- Ka mbaruar
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Kodit Civil i Mbretërisë Shqiptare, miratuar më 1 prill të vitit 1929, hartuar nën ndikimin e modelit francez, u quajt jo rastësisht Kodi Civil i Zogut. Ai do të përfaqësonte një risi në realitetin që prezantonte shteti dhe shoqëria shqiptare e asaj kohe.
Titulli: Kodi Civil 1929, Kodi Civil i Zogut (me kapak të trashë)
Origjinali: Kodi Civil 1929, Kodi Civil i Zogut (me kapak të trashë)
Gjinia: Drejtësi
Shtëpia botuese: Papirus
Viti: 2010
Pesha: 0.461 kg
ISBN: 978-99956-808-6-2
E ribotuam këtë libër duke menduar se ai ka jo vetëm vlera historike (është kodi i parê shqiptar dhe eshtë e habitshme të mendohet që Shqipêria e vitit 1929 ka pasur një kod sa të plotë aq edhe përparimtar. Sigurisht që këtu meritë kanë kodet e vendeve të huaja mbi të cilat ai u mbështet) por edhe vlerë juridike aktuale pasi ende sot shumë dosje të trashëgimisë dhe pronësisë zgjidhen me këtë kod ose i referohen atij.
Pra ai vazhdon ende të jetë një instrument i rëndësishëm pune për avokatët, juristët e gjyqtarët si dhe për të gjithë specialistët kësaj fushe. Nuk po përmend pastaj gjuhën, pêr tê cilên ne kemi njê dobêsi; aty ka shumë fjalë të bukura të vjetra të shqipes që, fatkeqësisht, sot përdoren shumë rrallë.
Kodit Civil i Mbretërisë Shqiptare, miratuar më 1 prill të vitit 1929, hartuar nën ndikimin e modelit francez, u quajt jo rastësisht Kodi Civil i Zogut. Ai do të përfaqësonte një risi në realitetin që prezantonte shteti dhe shoqëria shqiptare e asaj kohe.
Padyshim, të drejtat e huaja, e veçanërisht ato franceze, italiane dhe deri diku gjermane e zvicerane, do të frymëzonin legjislatorin shqiptar për të sanksionuar në dispozitat e tij barazinë e të gjithë qytetarëve, emancipimin e pronësisë mbi tokën dhe lirinë për angazhim në aktivitete ekonomike.
Pranimi i të drejtës së huaj në Kodin Civil të Zogut, më shumë se "një çështje cilësie", ishte një "çështje pushteti", sepse të drejtat e huaja, sidomos ajo franceze dhe italiane, të cilat gjetën sanksionimin e tyre në këtë Kod, ishin të drejta që i përkisnin ndikimit shpirtëror të civilizimit modern, dhe mbi të gjitha, atij të "Rilindjes italiane" dhe të "Revolucionit francez".
Hyrja në fuqi e Kodit Civil të Zogut do të diktonte edhe përkatësinë e të drejtës civile shqiptare në familjen romano-gjermanike, duke e shkëputur atë përfundimisht nga e drejta otomane. Edhe pse Kodi Civil i Zogu, i hartuar dhe i bazuar në legjislacionet më bashkëkohore të kohës, personifikonte vlera pozitive historike, ndryshimet që ndodhën në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore, me vendosjen e të ashtuquajturit "pushtet popullor", do të sillnin shfuqizimin e tij, dhe njëherazi, regresin legjislativ, social dhe ekonomik.
Risjellja në jetë e këtij Kodi, nëpërmjet ribotimit në këtë përvjetor të 81-të të tij, pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar, bën që edhe sot ky Kod të ruajë karakterin bashkëkohor, individualitetin dhe integritetin e tij, jo vetëm sepse në themel të tij qëndrojnë ideja e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe modeli demokratik i shoqërisë që e frymëzoi atë, të cilët mbeten të vlefshëm në çdo kohë, por edhe se ai vazhdon, ende aktualisht, të jetë një istrument pune për specialistët e kësaj fushe.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2859
Botuesi: Alb Juris
Referenca: SKU001643
Botuesi: UET Press
Botuesi: UET Press
Referenca: 2634
Botuesi: Naimi
Referenca: 2850
Botuesi: Alb Juris
Referenca: 2916
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU000398
Botuesi: Albin
Referenca: SKU002055
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU000391
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: 2858
Botuesi: Alb Juris
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU001622
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2851
Botuesi: Alb Juris
Referenca: 2859
Botuesi: Alb Juris
check_circle
check_circle