyre simpatike prej bjondësh. Ndërsa ai dëshiron të pranohet në shoqërinë e tyre, natyra e tij artistike e pengon. Ndërsa Tonio rritet, talenti i tij piqet dhe ai bëhet shkrimtar, por ndjen sërish një lloj të qenit i huaj që pëpriqet të gjej vendin e vet në botë. Ai vijon të jetë i shqetësuar me dikotominë mes jetës dhe artit, mes lumturisë personale dhe disiplinës që sjell sukses. Këto janë temat që e shqetësuan Mann përgjatë të gjithë karrierës së tij ndërsa Tonio Krëgeri është pothuajse me siguri një shfaqje e personit të autorit.

Mbi autorin

Thomas Mann ishte një romancier gjerman dhe tregimtar, kritik shoqëror, filantropost dhe eseist, i cili fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1929. Ai njihet për serinë e tij të romaneve dhe novelave shumë simbolike dhe shumë ironike, të dalluara për thellësinë e tyre në psikologjinë e artistit dhe intelektualit. Analiza dhe kritika e tij mbi shpirtin evropian dhe gjerman përdor rrëfenja gjermane dhe biblike të modernizuara si dhe ide nga Goethe, Nietzsche dhe Schopenhauer. Vëllai i tij më i madh ishte shkrimtari radikal Heinrich Mann, ndërsa tre nga gjashtë fëmijët e tij, Erika Mann, Klaus Mann dhe Golo Mann, u bënë gjithashtu shkrimtarë të rëndësishëm gjemranë. Kur Hitleri erdhi në pushtet më 1933, Mann u arratis për në Zvicër. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore më 1939 ai iku në Shtetet e Bashkuara nga ku u kthye në Zvicër më 1952. Thomas Mann është një nga eksponentët më të njohur të letërsisë së quajtur Exilliteratur, (Letërsia nga ekzili).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789995601133
ean13
9789995601133
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
9 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Mali magjik, v2, Thomas Mann

Romani “Mali Magjik”, në dy vëllime, i Thomas Mann, ndjek udhëtimin e Hans Kastorpit, i cili shkon për një vizitë trejavore në një sanatorium malor, por përfundon duke qëndruar për shtatë vjet. Në këtë mjedis të izoluar, autori trajton kalimin e kohës, sëmundjen dhe ndikimin e ideologjive të ndryshme përmes debateve mes personazheve. Sanatoriumi shërben...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Budenbrokët, 1,2, Thomas Mann

Romani i parë i Thomas Mann i botuar në vitin 1901, Budenbrokët, rënia e një familjeje, shprehu ambivalencën e ndjenjave të tij mbi vlerën e jetës së artistit përkundrejt jetës së rëndomtë të borgjezisë. Romani është një sagë për rënien e Budenbrokëve, një familje tregtarësh, nga maja e pasurisë së tyre më 1835 në shuarjen e tyre më 1877. 
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Lumturia, Tomas Man

Kjo përmbledhje me pesë tregime nga periudha më e hershme e Thomas Mann përfshin tregimet Zotëria i vogël Fideman, Palaçoja, Lumturia, Luiz Heni dhe Si u rrahën Japeja dhe Do Eskobari. Këto tregime janë eksperimentale për nga natyra dhe i paraprijnë shumë prej temave për të cilat Mann u bë më vonë i famshëm. 
225 Lekë 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Mali magjik, Thomas Mann, V1 dhe V2

Romani “Mali Magjik”, në dy vëllime, i Thomas Mann, ndjek udhëtimin e Hans Kastorpit, i cili shkon për një vizitë trejavore në një sanatorium malor, por përfundon duke qëndruar për shtatë vjet. Në këtë mjedis të izoluar, autori trajton kalimin e kohës, sëmundjen dhe ndikimin e ideologjive të ndryshme përmes debateve mes personazheve. Sanatoriumi shërben...
2 700 Lekë 3 000 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Follow us on Facebook