- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Titulli: ShqiptarëtNga mesjeta deri në ditët tonaAutori: Peter BartlShqipëroi: Afrim KociShtëpia botuese: Instituti i Dialogut dhe Komunikimitf. 312 Pesha: 0.4 kgMbi librin dhe autorinVjen në shqip një prej veprave kryesore të s
Titulli: Shqiptarët, nga mesjeta deri në ditët tona
Gjinia: Histori
Autori: Peter Bartl
Shqipëroi: Afrim Koçi
Shtëpia botuese: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit
Fq. 312
Pesha: 0.401 kg
Shqipëria nuk është më njolla e bardhë në hartën e Evropës, siç shihej ajo gjer në fillimet e këtij shekulli. Studimet historike, të cilat që pas daljes nga Lufta e Dytë Botërore janë kryer edhe nga dijetarë shqiptarë, kanë bërë përparime të jashtëzakonshme.
E megjithatë kjo nuk e ndryshon aspak faktin që në historinë e Shqipërisë mbeten shumë gjëra të errëta, duke filluar nga problemi i etnogjenezës, duke vazhduar me Mesjetën (sa shqiptare ka qenë Shqipëria?), për të arritur në kohën turke dhe në historinë më të re, ku herë-herë nuk njihen madje as datat e lindjes së politikanëve kryesorë (shembuj: Pandeli Evangjeli ose Shefqet Vërlaci).
Autori është krejt i ndërgjegjshëm dhe dëshiron që pasqyrimi i mëposhtëm të merret vetëm si një gur në ndërtesën e historisë së popullit shqiptar. Ai ka për qëllim të ngrejë probleme, të zgjojë mirëkuptim dhe interes për historinë e një populli të harruar për një kohë kaq të gjatë nga opinioni publik evropian, popull që ka luajtur një rol të rëndësishëm në të kaluarën e Evropës Juglindore.
Më tej duhet të theksojmë se historia shqiptare nuk është luajtur vetëm brenda kufijve të shtetit shqiptar të krijuar në vitin 1912, por në tërë hapësirën banimore të këtij populli në ish-perandorinë Osmane, madje edhe në diasporë: Itali, Rumani, SHBA dhe gjetkë. Ndaj edhe titulli më i përshtatshëm, me siguri, do të kishte qenë "Shqiptarët", mirëpo ai nuk do të përputhej me idenë e serisë, e cila kërkon që në plan të pare të vihet vendi.
Shkrimi i emrave të vendeve, si tek vetë shqiptarët, nuk është koherent por si rregull përdoret forma e shquar (pra Shkodra dhe jo Shkodër).Gjatë rrugës për tek shqiptarët dhe nëpër historinë e tyre autorin e përcollën shumë persona me mbështetjen, këshillat dhe mirëdashjen e tyre, pa të cilat ky punim, me siguri, nuk do të kishte lindur dot: Georg Stadtmüller-i, Martin Camaj, Hans-Joachim-i Kissling-u, Ernest Koliqi, Giuseppe Valentini, Hasan Kaleshi dhe Arshi Pipa. Pikërisht atyre, të cilët unë dëshiroj t´i quaj mësues dhe miq të mi, u kushtohet ky libër, si shenjë e vogël e mirënjohjes sime.
Vjen në shqip një prej veprave kryesore të shkrimtarit gjerman Peter Bartl, i cili është sot padyshim një ndër studiuesit më seriozë e më të rëndësishëm të albanologjisë.Peter Bartl ka lindur në vitin 1938 në Cottbus, Gjermani. Pas studimit të historisë së Evropës Lindore, sllavistikës dhe turkologjisë, ka botuar një sërë studimesh historike rreth Evropës juglindore e më ngushtë Shqipërisë.
Prej vitit 1980 e deri më 2004 ishte profesor për historinë e Evropës Juglindore e Lindore në universitetin e Mynihut. Këtu drejtoi edhe Institutin e Shqipërisë, qendër studimore me bibliotekë të pasur që i kushtohej tërësisht vendit tonë.Ndër veprat e tij mund të përmenden:Myslimanët shqiptarë në kohën e lëvizjes për pavarësi", 1968;Ballkani perëndimor midis Monarkisë spanjolle dhe Perandorisë osmane", 1974. Vepra e tij e fundit është "Albania sacra. Relacione klerikësh nga Shqipëria. 1: Dioqeza e Lezhës" (2007).
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Akademia e Shkencave
Referenca: 2872
Botuesi: Plejad
Referenca: SKU000800
Botuesi: Cabej
Referenca: SKU001365
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Cabej
Botuesi: Naimi
Referenca: 2182
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Naimi
Botuesi: Naimi
Referenca: SKU000214
Botuesi: Cabej
Referenca: SKU000317
Botuesi: Ideart
Botuesi: Dituria
Titulli: ShqiptarëtNga mesjeta deri në ditët tonaAutori: Peter BartlShqipëroi: Afrim KociShtëpia botuese: Instituti i Dialogut dhe Komunikimitf. 312 Pesha: 0.4 kgMbi librin dhe autorinVjen në shqip një prej veprave kryesore të s
check_circle
check_circle