Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Diku ku dielli nuk perëndon, Enxhi Drapi
  • Diku ku dielli nuk perëndon, Enxhi Drapi

Diku ku dielli nuk perëndon, Enxhi Drapi

Po vuaj vërtetë shumë, por nuk e kam problem. Ashtu sikurse edhe ti, unë mundem. Kam bindjen se gjithçka arrihet kur e dëshiron me gjithë shpirt. "Të dëshirosh" diçka nuk është aq e thjeshtë sa duket vetëm kur e shqipton atë fjalë. Duhet ta besosh fort, e nëse e bën atëherë ky është dëshirimi. Mos e harro! Këtë sekret nuk e përdor dot kushdo!

6,37 GBP
5,73 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Diku ku dielli nuk perëndon

Origjinali: Diku ku dielli nuk perëndon

Gjinia: Roman

Autori: Enxhi Drapi

Shtëpia botuese: Ada

Viti: 2020

Fq. 236

Pesha: 0.276 kg

ISBN: 978-9928-326-27-0

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Mos u shqetëso ! Unë jam Helen, vajza e Moisit dhe Maria Isabelës, dy njerëzve të përzgjedhur nga Zoti. Sepse Zoti sprovon ata që do më shumë. Po vuaj vërtetë shumë, por nuk e kam problem. Ashtu sikurse edhe ti, unë mundem. Kam bindjen se gjithçka arrihet kur e dëshiron me gjithë shpirt. "Të dëshirosh" diçka nuk është aq e thjeshtë sa duket vetëm kur e shqipton atë fjalë. Duhet ta besosh fort, e nëse e bën atëherë ky është dëshirimi. Mos e harro! Këtë sekret nuk e përdor dot kushdo! Por ti mundesh! Unë nuk jam lodra juaj, iu gënjen mendja. Unë jam HELEN. Ajo e cila nuk do e lërë veten, mamanë, motrën dhe vëllain e saj në errësirë. Jam ajo, e cila urren qetësinë e natës dhe shiun.

Detajet e librit
9789928326270
9789928326270
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Ritakim të panjohurisht, Rea Vrapi

Besoj se mes këtyre rreshtave, ti, që ke marrë në duar këtë libër, do të ritakosh shumë të panjohur, copëzat e të cilëve fshihen tashmë brenda teje. Ndaj, të ftoj ta hapësh librin në një faqe çfarëdo, ta fillosh me një fjali. Vendos ti nëse do që kjo histori të bëhet edhe jotja.
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU002030

Botuesi: Onufri

Rrathë, Martin Camaj

Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar.
7,37 GBP 8,19 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Dead End, Virion Graçi

Histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme. 
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri në kohën e komunizmit, Bessa Myftiu

Ka gjithashtu diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Zërat e natës, Grigor Banushi

Një triller psikologjik e social, i cili, me zhvillimin e ngjarjeve, formësohet si një triller politik, ku hijet e së shkuarës shfaqen me gjithë brutalitetin dhe egërsinë e tyre. Heroi i romanit, Franc Kraja, lufton për të vërtetën, nisur nga humanizmi por edhe nga ndjenjat e hershme që ushqen për Janën.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Funerali i hijes, Odise Kote

Romani "Funerali i hijes" i Odise Kotes e merr temën nga ndryshimet social-politike në Shqipëri në fund të viteve '40 të shekullit të kaluar duke e vendosur subjektin në qytetin e Gjirokastrës. Rreth një ngjarjeje të vetme - zhdukjes së një personi -vërtitet një botë e madhe dhe e pasur në zhbirime psikologjike, në kolorit lokal, ku jeta e panjohur dhe e...
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Fletë hyrje për në varr, Arber Ahmetaj

Në mes të dënesave dëgjova një zë. Jo zë njeriu. Zë drurësh, zërin e pyllit, një zë të çuditshëm, vajtues, jeshil. Ashtu në gjunjë u vura në ndjekje të atij zëri, të burimit të tij dhe ja, në mes të një lëndinë e dashura ime, krejt e blertë, gjysmë lakuriqe, rënkonte.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Sytë e Sofisë, Nasi Lera

E tillë është historia e mësueses Sofi e gjendur e vetme, vejushë në këtë qytet të harruar e të mbuluar nga bora. E tillë është historia e Andreas kthyer nga Parisi në një realitet të cilin duket se e kishte harruar. Tronditëse janë verbimi i qenit, vrasja e tij; rrëmbimi i vezëve të zogjve të lejlekut dhe zëvendësimi me vezë të ziera.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Varri i fshehtë, Petraq Kolevica

Këtë roman, kushdo që mund ta fillojë, nuk do të mundë ta lëshojë nga dora pa e përfunduar, sepse shpesh e më shpesh do të tronditet, revoltohet dhe pa dyshim do të përlotet nga përshkrimet e gjalla të dramave të rënda që u shkakton diktatura gjakatare e asaj kohe, personazheve të vërteta të romanit.
5,32 GBP 5,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Vajzat e '90, Anila Janka

Dyert e ambasadave të huaja, të vendeve të ndryshme, u shpërthyen nga dhjetëra njerëz të revoltuar që donin t'i largoheshin regjimit të egër diktatorial. Rrugët, të vetmet dëshmitare të sinqerta të kësaj ngjarjeje, për herë të parë ngelën të shkreta; u boshatisen nga të rinjtë. Sistemi, tashmë i kalbur, po fillonte të thërrmohej si ajo rrënoja që nuk ka...
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2169

Botuesi: OMSCA-1

I çmenduri i pavijonit 3, Leonard Veizi

Ky roman është një triller psikologjik, nga të paktët e mirëfilltë shkruar prej një shkrimtari shqiptar. Ndonëse ngjarjet ndodhin dhe personazhet lëvizin brenda një hapësire të kufizuar, ato janë dinamike dhe secili prej tyre shfaqet me një profil të qartë dhe të plotë.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Dopio gjashta, Darien Levani

Bardhyl Nini, një ish-polic dhe tashmë detektiv privat gjendet rastësisht i ngatërruar në një histori të rrezikshme korrupsioni. Ai gjendet mes dy zjarresh në kuptimin e vërtetë të fjalës: një grup brenda Policisë së Shtetit i ngarkuar me kapjen e kriminelëve të kërkuar nga Interpoli, por nga ku është zhdukur çdo lloj skrupulli dhe ndershmërie dhe një...
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje