- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
I shkëlqyer, i frymëzuar, plot erudicion të lavdishëm, Letërsia dhe zotat është kulmi i studimeve të jetës së Roberto Calassos, për vendin dhe rolin që kanë zotat në imagjinatën njerëzore.
Titulli: Letërsia dhe zotat
Origjinali: La letteratura e gli dei
Gjinia: Kritika letrare
Autori: Roberto Calasso
Shqipëroi: Arnisa Hoxhalli
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2019
Fq. 192
Pesha: 0.277 kg.
ISBN: 978-9928-44-99-8-6
Letërsia nuk është kurrë vepër e një njeriu të vetëm. Aktorët janë të paktën tre: dora që shkruan, zëri që flet, zoti që shikon dhe imponon. Pamja e tyre nuk është dhe aq ndryshe: që të tre të rinj, me flokë të zinj dhe me dredha.
Lehtësisht mund të ishin marrë si tre shfaqje të të njëjtit person. Por nuk është kjo çështja. Ajo që ka rëndësi është ndarja në tre qenie të vetëmjaftueshme. Mund t’i quajmë Egoja, Uni dhe Hyjnorja.
Mes atyre tri qenieve ndodh një proces i vazhdueshëm trekëndëzimi. Çdo shprehje, çdo formë është variacion në brendësi të asaj fushe forcash. Nga këtu buron dykuptimësia e letërsisë.
Sepse këndvështrimi zhvendoset papushim mes atyre ekstremeve, pa na lajmëruar. Dhe, ndonjëherë, pa e njoftuar autorin. Ai që po shkruan mbi pllakëz është i përhumbur, si të mos shihte asgjë rreth e rrotull. Dhe ndoshta nuk e sheh.
Ndoshta nuk di se kush është rrotull tij. Mjafton stili që gdhend shkronjat, për të marrë vëmendjen e tij. Koka që lundron në ujëra këndon dhe rrjedh gjak. Çdo dridhje e fjalës supozon diçka të dhunshme, një palaion penthos, “një zi e vjetër”.
“Një vrasje? Një sakrificë? Nuk është e qartë, por fjala nuk do të mbarojë kurrë së treguari. Apolloni shtrëngon në dorë shkopin e dafinës. Duke shtrirë krahun tjetër, tregon diçka: dikton? Ndalon? Mbron?
Nuk do ta dimë kurrë. Por ai krah i shtrirë, si tek Apolloni i Mjeshtrit të Olimpit, aks i palëvizshëm në qendër të vorbullës, përfshin dhe mban të gjithë skenën – dhe çdo letërsi.”
I shkëlqyer, i frymëzuar, plot erudicion të lavdishëm, Letërsia dhe zotat është kulmi i studimeve të jetës së Roberto Calassos, për vendin dhe rolin që kanë zotat në imagjinatën njerëzore.
Duke zbuluar pëshpërimën hyjnore që fshihet pas poezisë dhe prozës më të mirë që vjen nga shekujt, Calasso na jep një ndjesi të përtërirë të misterit dhe magjisë të letërsisë së madhe.
Nga dëbimi i zotave klasikë përgjatë Epokës së Arsyes që bënë romantikët ne emër të emancipimit dhe më vonë, vendi i tyre në letërsinë e kohës sonë, historia e zotave mund të lexohet si një histori e shenjuar dhe e shkëlqyer e vetë frymëzimit letar.
Duke ripërsëritur këtë histori, Calasso shpërfaq një hapësirë të shenjtë për letërsinë ku prania e zotave është e dallueshme. Përimtimet e tij për natyrën e “letërsisë absolute” na shpien në sferat e Dionisit dhe Orfeut, Baudelaire – it dhe Mallarme – së dhe nxitin një mbrojtje të pastër dhe të pasionuar të formës poetike, madje edhe kur ajo u shkëput dukshëm nga çdo funksion i saj shoqëror.
Lirike dhe e plotë, Letërsia dhe zotat është një akt i fuqishëm i afirmimit letrar që meriton të lexohet së bashku me kryeveprat që nderohen këtu.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Princi
Referenca: SKU001682
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000638
Botuesi: Shtëpia e Librit
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Dituria
Botuesi: Buzuku
Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: Bard
Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime
I shkëlqyer, i frymëzuar, plot erudicion të lavdishëm, Letërsia dhe zotat është kulmi i studimeve të jetës së Roberto Calassos, për vendin dhe rolin që kanë zotat në imagjinatën njerëzore.
check_circle
check_circle