• Banner

Panorame per Shekspirin, vol. 3, Fadil Pacrami

Në këtë vëllim është paraqitur analiza letrare e veprave: "Otello", "Romeo e Zhuljeta", "Mbreti Lir", "Timoni nga Athina" dhe "Masë për masë".

8,33 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Panoramë për Shekspirin, vëllimi i tretë (kopertinë e trashë)
Origjinali: Panoramë për Shekspirin, vëllimi i tretë
Gjinia: Kritikë letrare
Autori: Fadil Paçrami
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2008
Fq. 280
Pesha: 0.528 kg
ISBN: 978-99943-43-99-7

Mbi librin

Në këtë vëllim është paraqitur analiza letrare e veprave: "Otello", "Romeo e Zhuljeta", "Mbreti Lir", "Timoni nga Athina" dhe "Masë për masë".

Mbi autorin

Fadil Paçrami lindi në Shkodër në 27 maj të vitit 1922. Ish – deputet i Kuvendit Popullor dhe ministër kulture rreth viteve 1966. Bëri një jetë të thjeshtë e të qetë pas daljes nga burgu i Burrelit në vitin 1991, ku vuajti dënimin prej 25 vjetësh në diktaturën komuniste për frymën liberale që sillte.

Paçrami është autor i disa pjesëve si "Çështja e inxhinier Saimirit", "Shtëpia në Bulevard" apo dhe "19 ditë", që e bënë atë pjesë të grupit armiqësor në kulturë. Pak kohë para vdekjes, ish deputeti u shpreh se i përkiste brezit të humbur e se kishte shumë mangësi që po mundohej t'i plotësonte me lexime të shumta. Në intervistat e dhëna në vitet e fundit, Paçrami e ka cilësuar jetën e tij si një dramë të madhe me katër akte.

Akti i parë nis me rininë, e sipas tij vijonte në këtë vit të luhej në dramën e fundit që po shkruante të quajtur "Miri, ai dhe hija e vdekjes". Paçrami doli nga burgu në vitin 1991 dhe nuk u morr më me partitë, duke deklaruar se ishte shumë i zhgënjyer prej tyre. "Jam jashtë partive por jo jashtë politikës e deri më tani kam shkruar rreth 45 artikuj për këtë tranzicion", është shprehur Paçrami një vit më parë.

Ai u emërua shumë i ri Zv. Ministër i Arsimit dhe Kulturës e më pas pati shumë poste të tjera si Ministër e kryetar kuvendi. Që në fillimet e tij, Paçrami pati kontradikta lidhur me politikën me Jugosllavinë në atë kohë, ku para burgimit, u mbajt në izolim për rreth dy javë. Ai vijoi të shkruajë dhe në burg, duke e quajtur si një mjet për të dalë jashtë mureve të tij.

Detajet e librit
Ideart
SKU000828
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Rrëfenja kuteliane, Klara Buda

"Rrëfenja kuteliane" është një tregim i shkurtër i shkruar në mënyrë të veçantë për t'u dëgjuar me ndërmjetësinë e një lexuesi, i cili transformohet në rrëfimtar, pa asnjë udhëzim, veçse duke ndjekur tekstin.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Referenca: 2090

Botuesi: Princi

Montale dhe Dante, Arshi Pipa

Është studimi i parë në gjuhën angleze i këtij karakteri për veprën e Eugenio Montales, i cili është ndoshta poeti italian më i madhe i gjallë. Profesor Pipa e fokuson studimin e tij mbi influencën që ka pasur poezia e Dantes mbi veprën e Montales.

Çmimi 8,22 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Shkrimtar i majave letrare, Ali Aliu

Ja përse, si kemi argumentuar edhe më parë, besojmë se Zija Çela është shkrimtar formati me qëndrim dhe vizion qartësisht të formuar ndaj njeriut dhe botës. Është përditshmëria, kërkimi dhe vetëkërkimi dramatik i saj që e nxisin dhe e shqetësojnë këtë shkrimtar, tema që e ndjell dhe përthith ndjeshmërinë e frymëzimit të autorit.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Naimi

Kuteli kritik, Arjan Llanaj

Studiuesi Arjan Llanaj zgjeron me informacion pamjen tradicionale të studimeve letrare të Kutelit, duke përmendur se mendimit të tij i shfaqen përballë vepra, autorë dhe personalitete prej periudhës së Rilindjes deri tek koha e modernitetit të letërsisë shqipe.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Lexuesi në kurth, eseistika e Kadaresë, Floresha Dado

Energjike dhe provokuese në komunikimin me lexuesin, eseja e Kadaresë shfaqet në trajta befasuese, duke shkrirë në ligjërimin e saj tipare të artit letrar dhe të llojeve të tjera të krijimtarisë intelektuale. Një shkrimtar, i përmasave të Kadaresë, sigurisht që mbart brenda vetes edhe dimensionin e dijetarit.

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Kadare në gjuhët e botës, Bashkim Kuçuku

Në vitet 2000, 2005, 2015 kanë marrë përparësi botimet dhe ribotimet në anglisht, përkatësisht, në Britaninë e Madhe, Angli e Skoci, në SHBA, Kanada, Australi, ku kanë dalë mbi 70 tituj, më shumë se gjysma, apo, më shumë se në 35 vitet e kaluara. Kjo ka qenë stina anglo – amerikane e veprës së Ismail Kadaresë.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001485

Botuesi: Naimi

Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit, Eldon Gjikaj

Studimi është konceptuar qartë që në krye, duke shenjuar mirë cilat ishin detyrat që duhej të zgjidhte dhe si do të arrihej deri në përfundimet e pritshme. Kjo shprehet edhe në strukturën e qendrueshme të studimit, në rendin e përpiktë të parashtrimit të lëndës, duke shkuar prej detyrës më të përgjithshme tek ajo më e përveçmja.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001297

Botuesi: Toena

Arti i romanit, Milan Kundera

Bota e teorive nuk është imja. Dua të nënvizoj se nuk kam as më të voglën ambicie teorike, dhe se ky libër nuk është veçse rrëfimi i një krijuesi të mirëfilltë. Vepra e çdo romancieri përmban një vizion të qartë të historisë së romanit, një ide që rreket të shpjegojë se ç'është romani.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)